Bushati takon Ali Ahmetin: Tendenca për t’i portretizuar shqiptarët si “terroristë islamikë”, nuk zgjidh problemin

10 Tetor 2014, 10:56Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, priti  në një takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë. 

Gjatë takimit, palët ndanë pikëpamjet mbi situatën në rajon dhe zhvillimet më të fundit në Maqedoni, duke u ndalur në avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptareve në jetën politiko-institucionale dhe të rolit të tyre në politikën e Maqedonisë. 

Ministri Bushati nënvizoi se Shqipëria mbështet integritetin dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë, duke theksuar përkrahjen e vazhdueshme të vendit tonë për një Maqedoni anëtare në strukturat euroatlantike.

“Shqipëria e konsideron zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si busullën orientuese të shtet-ndërtimit demokratik dhe të përshpejtimit të proceseve modernizuese për Maqedoninë”, u shpreh Bushati.

Ai u ndal gjithashtu dhe në demonstratat e fundit në Shkup dhe, pasi vlerësoi se akte të tilla nuk i shërbejnë sigurisë dhe stabilitetit të Maqedonisë, vuri në dukje se çdo tendencë për t’i portretizuar shqiptarët si “terroristë islamikë”, jo vetëm nuk i zgjidh problemet, por i shërben përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

10 komente në “Bushati takon Ali Ahmetin: Tendenca për t’i portretizuar shqiptarët si “terroristë islamikë”, nuk zgjidh problemin”

  1. veterani says:

    Mos u sillni me keta sharlatane te bute se nuk kan bere as gje per te drejtat e shqiptareve dhe po sillen si feudale me shqiptaret duke mbajtur ne pushtet nje anti shqiptar si gruevski.Se po te duan kta horra me partit e tyre i vendosin ne gjunje qeverite maqedonse.

    1. raimond vlonjati says:

      Bushati eshte tipiku i deficentit skopions

      Eshte e pa-faleshme dhe fyese per intelektin e nje popullit te tere, por sidomos per klasen intelektuale te shqiPTareve
      te kemi nje Minister te Jshtem ne nivel kaq qesharak DHE KAQ TE VARFER nga mendja sa Shoku Bushati

  2. Sali ndyresira says:

    keto portretizime historikisht kane ardhur dhe vijne nga “miqte” Greqi-Serbi

  3. Klimax says:

    Kur historikisht i ke sherbyer se keqes, i je bashkangjitur dhe je bere pjese e se keqes, atehere pak vlere ka ne se te portretizojne sepse je ti qe vet-portretizohesh si i tille!

  4. Mirela says:

    Z. Minster dhe z. Ahmeti, qe ne perkufizim dhe pastaj ne casje jeni gabim. Analiza dhe pastaj qendrim qe do mbani behet duke filluar nga vetja…

    Pyetja e pare qe ju duhet te beni eshte kjo:

    1. Pse behet shqiptari dhe identitti i tij subjekt per etiketime te tilla???!!! Dhe sa te tille jane komunitet e ndryshme shqiptare, ne Shqiperi dhe rajon???

    Pastaj pyetja e dyte eshte:

    2. C’fare roli duhet te luaje Tirana zyrtare dhe partite politke shqiptare ne rajon per te ndihmuar Shkupin dhe Beogradin te clirohen nga komplekset e thella?

  5. PrapambetjetOsmane says:

    Bush*ati : Ali, thuaju byrazereve te mos sillen si Ahmeti se na nxine bojen. Te sillen si Konstantini se per te till hiqemi para perendimit !

  6. tourkofagos says:

    pune sunitesh,varu kkkkkkkkkkkkk…………………

    1. Tourkofagos says:

      Edhe dicka desha te shtoj, kam degjuar nga Hiresia e tij Janullatosi se, ne greket ortodokse qe jetojme ne Shqiperi, duhet ti ndihmojme vellezerit tane ortodokse te fqinjit tone qe tani per tani e quan veten Maqedoni, kunder myslimaneve ekstremiste qe po e kercenojne ate vend.

  7. dhe kur protestat e shqiptareve ne maqedoni nisin nga obori i xhamive , fajin sa kane europa por injoranca e udheheqesve te shq te maqed qe poshterojne kombin shqiptar .

  8. Socialisti says:

    U ftoh edhe ky Ditmiri se si fillim e nisi mire,por tani eshte trashur duke ndenjur ne karrige. Jemi te pafat ne shqiptaret me keta politikane qe kemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje