Epidemia Ebola, vdes në Shkup personi i parë i dyshuar me virusin vdekjeprurës

9 Tetor 2014, 19:59Rajoni TEMA
Epidemia Ebola, vdes në Shkup personi i parë i dyshuar me virusin

Një shtetas britanik i dyshuar si i infektuar me virusin Ebola ka vdekur në Maqedoni, tha një zyrtar i lartë i qeverisë maqedonase të enjten, një shenjë që tregon se virusi është përhapur në Europë.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se një anglez i dytë ka shfaqur gjithashtu shenja të virusit vdekjeprurës.
Megjithatë autoritetet maqedonase nuk kanë konfirmuar nëse britaniku i vdekur është infektuar me Ebola, për këtë do të duhen ekzaminimet mjekësore. Por  mjekët  maqedonas thanë se shtetasi britanik i  kishte të gjitha shenjat e virusit vdekjeprurës.

Zyratari maqedonas ka thënë se po veprohet sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ai tha se të dy shtetasit britanikë ishin duke qëndruar në një hotel “TC Mavrovka” në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup . Stafi i hotelit dhe ekuipazhi mjekësor i ambulancës që mori dy britanikët, i futi ata në izolim.
Në orët e vona të pasdites ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, e cila ka konfirmuar vdekjen e shtetasit britanik, duke pohuar dyshimin për Ebolan dhe ka konfirmuar se viktima kishte ardhur në Maqedoni nga Britania e Madhe.
Virusi, i cili përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit nga personi i infektuar, ka vrarë afro 4,000 njerëz në Afrikën Perëndimore që nga marsi, në shpërthimin më të madh të Ebolës në histori.
Shëndeti i një infermiere spanjolle, personi i parë që besohet se është infektuar me Ebola jashtë Afrikës është përkeqësuar të enjten në Madrid, ku veç saj edhe shtatë njerëz të tjerë janë në izolim. (j.h)

3 komente në “Epidemia Ebola, vdes në Shkup personi i parë i dyshuar me virusin vdekjeprurës”

  1. Rs says:

    Ops e pat edhe Ballkani.

    1. Nallbani says:

      Ups, e pat edhe Meriton Qerkezi dhe Tourkopordhos Grkljanos!

  2. Dhembeli says:

    genjeshtra. mos hapni panik si me gripin e derrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje