Progres raporti për Kosovën: Mos humbisni kohë, të zgjidhet Qeveria

8 Tetor 2014, 14:04Rajoni TEMA

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë janë thirrjet urgjente që i ka bërë Komisioni Europian në progres raportin e publikuar sot për Kosovën.
 
“Dështimi në konstituimin e legjislaturës së re pa probleme, dhe në kohë shënon kthim prapa në reforma. Bllokada paszgjedhore duhet të tejkalohet ndërsa Kuvendi dhe Qeveria duhet të krijohen urgjentisht”, thuhet shprehimisht në raport.
 
Po ashtu, Komisioni Europian rekomandon edhe luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe krijimin e menjëhershëm të Gjykatës Speciale.
 
Progres raporti ka përmendur disa nga arritjet e Republikës së Kosovës në një kohë të shkurtër, por nga ana tjetër thekson domosdoshmërinë e qeverisë së re për të marrë përsipër sfidat që pasojnë.
 
Komisioni kërkon nga qeveria e re që të udhëheqë perspektivën europiane të Kosovës dhe të ndërmarrë reformat e nevojshme, duke filluar që nga administrata publike, ato zgjedhore e deri tek ristrukturimi ekonomik.
 
Përpos këtyre, nevojitet edhe pavarësia e gjykatave, mediave dhe forcimi i të drejtave dhe lirive të njeriut. Një rol të rëndësishëm zë edhe procesi i dialogut me Serbinë, i cili do t’i mundësojë Kosovës progres edhe në fusha të tjera. 

Serbia 
Në Serbi nisja e bisedimeve, ishte një pikë kthese në bisedimet tona, një lloj progresi nga Serbia dhe në normalizimin e marrëdhënieve të saj me Kosovën. Si një vend negociues, Serbia ka mundësi të reja, ka treguar profesionalizëm në fazën e parë të negociatave. Procesi po vazhdon, Beogradi po vijon për reformat, por jetike është që të vijojë dhe normalizim të marrdhënieve me Kosovën. Për të zgjidhur cështje kryesore për të hapur një fazë të re në normalizimin e marrëdhënieve. Negociatat të vijojnë pa pengesa. 

Maqedonia
Jemi të shqetësuar për ecjen para në reformat kryesore, është jetike që hapa përfundimtarë të merren në zgjidhjen e emrit me Greqinë. Procesi ka 19 vite që vijon. KE kërkon hapjen e negociatave me Maqedoninë, por vendi duhet të plotësojë kushtet e nevojshme. 

Kosova
Kosova nuk mund t’ia lejojë vetes të qëndrojë duarkryq, humbjet mund të jenë të mëdha. Dështimi që të konstituohet legjislatura e re pa probleme dhe me kohë shënon kthim prapa në reforma. Bllokada paszgjedhore duhet të tejkalohet ndërsa Kuvendi dhe Qeveria duhet të krijohen urgjentisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje