Albin Kurti: Serbët më ndihmuan kur më prenë flokët në burg

8 Tetor 2014, 12:11Rajoni TEMA

Albin Kurti ka folur për rininë e tij.

Në një intervistë ndryshe për revistën “Sheshi”, ai ka shpjeguar shijet muzikore, por edhe mbajtjen e flokëve të gjata.

Dhe, me këtë rast ka treguar edhe momentin kur serbët I prenë flokët gjatë arrestimit të tij:

Unë jam fëmijë i viteve të ’80, pra jo i internetit e Red Bullit, por i televizorit dhe Coca-Colës, jo fëmijë i doënlodimit ilegal përmes Torrent-ave, por i kasetave VHS.

Në vitet ’80, përveç leximeve të detyrueshme nga shkolla, por dhe të dëshirueshme për mua, muzika dhe filmat që kam dëgjuar e shikuar kanë qenë me një shije artistike jo fort të zakonshme për moshën time.

Nuk kam qenë i përshtatur me rrethin dhe gjithnjë kam besuar se ka diçka tjetër më të mirë sesa ai realitet që kishim.

Për shembull, ndonëse Madonna ka qenë tejet e famshme dhe e preferuar në atë kohë, unë kam dëgjuar Kate Bush. Dhe jo dikë si Bon Jovi, por Depeche Mode.

Në fund të viteve ’80 e në fillim të ’90-tave, ka pasur një dyzim interesant. Kanë qenë ata që kanë pëlqyer The Beatles dhe ata që kanë pëlqyer Rolling Stones.

 Ose ishte e rëndësishme a ke qenë me Deep Purple apo me Led Zeppelin. Mua më kanë pëlqyer më shumë The Beatles e Led Zeppelin, sesa Rolling Stones e Deep Purple.

Ca më vonë ka pasur një ndarje të re, me Nirvanën apo me Pearl Jam, dhe unë kam qenë me këta të fundit.

Kjo ka qenë periudha “grunge”, për të cilën s’kam më simpati e nostalgji.

Pra, asokohe ka qenë shumë e rëndësishme me kë je. Shijet të poziciononin. Tamam ashtu qysh thotë sociologu i njohur francez Pierre Bourdieu: klasifikimi i klasifikon klasifikuesit.

Në vitin ’97 unë mendoja t’i pres flokët. Por, protestat më 1 tetor më zunë me flokë të gjatë, ashtu kot. Pra, pyetja e vërtetë në këtë rast do të duhej të ishte “pse nuk i ke prerë flokët e jo pse i mbaje të gjata”.

Gjatë kohës së protestave të studentëve unë isha shumë lehtë i identifikueshëm nga policia për shkak të flokëve të gjata, dhe njerëzit më sugjeronin t’i pres flokët.

 Por, prerja e flokëve, pasi veç ato u bënë shenja dalluese e imja, më dukej si shfaqje e frikës dhe e dorëzimit.

Ndonëse flokët e gjatë disi funksionojnë si fshehje e fytyrës, flokët e gjatë në atë kohë ishin bërë fytyra ime dhe unë nuk mund ta fshihja atë.

Flokët m’i kanë prerë të nesërmen pasi më kanë arrestuar në vitin 1999, më 28 prill.

Kjo datë ka qenë përvjetori i 25-të i martesës së prindërve të mi.

Në burg m’i prenë flokët duke menduar se përveç dhembjeve fizike që m’i kishin shkaktuar me të rrahura, po ma shkaktonin edhe një dhimbje të re shpirtërore.

Në fakt, me prerjen e flokëve ata veç më shpëtuan ngase në burg flokët e gjatë janë armiku i brendshëm i njeriut për shkak të problemeve me higjienë.

Gjyshja ime me thoshte “ta marrshin të keqen”. Kjo ka ndodhur”.

 

8 komente në “Albin Kurti: Serbët më ndihmuan kur më prenë flokët në burg”

  1. Klimax says:

    Ska gje, erdhi koha te shijosh ndjenjat shpirterore te identitetit tend duke mbajtur mjeker!

    1. sandokani says:

      Shpjegohu me mire se mjeker ka dhe janulla pisoglentis….

  2. pa pulitike says:

    Te poshterit serbe, te pasken shkaterruar fare.Si kane arritur te bejne nje krim te tille? te te presin floket.Kjo eshte shume armiqesore.

  3. Babai i vertete i Dardanit says:

    Per sapunin ne burgjet serbe ke per te thene gje?

  4. Taulant says:

    Albin,je nje shqiptar I vertete.Jemi krenar me ty

  5. DRENICA E KUQE says:

    Ky po klaxon vete se eshte kumbar i shkive! Mos e ke borxh qe t’ua kthejsh Kosoven tash e po lufton bashke me LAN kunder Hashim Thaçit?

    DRENBICA E KUQE

  6. berisha says:

    albin kurti ndeshi me dit asht trimi ikosoves krejt kta tjert egjn gurin e mshefin doren dmth jan tutsa sjav hanhiq albin kurti ne serbij folke simukan ne shtepin evet ekam pa intervisten kur jakan ba gazetart serb ne oborrin e burgut ku ishte kurti i arrestuar nga kriminelet serbo qetnik mirpo kurr su dorzue dhe pat fat ukthye i gjall formoj partin evet vetvendosja asht nji djal Shum ivendost iperkryn nashtakrejt ikompletun nuk asht se ska njeri pa gabime po maj mir Shum sedo qijann eparlament asht albin kurti kisha pas qef me verefikue sa ka kaqik me udheheq kosoven aj del zot popullit vet jo sikta pdk aak ldk krejt jan hajan beson i secili thot vetti jam imir po jo poshifetska sen ne ks krejt hajna secili mendon pervete jo per te ardhmen eksaj rinije qi ekemi Shum te mrekullushme krejt jan tu gabue ubanne 4 muj per 5 hala Parlament ska moze ma keq qka meba na populli sjemi fajtor por nji Parlament Shum ikrymt me 97 perqin kta ldk aak pdk jan profitant dhe hajna ska sen ikena provue krejt kush ka mar pjes ne qlirimin e kosoves eka merit qi eka kap pushken kundra shkjaut me shlirue kosoven ushtar me amblemen uqk kann Shum rrespekt por jo mas lufte krejt hajnij rrena dallavera une jam kann komandant tije kann aj ukan ti sje kann ne fund krejt lesh marije krejt kann dal rrenca ata qi diqen ma per mosztu kthye kurr ata ishin mate mirt por qe ata shkun por kta qijan gjall erepen nji popull Shum te vujtur m eshekuj turku tana serbi tana vet shqiptart po dojn me hanger koosven per se gjalli per njikarrik pernji kurgjahiq populli imjer krejt ne fukarallik zoti ebekoft kosoven dhe miqt esaj zoti i denoft hajnat dhe Shum burg per ta kaqme falni se ky besoni asht realiteti

  7. r. th. says:

    Dhe sebashku me nje Mustaf dhe nje Hajredin, mbani ne paralize jeten politike ne Kosove!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje