Lufta e “krundeve” e Devollit me Ramën e Metën për 8 milion € në vit nga eksporti në Shqipëri!

7 Tetor 2014, 14:37Rajoni TEMA

Krundet që deri më tani ishin eksportuar në Shqipëri si miell, gati se tërësisht, nga Hambari  “M-Silosi”, tashmë në pronësi të “oligarkisë” Devolli, janë bërë shkas i një luftë të re tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e më saktësisht mes Devollit dhe Ilir Metës e Edi Ramës, sipas të dhënave që i ka Gazeta Blic.

Nuk bëhet fjalë për copa të vogla parash- por në fakt për miliona, të cilat tash “M-Sillos”, si eksportuesi kryesorë ( me gjasë edhe i vetmi, por mungojnë të dhënat për këtë) nuk mund ti merr më. Tetë milion euro ka qenë eksporti i miellit nga Kosova në Shqipëri gjatë viti 2013, mësonGazeta Blic nga të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës (ESK).

Jo vetëm ESK, por as edhe Doganat e Kosovës nuk ofrojnë të dhëna se kush janë eksportuesit, por me një “tahmin” ekspertë të ekonomisë që janë konsultuar nga Gazeta Blic, thonë se ato janë të M-Silos, nëse jo me 100 për qind- atëherë me një tërësi absolute.

 Çfarë bëri Shqipëria

Qeveria e Shqipërisë, respektivisht Edmond Panariti, si ministër i bujqësisë ka njoftuar gjatë vikendit se si pasojë e zbatimit atje të një Rregulloreje të BE-së, në Shqipëri nuk do të mund të eksportohet miell me përmbajtje më të vogël se 12.5 për qind proteina.

Rregulloret e Bashkimit Evropian e trajton një përmbajtje të tillë, më të ulët, si “krunde”.

Ndërsa mielli përdorët për ushqim për njerëzit, në anën tjetër “krundet” kryesisht përdoren si ushqim për shpezët dhe kafshët.

Jo vetëm që nuk përdorën te njeriu, por tashmë në BE dhe kudo tjetër, edhe kafshët dhe shpezët me etiketën “BIO” nuk ushqehen me “krunde”, që të jenë më të shëndetshme dhe më të kërkuara.

Kush është M-Silosi

Fabrika e miellit (hambari i grurit) M-Silosi, është praktikisht prodhuesi i vetëm në Kosovë- përkundër faktit se ka disa kompani të tjera të vogla që paketojnë miell të importuar dhe e shesin me emrin tregtarë të tyre, ose dhe ndonjë që mund të prodhojë me pakicë.

M & Silosi është mulliri më i madh në Kosovë, i cili ka një kapacitet për bluarje prej 200 tonelatash në ditë dhe një kapacitet të siloseve prej 55.000 tonelatash me grurë. Investimet që janë bërë në përmirësimin e teknologjisë kanë ndikuar dukshëm në rritjen e kapaciteteve të reja prodhuese të miellit, duke e bërë njërën nga kompanitë më të fuqishme prodhuese në Kosovë. Privatizimi i M & Silosit dhe investimet e zotuara janë treguesi më i mirë se procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore është një proces që i ka ndihmuar zhvillimit ekonomik të Kosovës”, shkruhet në faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ajo është privatizuar vite më parë nga biznesmeni kontrovers me prejardhje nga Maqedonia, Edmond Kërliu, dhe para pak kohësh është blerë nga “Devolli Corporation”, që është në pronësi të Shkëlqim Devollit, njërit nga oligarkët e familjes Devolli nga Peja.

Marrë nga gazeta Blic

30 komente në “Lufta e “krundeve” e Devollit me Ramën e Metën për 8 milion € në vit nga eksporti në Shqipëri!”

  1. bjondi says:

    PO me ilirin skeni gje ne vije jo, duhet larguar.

    1. enxhi says:

      Kto historit e vjedhjes e kshu me duken pak si absurde po gjthss le te merren njerzit me kte.

      1. Pilo Lala says:

        Kush i pergjigjet disa pyetjeve?
        1. Kush e bleu miellin ne Shqiperi?
        2. Kur u lidh Kontrata me Kosovaret?
        3. Kush e konstatoi qe mielli ishte per krunde?
        Nqse Kosovaret kane sjelle ketu krunde, dhe i kane shitur per miell, ky eshte nje krim shume i rende. Shikoni paketimin, dhe kush ka genjyer te arrestohet ketu dhe ne Kosove.
        Eshte e paqarte qe Ministri Panariti lejoi, apo bllokoi kete miell?
        Me duket se Panariti ka nxjerre ne shesh kete maskarallek te Kosoves.

    2. MERITONI says:

      M-sillosi,eshte shitur gjate privatizimit me mbi 35 milion euro.
      pase privatizimit,jane investuar rrethe 50 milion euro.

      ka qene nder silloset me te medhenje ne ish jugosllavi!

      -DEVOLLET,kane ne pronsi fabriken e birre peja,qe ka te punsuar 500 puntore.
      -Z-mobile,kompani e telekomunikimit,me profit milionshe.
      -fabriken per prodhimin e dyshekve ortopedik.

      1. Marko Boçari says:

        Faleminderit meritob që na sqarove sadopak, se artikulli vet ësht një konfuzion lajmesh te panjohura më parë.

        1. MERITONI says:

          marko bokari

          me fale,e shkruajta nje k,ne vende te ç-se,por,kuptimi nuk ndryshon shume!
          pasi ti tentevo te jesh i sjellshem,thashe,hajte edhe une tia kthej me te njejten monedhe,pra,te behem i sjellshem!

          e pranoj falimenderimin tende te sinqerte!

      2. Partizani says:

        O Meriton CETNIKU SERB!
        Edhe Hitleri kishte punesuar me MIJRA USHTARE “SS”,por vrau 40milion njerez dhe shkaterroi te gjithe Europen!!!

      3. Glauku says:

        Meriton. Pervece atyre Devollet kan ne pronesi edhe dhjetra fabrika tjera ne kosove maqedoni shqiperi bullgari rumani turqi dhe dhjetra prona e bizenese ne vende te ndryshme te Ballkanit dhe Evropes. Devillet jan pronar te fabrikes me te madhe te qumshtit ne kosove “Vita” pastaj Fabrikes se kafes “Prince kafe” pastaj vitin e kalum e kan ber edhe Klankosoven. Pastaj fabriken e lengjeve etj. Devollet nifen si njerze te aferte me shum qeveri te rajonit si perfituse te pa ligjshem te qindra milionave nga Zomobil.

        Thjesht Devollet jan familja me e pasur ne Ballkan, pasuria e tyre nje pjes e pa ligjshme munde te jete mbi 3 miliard keta pa pike dyshimi jan me te pasur se Pacolli. Devollet jan aksionar kryesor ne disa banka ne kosove maqedoni shqiper e male te zi. Devollet biznesin e kan filluar dikun ne vizin 1980 si nje nder bizneset e para ptivate ne ish jugosllavi bashke me kariqet e pejes po ashtu qe sote jan familja me e pasur ne serbi.

  2. Taku halabaku says:

    Devolli nga Peja !hajde gjejau gjurmet biznesmeneve.

    1. Toni KS says:

      Me duket se jane me prejardhje nga Shqiperia londineze.

  3. Elio says:

    Miell per shtaze,gabim e ka Edmondi,shqiptaret ne shumice shtaze jane,prandaj bllokimi mjellit nga Kosova nuk qendron ?

    1. Karamahmud Pashe Bushati says:

      Ne Peje ka: Devolli, Qavolli, Begolli, Berlajolli etj.,
      s´jame i sigurt, por me duket qe jane turq te mbetur dhe se gjithmone kan qene familje te pasura!

      1. Nallbani says:

        @Pashe Bushati, po edhe Rrahimi, alias Meritoni dhe dhe motra e tij Alba (Xhemilja) jane turko-qerkez te mbetur!

        1. MERITONI says:

          NALLBANI(i biri i loparit)

          deri vone te kam thene se lope,pastaj degradove edhe me shume,u shendrrove ne MAGARICE!
          por,problemi eshte veshtersuar shume,tani po shfaqe shenja te SHIZOFRENISE!
          pse?
          sepse,ti paraqita me nofka te ndryshme psh.DERVISH MALLUTA,NALLBAN,KARAMAUT etj.
          shfaqja e karaktereve te dyfishta eshte shenje e qarte e SHIZOFRENISE!
          ne te gjitha nofkat e tua,vetes i jep epitetin qe ti e meriton si karakter psh.kari,malluta,muti!

          une po marrohem qe dikush e qune veten kosovare,dhe ka karakter,te mutit,karit,mallutes!
          krejte keto nofka vetes ja ke lene.

      2. Toni KS says:

        Mosnjohje elementare juaja per kete teme. Keta jane turq aq sa jane italiane personat me emrat Aldo, Klaudio apo Enea ne Shqiperi.
        Gjithemone me jane dukur qesharak personat me mbiemer Gash apo Bytyq qe pretendojne te jene turq. Ne fakt ata duan te thone me kete nuk jemi katundar sepse dihet se turqishtja eshte folur vetem ne disa (jo te gjitha) qendra urbane otomane. Dmth. duke fol turqisht kane tentuar te ngriten nga katundari ne qytetar. Eshte dallim social, jo etnik. Nuk ka treve me homogjene etnikisht ne Ballkan se sa Kosova.

  4. roberto says:

    MIELLI NGA KOSOVA BEHEJ ME GRURE KANCEROGJEN,qe vinte nga Serbia e Rusia!
    Pasojat dihen ne Shqiperi:
    -VITIN E KALUAR JANE REGJISTRUAR 7500 PACIENTE TE RINJ ME KANCER!!!
    Jo vetem te shporret MIELLI KANCEROGJEN NGA KOSOVA,por te jepet per NDJEKJE PENALE NE GJYKATEN NDERKOMBETARE TE HAGES:
    -KRIME KUNDER NJEREZIMIT!!!

  5. vemendje* says:

    Roberto!
    Ky mielli nga serbia dhe rusia ishte mbjellur kastile per shqiptaret?!

    1. genta says:

      Pse te duket cudi qe nje gje e tille eshte e vertete? Ne vende te prapambetura ku njerezit vetem kerkojne te fitojne verberisht dhe ku shteti eshte i korruptuar dhe injorant (kosova perfshire) dihen pasojat… Po mua me vjen cudi me skepticizmin qe reflekton. Te duket e pamundur nje lidhje shkak-pasoje e tille ?

      Jo vetem mielli, po nje zot e di cfare ushqimesh ha populli i shkrete ne shqiperi.

  6. Analisti Fevzi Fullhan Nurellari says:

    po e hapi Likja bllokun, ka marre fund puna…

  7. Kor+ca. says:

    Artikulli i me lartem ka aspektin ekonomiko-koruptiv,por une nuk dua te hyj ne ate.
    Duke qene kete vere nje muaj ne Bilisht te Devollit, verejta se ata ishin larguar shume nga buka tradicionale qe dikur ishin ne vend te pare.
    Buka qe konsumohej qe teper e bardhe, teper e bute.
    Vura re se njerezit e qytetit kishin filluar te ankoheshin nga nje enjtje e shputave te kembeve deri mbi gavilje apo nocke, si i thone devollinjte. Kjo shenje nuk dukej vetem ne moshat e pleqeve, por edhe te para pleqeve, bile me thane edhe nder te rinj.Ketu, kjo e fundit me beri te dyshoj se duhet te kemi te bejme me nje faktor te perbashket te te gjithe brezave brenda ketij qyteti. Me nje here mendja me shkoj tek buka qe konsumoja, mbasi si per cudi edhe une ndjefa fillimin e nje enjtjeje per reth gaviljes.
    Si nje student i profesor Aleko Xoxes, me shkoj nder mend 7 faqet qe ai na i ka lene si testament per buken ne librin e tij “Dritehijet e ushqimit”, botimi 1995, tek shkrimi “Aventurat e bukes”. Profesori na thote se “…nje sereperpunimesh e manipulimeshcnatyruse e katandisen,(buken),nga simbol ne simbolike…”
    Ai na ka paralajmeruar se; “Heqiapothuaj e plote e krundeve (himeve)me ane te bluarjes me cilindra, ben qe mjelli i bardhe , te kete te humbura 70-80% te lendeve mineraledhe te vitaminave te grupit B”.”Buka e bardhe ka30% me pak hekur, 2 here me pak kaljum, 3 here me pak magnez…dhe aspak acid linolenik (vit. F), qe ndikon pozitivisht ne muskulin e zemres.” Kjo eshte “atentat kunder shendetit te njeriut”.Ai permend se “mjelli i bardhe” shterpezon njerezit, prish dhembet,dhe shton dhjamosjen (faqe 67).
    Ai na shpjegon se “pregatitja e nje buke te zezeme rreze 100%, kerkon bluarje dhe perpunim me mjete speciale. …Kjo lloj buke ka kosto me te larte.”
    Buka e vertete duhet te kete vetem mjellin, ujin, kripen dhe majane, por gjate bluarjes i hedhin edhe pak bathe, sepse lehteson ardhjen e brumit dhe e zbardhellon buken.
    Por furrxhiu i hedh edhe te tjera gjera per te shmangur ngjitjen e brumit.Ai na permend jo vetem tersheren apo elbin dhe te tjera, por edhe kimikate si sulfat barjumiapo ate te bakrit (kurkali).
    Pse jo te mos hedhim dyshime se ndoshta kimikate “Hydrative=ujosese=zbutrse=jo thermuse) te mos hidhen ose ne mjellezim ose ne gatim, per ta bere buken nje mall me terheqes nga bleresit.Thjeshte mund te krijohet lidhja e dushimit se keto kimikate mund te ndikojne negativisht ne mbajtjen e ujit brenda trupit te njeriut dhe per pasoje te kemi nje enjtje te pergjitheshme trupore,(ne dukje te lekures,si nje rritje te “mire qenies”; ku me vone edemat cfaqen ne gavilje.Vete mjeket po bejne me faj zemren e te ankimuareve, ndersa profesori thosh se ne buken e zeze magnezi dhe acidilinoleikvigjelojne muskulin e zemres.I ndjeri, ne natyren e tij, terhiqet edhe na thote sene na bije te japim mendime, por jo vendime.
    Percilljani keto thenie me gjere ministrise se shendetesise dhe jo vetem asaj per ceshtje ekonomike.
    Mos haroni qe bisnesi me fitim prures eshte me shendeti, kur as e sheron, por as edhe e vdes aty per aty.

    1. td says:

      Vertete shume interesante, personalisht mu be nje edeme ne kembe muajin e fundit, dhe nuk e mohoj qe jam nje konsumator besnik i bukes. Gjithashtu kisha nderruar dhe vendin ku bleja buken. Me duket se duhet urgjentisht te filloj ta gatuaj vete ne shtepi, kushedi c’qelbesirlleqe na kane shitur deri me sot. Shume faleminderit per infon, kushdo qofsh!

  8. Kor+ca , neper mes ketij informacioni qe na “dhe” me kete koment , na i mesove shume gjera qe ne deri me tani nuk i dinim . Nje gje e tille e keqe me enjten e kyqeve te kembeve nen zog , me ka gjet edhe mua qe ne moshen 60 vjec , e tash 69 . Tani me qe z/kryetari i keshillit te Minstrave eshte pe Korce , me siguri qe ky problem do marri zgjidhjen e duhur . Por kjo dihet , vetem perkohesisht , se etja per kapitale e konkurence te pa ndershme , ne KAPITALIZEM nuk te fale …. VETEM SHTETEZIMI I KETYRE MJETEVE QE merren me keto bisnese mund te rregulloj gjerat si ne kohen e shtetit nje partiak !

    1. benbenedeti says:

      kjo eshte nje lufte qe as amerika smundet ta luftoje perbrenda sepse ka ne senatin amerikan njerez qe kan interesa ne mizerabel ushqim.konkretisht ne USA nuk eshte i zoti shteti te ndaloje mishin e bagetise qe nuk ha bare ta ndaloje te shitet nen reklamen bio,sepse nomal nuk eshte bio me rregjim stallor pa epare rezen e diellit epa shetitur lendinave e livadheve.pra ceshtje interesash.besoj edhe grur tamam ne shqiperi nuk a vetem omogjen.zot na ruaj cfar hame

  9. Kritiku says:

    Nuk e kuptoj kete lloj gazetarie te diteve te sotme. Nuk ka aspak lidhje me nje gazetari te mirefillte, por eshte kthyer ne nje kopjim-botim te nje artikulli te botuar diku ne nje gazete tjeter. Ne rastin e mesiperm kemi nje botim te nje shkrimi ne nje gazete kosovare te quajtur “Blic”. Keta qe e kane kete gazete as shqip nuk dine te shkruajne. Te fillosh nga vete emri i gazetes, “Blic”. Ne shqip nuk ka fjale “Blic”, por eshte nje fjale e re e tipit kosovar, qe nje fjale e huaj merret ashtu siç e shqiptojne shumica e njerezve dhe e perdorin pa e vrare mendjen ashtu dhe na del nje fjale e re shqip. “Blic” eshte ne te vertete nje fjale e gjuhes gjermane “Blitz”, qe do te thote ne shqip “Rrufeja” ose “shkendija”.
    Sa per sjelljen e ketij shkrimi te shkruajtur ne kete gazete kosovare dhe ne gjuhen qe eshte per kosovaret(sepse nuk i permbahet gjuhes standarde shqipe) eshte bere shume gabim, pa e “perkthyer” nje here ne gjuhen standarde shqipe. Nuk na duhen ne shqiptareve shkrime te tilla te shkruajtur ne nje gjuhe qe nuk eshte e jona, nese doni qe te ushtroni zanatin e gazetarise ne Shqiperi! Si gazetare, jeni te detyruar qe te shkruani ne gjuhen standarde, kur eshte fjala per shkrime publike. Kur te shkruani privatisht beni si te doni, por ne publik dhe per publikun, duhet te perdoret gjuha standarde.
    Sa per temen e perdorur ne kete shkrim, kjo nuk eshte e vertete qe kemi nje “lufte ekonomike” ndermjet Familjes Devolli, qe paska ne pronesim kete firme(M-Silosi, qe prape nuk eshte ne gjuhen shqipe fjala “Silos”) dhe vete Rames dhe Metes. “Faktet” qe sillen ne kete shkrim dilitantesh, nuk tregojne fare mbi nje lufte qe eshte vetem ne koken e “gazetareve” kosovare. Ndalimi i perkohshem i importimit te drithit nga Kosova ka arsyet e veta dhe duket shume i drejte, nese ky produkt nuk ploteson kriteret e duhura. Ka ikur koha e rrumpalles qe ne Shqiperi hynte “derri dhe dosa bashke” dhe shqiptaret ushqeheshin me plererat e importuara. Tani qe po fillon qe te funksionoje shteti me ligjet e tij ne fuqi, dalin te demtuarit nga tregetia e piset qe ata kane bere dhe bertasin per “luftera” imagjinare, sikur dikush i paska inat ata. Jo, mor JO! Duhet ndaluar Rrumpalla qe instaloi shpellari me shpellaret e tij.

    1. td says:

      Ja dhe Baton Haxhiu qe ben sikur di te shkruaj.

  10. anjulu says:

    E shkreta Shqiperi! Prape se prape ne dore te injoranteve!
    Po ca lidhje ka niveli i proteinave?!
    Mielli me pak proteina perdoret per embelsira (quhet ndryshe 00 dhe ka nen 12%)!
    Mielli me me shume proteina perdoret per buke (quhet ndryshe 0 dhe ka mbi 12%)!
    Lum Partia per popullin qe ka e lum populli per Partine qe ka!

  11. shp says:

    O kritik djali,perkthyesit po perkthejn kinezshen jo ma mos me perkthy shqipen e kosoves.

  12. Arben says:

    BE-JA ARRIHET NE FILLIM NGA STANDARTET EKONOMIKE, PASTAJ NGA STANDARTET E KERKESAVE TE NJEREZVE.

    A ME THOTE DOT NJERI SE CFARE NDRYSHIMI KA KJO NORMA E PROTEINAVE NGA 12 NE 12.5%.

    E PRA, E THEM UNE SE NJE NDRYSHIM TE PAPERFILLSHEM.

    KJO DO TE COJE NE RRITJEN E KOSTOS, QE OSE DO TA PAGUAJNE NJEREZIT DREJTPERDREJT OSE DO TA PAGUAJNE NE MENYRE TE TERTHORTE NEPERMJET SUBVENCIONIMIT.

    E KEMI KAPUR GOMARIN NGA BISHTI.

  13. Kor+ca. says:

    Tungjatjeta, zoteri “kritik” dhe te tjere si juve !
    Po per aq pak sa shkrojta une me lart nuk ke ndonje gjeze per te thene se shkrimi eshte shqip-shqip;pra se cfare mund te hane se bashku me buken aq te bardhe ne Devoll, apo se cfare i kane mare per qellime farmaceutike dhe tashme i mungojne atij mjelli?
    Le te kundershtojne specialiste te mirefillte duke u bazuar ne aq sa shkrova me lart dhe ne analiza te shume llojshme qe duhet te bejne, per te kerkuar per kimikate hydrative (zbutese).A nuk eshte sulfati i barjumit ai lengu teper i bardhe qe e pime nga zori, per te bere radio-grafi, ndersa fshataret e perdorin gur-kalin per te mos lejuar mykun me sperkatje?
    Nuk doja te permendja me pare, se edhe ne nje shtet te madh, kohe me pare , rreth nje -dy vjet, buka, sanduici, i nje kompanie te ushqimit, si te themi: Mere dhe shko, u konstatua se per te rruajtur butesine qe nga pjekja deri ne konsumimi, degjova qe i kishin gjetur nje lloj kimikati, te ngjashem me nje fare si gomine te lengezuar. Mos valle thenia qe ujku-ujkun e njeh me mire mund te na beje te dyshojme edhe ne bardhesia dhe butesia e mjellit te bukes qe po flasim ?
    Po a eshte e vertete enjtja qe une pashe dhe degjova ne ato pak dite ne Bilisht ? Pyetni banoret dhe mjeket e qytetit qe japin receta dehydrative, (ckarkuse te ujit te tepert nga trupi i te ankuareve).Fjalet time merini thjesht si sinjalizim per tu verifikuar nga organet direkte shteterore.
    Erdhi dita qe duhej te vinte, qe une t’ju parashtroj keto mendime.

    Verifikoni dhe kundershtoni dyshimet e mia.
    Nga biri jot.Va.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje