Zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së nuk e shohin si zgjidhje propozimin e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, që ngërçi politik të tejkalohet ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka propozuar si ide për daljen nga ngërçi politik një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë, ku do të përfshiheshin PDK-LDK-AAK .
“Receta ime do të ishte që në situatën që jemi duhet të kemi një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë. PDK së bashku me Lidhjen Demokratike dhe Aleancën të shohin mundësinë të nxjerrin vendin nga ngërçi politik ku ka hyrë. Së dyti të kemi një qeveri që duhet të adresojë reformat më kritike për çështjet më të rëndësishme në vend”, ka thënë Hoxhaj.
Por anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë për “Epokën e re” se në këtë fazë tashme kur partitë e bllokut kanë arritur një marrëveshje një koalicion PDK-LDK ose edhe me AAK-në siç ka propozuar Hoxhaj është i pamundur që të ndodhë.
Edhe anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se blloku tashme ka arritur një marrëveshje me të cilën përjashton PDK-në si partnere. Ajo ka thënë për “Epokën e re” se ngërçi mund të tejkalohet me partitë e bllokut.
“Nevoja për të sjellë një qeverisje ndryshe në Kosovë nuk lë asnjë hapësirë që PDK-ja të jetë brenda sepse atëherë nuk do të ishte ndryshim.
Vendi ka nevojë për një reformë substanciale në politika ekonomike, luftim të varfërisë, korrupsionit, klientelizmit si dhe mënyrave të tanishme të qeverisjes duhet t’u vijë fundi. Përndryshe, Kosova nuk mund të vazhdojë tutje, sepse në shumë segmente po prapakthehemi”, është shprehur ajo.
nga 61 vota qe duhen per krijimin e qeverise,BLLOKU ka 83.
ku eshte logjika per koalicion me PDK?
MERITON-
QESHTJA ESHT QI PERENDIMI NUK E DO ME THAQIN PER KRYEMINISTER.
Z
me e rendsishmeja eshte,se edhe pupulli i kosoves nuke don.
PDK eshte Parti e Pare ne Kosove.Nuk eshte mire te behen artifice pas zgjedhore per permbysjen e rezultatit zgjedhor.Une jam i mendimit se Z.Thaci nuk duhet te jete me Kryeminister.Kosova ka Njerez te tjere me personalitet ,qe kane dhuntine per te drejtuar vendin ne menyre demokratike.Per kete ia vlen te diskutohet.Po ama dhe te emrosh per kryeminister nje Person (Pavarsisht meritave ne luften e UCK)jo te pershtatshem dhe te perfolur nuk ia vlen.Mua me ngjan me ata :(HAJDE DRU ME PRE)