Halimi: Vizita e Ramës në Serbi, e rëndësishme për shqiptarët e Luginës

6 Tetor 2014, 11:03Rajoni TEMA

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherësh deputet në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi tha se vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd, ka rëndësi të vecantë edhe për shqiptarët e rajonit të Luginës së Preshevës, shkruan Ina online.

 “Vizita e paralajmëruar e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama në Beograd ka rëndësi të veçantë dhe se ka rëndësi të madhe për çështjet e hapura për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Për ne në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka rëndësi të madhe pasi përmirësimi i marrëdhënieve dhe kontakteve në këto relacione duhet të ketë ndikim edhe në përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ne tani kemi probleme të mëdha, ndërsa ajo e fundit është manipulimi me numrin e shqiptarëve për zgjedhjet e këshillit nacional” tha Halimi.

Ai shton se partitë shqiptare kanë vendosur të fillojnë një peticion përmes të cilit do të kërkojnë “ndalimin e manipulimit me numrin e shqiptarëve dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Me këtë peticion do t’i drejtohemi bashkësisë ndërkombëtare pasi problemet tona iu kemi referuar organeve më të larta shtetërore dhe ambasadave relevante në Beograd” shprehet Halimi.

Ai pret që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet kryeministrit shqiptar dhe zyrtarëve serb.  

2 komente në “Halimi: Vizita e Ramës në Serbi, e rëndësishme për shqiptarët e Luginës”

  1. Argita_B says:

    Politika e bojkotimit perveç bllokimit dhe perkeqesimit te problemeve nuk sjell asgje tjeter. Ne dipllomaci problemet zgjidhen duke propozuar e negociuar. Eshte e pamundur qe te gjesh nje zgjidhje qe kenaq 100% te dyja palet, pasi çdo pale ka kerkesat e veta. E rendesishme eshte qe te zgjidhen problemet qe jane te mundeshme per tu zgjidhur.
    Rama po tregon vullnet politik per zgjidhjen e problemeve te ndryshme, eshte aktiv, dhe pse kjo nuk do te thote se nuk ben gabime.
    Populli thote; kush ha buke, ben dhe therrime.

  2. opinga says:

    Personalisht e pershendes vendosjen e kontakteve politike me palen me te eger kundershtare te shqiptareve. Puna eshte se tej paragjykimeve tradicionale, kemi ne veprim aktiv agjenturen serbe te perfaqesuar nga Berisha e kompani, i cili ulurin edhe kur ndokujt i shpeton pordha padashje, ndersa hesht kur eshte fjala per obsionin e tij per kete vizite. Eshte e lehte te kuptohet se ja kane futur koken nen shale dhe po e shkerdhejne, ashtu sic di te shkerdheje serbi sherbetoret e tij. Sidoqofte lidhjet e tij agjenturore me serbin, duhet te zbardhen dhe Rama, kete duhet te kete pike te pare te vizites se tij. Ndryshe me te drejte duhet te mendojme se edhe Rama eshte nje langaraq po aq i dhier sa dhe paraardhesi i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje