Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma-s kanë kërkuar mbajtjen e seancës konstituive javën e ardhshme.
Deputetët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje kanë dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit të Kosovës kërkesën për vazhdimin e seancës konstituitive, e cila është shtyrë sërish nga kryesuesja Flora Brovina.
Sipas tyre vendimi i Brovinës për shtyrjen e seancës ka qenë arbitrare.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Erzen Vraniqi, ka konfirmuar se deputetët e bllokut, kanë mbledhur firmat për thirrjen e një seance tjetër.
Liderët e Bllokut VLAN ditë më parë kërcënuan se do të kërkojnë nga gjykata kushtetuese e kosvoës shkarkimin e Flora Brivinës nga ky post, pasi e shohin atë si pengesë për ti hapur rrugën mbajtjes së seancës për të vijuar më tej me krijimin e institucioneve.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani lidhur me këtë pretendim tha për Koha Ditore se kryesuesja e Kuvendit deri në zgjedhjen e drejtuesve të saj.
Në 8 tetor mbushen katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, ku PDK doli partia fituese, duke u pasur nga LDK, VV në vend të tretë dhe Partia e Haradinajt e katërta. Ndërsa NISMA e Limjat arriti vetëm të kalojë pragun.
Koalicioni me ngjan me nje perzirje Rrush,kumbulla dhe Dardha Aguridhe.Me e mira do te ishte te behet nje Qeveri e Spektrit te gjere, ose te behen zgjedhje te reja ,ne menyre qe kosovaret te mendojne mire se kujt tia japin voten.