Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje liderëve politikë për të filluar komunikimin e brendshëm, në mënyrë që të gjendet zgjidhja dhe të arrihetnjë marrëveshje.
Thaçi tha se zgjidhja e ngërçit politik në Kosovë duhet të gjendet duke respektuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 8 qershorit.
Ai tha se zgjedhjet kanë qenë të ndershme, të lira dhe demokratike dhe se kanë qenë shembull për gjithë rajonin dhe tha se i fton të gjithë liderët që të gjejnë vullnet dhe të ulen për të diskutuar.
“Zgjidhja duhet të gjendet në përputhshmëri me rezultatin zgjedhor të 8 qershorit, të respektimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe sot i ftoj të gjithë liderët politik që të gjejnë vullnetin e mirë për tu ulur, për të diskutuar, për të komunikuar dhe duke komunikuar për të gjetur zgjidhjen që është në interes të vendit dhe në interes të qytetarëve që garanton qeveri stabile , efikase të funksionimit të standardeve evropiane”, ka thënë ai.
Thaçi tha se spektri politik kosovar u ballafaqua me sfida, por sipas tij këto sfida janë tejkaluar dhe janë të qarta për kuptimin kushtetues dhe ligjor. Ai tha se duhet të gjejnë marrëveshje por sipas tij nuk ka marrëveshje komunikim, sepse ndërtimi i institucioneve është përgjegjësi e gjithë spektrit politik.
“Zgjidhja duhet të gjendet duke respektuar rezultatin zgjedhor të 8 qershorit, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ajo që është shumë me rëndësi është që ne ofrojmë mundësinë që të takohemi të bisedojmë dhe në kuadër të të këtij komunikimi të brendshëm ndër partiak të gjendet zgjidhja, të arrihet marrëveshja” , ka thënë Thaçi.
Këto komente Thaçi i bërë pas fillimit të punimeve të Sesionit të 13-të të Parlamentit Kulturor Evropian.
Ka popull Kosova? Pooulli i Kosoves duhet te protestoj me moton duam qeveri tashme.
Kokrra e malokut,,,,qelbesire koke e kembe,,,demokracine e bejne numrat,,,,ti ske numrat per tu bere prape K—k…per ate arsye nuk pranon dott sepse e ke vendin ne burgun e Guantanamos…..idiot