Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë një letër nga Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John F. Kerry, në të cilën Sekretari Kerry e falenderon Ministrin Hoxhaj për shprehjen e solidaritetit dhe mbështetjes me rastin e përkujtimit të viktimave të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, më 11 shtator 2001.
Në letër, Sekretari Kerry shpreh mirënjohje për kontributin e Kosovës si një partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.
Sekretari Kerry thekson se “trembëdhjetë vjetori i sulmeve, na përkujton se lufta jonë e përbashkët për t’i dhënë fund terrorizmit mbetet një prioritet i ngutshëm”, dhe se kjo dëshmohet nga kërcënimi shumë real që Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit ( ISIL) përbën për të gjithë komunitetin ndërkombëtar.
“Presidenti Obama dhe unë për këtë arsye kemi bërë thirrje për një koalicion global për ta degraduar dhe përfundimisht shkatërruar ISIL-in përmes një strategjie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme kundër terrorizmit. Ne e mirëpresim kontributin e Kosovës në këtë përpjekje duke përfshirë arrestimin e luftëtarëve të huaj dhe përkrahësve të tyre dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Sekretari Kerry, duke shprehur besimin në vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar sfidat rajonale dhe globale me të cilat përballen bashkërisht dy shtetet tona.
kjo ishte per assadin, nje ne xhep
Kosova partner kryesor, por jo kundra ISSIS, POR KRAH PER KRAH ME TA.
@Jasmine, Mr. Karry e di mire se kosovaret 98% jan ne anen e Amerikes oj lope kosi!
I ke perqindjet gabim shoku, faktet flasin ndryshe.
Ti ke vene syze e shikon vetem ato shifra qe do te shikosh.