Jahjaga: Kosova në fazë kritike, krijoni institucionet!

7 Tetor 2014, 17:38Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pas takimeve me udhëheqësit e partive politike ka thënë se vendi ka hyrë në një fazë kritike dhe se moskrijimi i institucioneve pengon funksionimin e shtetit.

Zyra e Presidentes ka lëshuar këtë deklaratë pas takimeve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka vazhduar sot takimet me liderët e partive politike parlamentare në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve për krijimin e institucioneve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga takoi fillimisht kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa, dhe më pastaj edhe kryetarin e PDK-së, zotëri Hashim Thaçi, kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurti dhe kryetarin e NISMA-s, zotëri Fatmir Limaj.

Presidentja Jahjaga në takimet e veçanta me liderët politikë theksoi se Kosova ka hyrë në një fazë kritike të saj dhe moskrijimi i shpejtë i institucioneve do ta vështirësojë jetën e qytetarëve dhe do ta pengojë funksionimin e përgjithshëm të shtetit. Ajo tha se është nevojë imediate krijimi i institucioneve të vendit për të përmbushur obligimet që ka shteti fillimisht ndaj qytetarëve dhe obligimet ndërkombëtare që ka marrë.

Presidentja Jahjaga theksoi se shtyrja e zgjidhjes do të vështirësojë funksionimin e institucioneve të vendit si dhe do ta çojë vendin drejt një krize financiare dhe buxhetore.

Ajo kërkoi nga liderët politikë që të tregojnë maturi politike në këto çaste, të veprojnë në përputhje me kuadrin kushtetues si dhe të ofrojnë zgjidhjet që do të çojnë drejt ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe avancimit të proceseve demokratike.

 

 

2 komente në “Jahjaga: Kosova në fazë kritike, krijoni institucionet!”

  1. dashamiri dr. says:

    Pse i ke thirre
    Ata jane bllok betoni e celiku.
    Shapalli zgjedhjet te lutemi e mos humb kohe kote.
    Me mire se populli nuk e din askush kete pasoje.
    Dashamiri

  2. Arben says:

    IK MOJ DERDIMENE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje