Vjosa Osmani e LDK bën thirje për të konstituar Kuvendin: Mos kini frikë!

8 Tetor 2014, 09:56Rajoni TEMA
Vjosa Osmani e LDK bën thirje për të konstituar Kuvendin: Mos

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka nisur takimin me liderët e partive politike, për të diskutuar për vazhdimin e seancës konstituive.

Në sallë janë deputeti Adem Grabovci nga PDK, Vjosa Osmani- përfaqësuese e bllokut VLAN.

Në takim janë mirëpritur edhe grupi 6+, me Mahir Yagxhillar dhe Danush Adem, pastaj deputetët Nenad Rashiq dhe Emilia Rexhepi. Para pak çastesh ka përfunduar takimi i kryesues së Kuvendit, Flora Brovina me përfaqësuesit e partive politike.

Përfaqësuesja e Bllokut VLAN, Vjosa Osmani ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga vazhdimi i seancës konstituive.

“Në këtë takim përsërita ftesën tonë për gjithë deputetët që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës, përfshirë këtu edhe PDK-në. Në këta minuta e para nuk pash ndonjë gatishmëri. Po i bëjmë ftesë të gjithë deputetëve ku ne synojmë që të diskutojmë përmes fjalës së lirë që të zgjidhim këtë ngërç. Askush nuk duhet të frikësohet. Nuk dua të paragjykoj nëse Flora e PDK-ja do të marrin pjesë”, ka thënë Osmani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje