Ka ndërruar jetë avokatin Fazli Balaj, njëri nga themeluesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në vitin 1989 dhe anëtar i Bordit të tij deri në mbarimi e luftës në Kosovë.
Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 08 tetor 2014, në ora 16:00 në varrezat e Fshatit Dobërdelan të Komunës së Suharekës.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.
Avokati Fazli Balaj ishte njëri nga themeluesit e këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në vitin 1989 dhe anëtar i Bordit të tij deri në mbarimi e luftës në Kosovë. Avokat aktiv i këtij këshilli me avokatët e tjerë, në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve gjatë viteve të 90-ta që shkeleshin nga regjimi i Millosheviqit.
Gjatë asaj kohe ishte avokat i zëshëm në proceset gjyqësore politikë të konstruktuara nga regjimi, në mbrojtjen e të përndjekurve, aktivistëve të lëvizjes dhe të luftërave për pavarësinë e Kosovës deri në ditën fundit para bombardimeve të NATOS.
Fazli Balaj ishte bashkëhartues i Kallëzimit Penal kundër Millosheviqit e bashkëpunëtorëve të tij, të cilin kallëzim penal e deponuan në Tribunalin e Hagës në maj të vitit 1998, bashkë me të avokatin e ndjerë Bajram Kelmendin dhe avokatin Destan Rukiqi.
Ngushellime familjes!
TemAaaaa…lindi ne???mesojn ne??? nderroj jete nga??? keto shkruhen kur do te shkruash per dike qe nderron jete…dhe mbyllet shkrimi me “dy fjale” per familjen(femijet gruan)e te ndjerit…!