Ruben Avxhiu nga gazeta e shqiptarëve të Amerikës, Illyria, sjell disa detaje interesante nga takimi Rugova-Milloshevic. Lexojeni artikullin e plot dhe kuptojeni se pse Kryetari i Kosovës shkoi në Beograd në momentet më dramatike për popullin e Kosovës.
Ishte vendosja në krye të diplomacisë amerikane e zonjës Madeleine Albright që e bëri Ambasadorin Christopher Hill, në rolin e diplomatit kryesor amerikan për Kosovën.
Në maj 1998, ajo i telefonoi në ambasadën e Shkupit dhe e pyeti nëse mund të merrte përsipër detyrën e të dërguarit për çështjen e Kosovës. Hill nuk u habit sepse kishte pasur tashmë sinjale që po mendohej si njeriu më i përshtatshëm për atë punë, por ai dyshonte nëse do të kishte sukses ndërmjetësimi mes Serbisë dhe shqiptarëve në atë gjendje.
Albright e kishte zhvendosur Gelbartin nnë punët e Bosnjes dhe i tha Hillit që të udhëtonte në Londër për të takuar Holbrooke dhe që aty të dy do të shkonin në Beograd, ku arkitekti i Dayton-it do ta prezantonte me Millosheviçin duke ia hapur rrugën e komunikimit.
Holbrooke kuptohet kishte avantazhe që asnjë diplomat tjetër amerikan kishte me Millosheviçin. Ai kishte dy vite që kishte lënë diplomacinë dhe i ishte futur sektorit privat ku kishte bërë shumë para, mirëpo dukej që e kishte marrë malli për ethet e politikës dhe në fakt, vetëm pak kohë pas takimit me Hillin u emërua si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB.
Njohja me Milosheviçin: “Kosova është çështja jonë e brendshme!”
Hol-Mil 8 gusht 1997Presidenti jugosllav i priti krahëhapur sikur të ishin miq të vjetër,në Pallatin e Bardhëm, në Beograd, kurse të ngarkuarit me punë nga ambasada, Richard Mile, ia dha dorën ftohtë.
U ul dhe filloi të reminishonte për “kohët e bukura” të kaluara në Dayton, duke i shokuar me një shaka raciste. “E dini se cila ishte arritja më e madhe në Dayton? Amerikanët mësuan se çfarë do të thotë të bashkëjetosh me myslimanë.”
Ai mesa duket e kishte pasur fjalën për debatet e gjata dhe të vështira me Izetbegoviçin lidhur me kushtet e paqes. Millosheviçi ishte i vetmi që qeshi me “shakanë” e tij, ndërsa në dhomë ra heshtja.
Më në fund Holbrooke e sqaroi diktatorin serb se Hill ishte zgjedhur nga Presidenti Bill Clinton, Sekretarja Albright dhe si të dërguarin amerikan për krizën në Kosovë.
Millosheviçi ktheu sytë nga Hill, që në Dayton kishte pasur një rol më të vogël tundi kokën pastaj, duke u anuar djathtas me dorën mbi gju, tha: “Zoti Richard Charles Albert Holbrooke” (Millosheviç ishte nga të paktët që kishte mësuar emrin e plotë të diplomatit Holbrooke dhe i shijonte që ta thërriste ashtu. “Nuk ka krizë në Kosovë. Janë vetëm pak shqiptarë separatistë për të cilët i pëlqen të flasë media ameikane. Po merren forcat tona të sigurisë me to. Mos u lodhni me një krizë ”.
Kur Holbrooke i tha se gjithësesi gjendja po bëhet serioze dhe duhet të zgjidhet, ai u përgjigj.
“Nuk dua të dërguar. Kosova është pjesë e Serbisë. Është një problem i brendshëm. Serbia nuk do të pranonte kurrë që një huaj që të merrej me çështjet tona të brendshme”.
Gjithësesi, ai tha se Ambasadori Hill mund të shkonte ku të dëshironte nëpër Kosovë dhe mund ta takonte Millosheviçin kur të donte.
Si doli nga “xhepi” takimi Clinton-Rugova
fehmi-agani-rugova-millosheviq-maj-98Pas kësaj, vërtet që udhëtuan në Kosovë. Aty Hill e prezantoi Hobrooke me Rugovën dhe udhëheqës të tjerë të LDK-së. Lajmi se Hill do të ishte i dërguari i ri e gjallëroi Rugovën që i ftoi më pas që të shkonin si miq në shtëpinë e tij. “Në fillim kujtova se druhej se na përgjonin serbët, po pastaj e kuptova se ai thjesht donte ta mbante ndezur televizorin gjithë kohën”, shkruan Hill.
Holbrooke i bëri të njëjtën pyetje që i kishte bërë Millosheviçit, nëse do të shkonte në Beograd për një takim me presidentin Millosheviç.
Rugova nuk ishte i interesuar kështu që filloi të shpjegohej, kur papritur Holbrooke i tha se nëse e takonte Millosheviçin, mesiguri Presidenti Bill Clinton do të ishte shumë i interesuar që ta priste si visitor në Shtëpinë e Bardhë.
Hill thotë se këto vizita përdoren shpesh për të joshur palët që të pranojnë bisedime, po shpesh janë premtime që nuk mbushen. Të arrish të fusësh një takim të paparashikuar në kalendarin e presidentit është diçka e pamundshme. Po Holbrooke gëzonte në atë kohë një pushtet të madh në Washington dhe e realizoi atë që deshi.
Dhe vërtet në 15 maj, Hill asistoi në takimin Rugova-Millosheviç bë Beograd, ku nuk u arrit asgjë dhe në 28 maj, Rugova u prit në Zyrën Ovale nga Bill Clinton, ku sipas Ambasadorit Hill përsëri nuk u arrit asgjë.
Po mbi të gjitha diplomati kujton në librin e tij se Holbrooke po injoronte një fakt që në vitin 1998, Rugova nuk ishte më i vetmi aktor politik në Kosovë. Në terren kishte lindur UÇK-ja e cila dalëngadalë do të bëhej palë e pashmangshme e vendimeve për të ardhmen e Kosovës. Pak ditë më pas në Drenas, UÇK vrau një polic serb dhe policia serbe reagoi me dhunë të egër kundër civilëve. Deri në 20 shqiptarë mund të jenë vrarë në ato ditë, tregon ambasadori për të kujtuar se ndërsa takimet Millosheviç-Rugova dhe Rugova-Clinton kishin bërë bujë në media, ato nuk po ndikonin në qetësimin e gjendjes në Kosovë.
Në 1 qershor Hill filloi vajtje-ardhjet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe në punën e tij ndërmjetëse shfaqen tre emra vartësish e ndihmësish që më vonë do të dalin në moment të ndryshme të historisë së Kosovës, në poste krejt të tjera. Tina Kaidanow, Phil Reeker dhe Paul Jones.
Me sa kuptoj une, ketu flitet per takimin Rugova-Milloshevic, perpara se te fillonte lufta gje qe, mund te kete rendesi si nje kronike, por qe nuk ngerthen ate ngjarje qe do shokonte ndergjegjen kombetare shqiptare: Vajtjen e Rugoves ne Beograd dhe takimin dhe doreshtrengemin e tij me Milloshevicin taman ne kohen kur, ushtria serbe dhe paramilitaret e Sheshelit, kishinj zbrazur me masakra Kosoven nga shqiptaret dhe NATO-ja kishte filluar bombardimet mbi objektivat ushtarake dhe strategjike te Serbise.
Ky eshte rebusi! Kush e nxiti dhe pse e pranoi Rugova kete akt tradhetie!
Duke mos folur pikerisht per kete takim, mund te thuash se titulli i shkrimit eshte spekullativ dhe e zhgenjen pritmerine e lexuesve te tij.
Dr.Rugova nuk shkoj ne Beograd me deshire. Ai u kidnapua nga njesitet e Milosheviqit dhe se bashku me familjen dhe z. Merovci dhunshem u dergua ne Beograd.
Kjo eshte llogjika shqiptare:Kush ben bisedime te hapura quhet tradhtare!Tradhtaret e vertete te Kombit Shqiptare ,jane ata qe vazhdojne ti sherbejne politikave te turkut ne Shqiperi e Kosove ,dhe jo i pavdekshmi Rugova.
Bisedimet e hapura behen ne kohen dhe ne vendin e duhur, per te mos folur pastaj, me qellimin e duhur.
Kur Kosova qe spastruar etnikisht nga hordhite e Milloshevicit, kur UCK qe nuk varej nga Rugova po luftonte ne teren ne bashkveprim me NATO-n dhe kur kjo e fundit kishte filluar neutralizimin e forcave militare serbe ne Kosove me ane te sulmeve ajrore, per cfare do te bisedonte, hapur apo mbyllur, Rugova ne Beograd?
Ne keto rrethana, Rugova ishte ne Beograd thjesht si nje kukull, si nje dekor per dramen kriminale te Millovicit me te cilin shtrengonte duart dhe buzeqeshte.
Jo vetem llogjika shqiptare, por cdo llogjike njerezore, perfshire edhe llogjiken e tribuve me primitive te botes, keto nuk do ti quante bisedime te hapura por, me e pakta, mund ti quante lajthitje te hapura.
Ti Gjergji, me llogjike dhe ndofta edhe me etni jo shqiptare, mund ti quash prapseprape, bisedime te hapura.
Cdo kush ka te drejte te tunde koken e tij dhe te kete nje opinion, ashtu sikurse, cdokush ka te drejte te mbaje nje maske te bardhe te ngerdheshur, mbi fytyren e vet te nxirosur.
Vertet, kur lexon titullin mendon per vajtjen e Rugoves tek Miloshevici ne kohen e barbarise serbe ndaj Kosoves.
Duket sikur ishin amerikanet qe e nxiten ate takim, dhe Rogova del i lare perpara historise nga tradhetia e madhe dhe qe karafilat e Kosoves nuk duan ta kuptojne dhe ta pranojne kete akt te turpshem.
Ti Ruben Leshi Presidentit Rugova ti rruash trapin.
Nuk ke goj ti te pergojosh nje shqiptar te madh si presidenti Rugova. Shume i vogel je ti te analizosh sjelljet dhe vendimet politike te presidentit Rugova.
E shumta qe mund te besh ti eshte te analizosh Sali Serbin.
Avash avash po zbardhen keto gjera, sepse islamiket e qelbur ne Kosove kane me vite qe e perdorin karten e takimit me Miloshevicin si dicka me “deshire” nga sigurisht i KONVERTUARI ne fene e te PAREVE, Dr. Ibrahim Rugova, nje nga liderat me te medhenj politik qe ka patur ky komb, qe sot jemi bere si bageti. Lindin rob eksepsional, dhe vrroma qe i gjykojne per llogari te hajnave fqinje.
Mos ka pas te beje rugoviqi me xhafer deven?
Ibrahim Rugova ka qen ni plere frikacaku, me falni juve qe e keni idhull… por kjo esht e verteta.. Me vjen keq qe sa njerz nuk arrijn ta shohin Realitetin, qe Rugova u ka konvenuer me se miri politikes se Tourkofagosit, Enter, adriatik, Millosheviçit, edhe Krejt Akademis Serbe per zhdukjen e popullit me autokton ne Ballkan: atë Shqiptar ;)….
Ka qe thjesht ni njeri i urt i but, frikacak, si Gandi thjesht: me vra me ther me perdhuno , une do ta ha mu…. vetem me ler te jetoj!!! Pa harruar pershendetje per Papen edhe ShBA, me shum ska ditur të thot!! Tju Tregoi kush e shpetoi Kosovën?? Vullneti i Popullit te Varfer Kosovar pik së pari…UCK, UCK, Kisha Katolike e Kosovës, Lobi Shqiptar Amerikan, Athanas Athanasi, ni miliarder Orthodoks nga Korca qe se kurseu paren per UCK!!! Ni rendesi te madhe ka FEMRA Shqiptare e Kosoves me rritjen e Familjes Shqiptare te padorzueshme ne lindje, ne edukim..ne emancipim patriotik..
“””””DORA qe e perkund Djepin, e perkund FATIN E NJERZIMIT”””””
as PDK-ja as LDK-ja, sidomos Rugova shum pak, gati me shum ngatrronte sesa bëri doni të mir!!Ky esh Realiteti…
Tradhtari me i madhe i Kosoves eshte pikerisht ky Rugoviqi,habitem si ka simpatizant akoma kur ky i vendoste gure ne rrota luftes per liri dhe pavaresi UCK se!!??
Trebeshina- i rrofsh bilet Rugoves a kupton? ti dhe te tjeret qe e shani dhe e renkoni.
Drini i zi
Rugova nu e shiti as dhe nje pellemb te tokave Ilire siq beri Saliovic dhe Thaqoviq,njiashtu dhe ti i rrofsh bilet Rugoves.
Kur paska qene kaq tradhetar dhe frikacak si e votuan shumica e popullit per president?Bile po te mos ikte nga kjo bote e poshter me vullnetin e Zotit,Rugova do te ishte edhe sot ne krye te shtetit,llafet e tjera jane dengla pa vlere.