Një histori dashurie, që sjell traditën spanjolle në Tiranë

11 Tetor 2014, 14:36Lifestyle TEMA

Ai quhet Francisco, por të gjithë në Tiranë e thërrasin Pako. Pako është një avokat madrilen, i cili tashmë jeton në Shqipëri së bashku me gruan shqiptare dhe fëmijën e tyre të parë. Historia e tij i ngjan një aventure latino-ekzotike, por kjo aventurë personale ka sjellë në Tiranë shijen e  veçantë të kuzhinës spanjolle.

Duket sikur faktet nuk lidhen me njëra-tjetërën, por pasionet dhe dashuria shpesh të çojnë në rrugën ku duhet të jesh. Dhe Pako sot është duke drejtuar një nga restorantet ( ndoshta ndër të vetmit) ku mbizotëron kuzhina spanjolle, në kryeqytet.

“Hola” është emri i restorantit, i cili mirëpret të gjithë të apasionuarit pas kuzhinës spanjolle. Pako në intervistë na tregon se ëndërra e tij ishte gjithmonë që të hapte një restorant, por ndërkohë merrej me punët e tij në Spanjë.

 

” Në fillim dëshiroja të hapja një restorant spanjoll në Kosovë, por pastaj erdha në Shqipëri. Kur erdha në Tiranë mu dha mundësia që të isha pjesë e “MasterChef”, e cila më ndihmoi të isha më i njohur”,- tregon Francisco.

Ai shprehet se punën si avokat nuk e kishte aq pasion sa gatimin, ndaj vendimi për të ikur prej saj e për të hapur një restorant në Shqipëri ishte i pamenduar dy herë.

“Kam filluar të gatuaj për herë të parë kur nëna ime ishte sëmurë, 8 vjet më parë. Në fillim e kam nisur me vezët e skuqura”,-tregon Pako.

 Po se si ai erdhi në Shqipëri është një histori komplet ndryshe. Rastësi, që lindi që qelloi një nga ato dashuritë me shikim të parë.

“Kisha një klient në Spanjë, i cili ishte shqiptar. Dhe më vonë ai u bë miku im. Ai më ftoi të vija me pushime për 15 ditë në Shqipëri. Për Shqipërinë , kisha një mendim si gjithë spanjollët; atë të një vendi “të errët””, – tregon kuzhinieri spanjoll .  Po kur erdhi dhe pa Shqipërinë, i pëlqeu shumë jo vetëm vendi dhe njerëzit, por edhe klima e biznesit; ideal për të hapur një restorant. Si një dashuri me shikim të parë, me të cilën vendos te martohesh në çast”. Keshtu pako u vendos perfundimisht në Shqipëri  dhe pak kohë më vonë ai u njoh dhe u martua me një vajzë shqiptare Albanën. Tek flet me Pakon vështirë ta njohësh nëse është spanjoll apo shqiptar. Brenda 2 vitesh shqipja e tij është gati perfekte.

Kjo është në pak rreshta historia që e solli Franciscon në Tiranë. Dhe ai solli me vete gjithë larminë dhe specialitetin e kuzhinës spanjolle. Pjatat që serviren në restoranin “Hola” janë të njëjtat me ato që do të gjeni në restorantet tradicionalë spanjollë. Në ata të vërtet! Në Tiranë ushqimet nuk kanë asnjë ndryshim, në shije, asortimente po mënyrën e servirjes.

” Pjata kryesore përfshin ushqimin tradicional spanjoll dhe pjatat “ndërkombëtare”.  Pjatat spanjolle që shërbehen janë ato me “Tapas” që janë shoqëruese në tavolinë dhe Paeja, e cila është pjata më e famshme spanjolle”. Gjithashtu, duke qenë se Spanja e ka shumë të kombinuar larminë e ushqimit, gjysma konsumon peshk dhe gjysma mish, ose mish në drekë dhe peshk në darkë, në restorantin tonë serviren gatime mjaft të veçanta të mishit dhe të peshkut”,- tregon më tej Pako, i cili na rrefen se ne restorantin e drejtuar nga ai kete jave vjen nje kuzhinier i njohur spanjoll, i cili do te kombinoje disa menu te reja spanjolle.

 Po, për tu ndjerë 100% si në Spanjë duhen edhe verërat e famshme spanjolle, të cilat nuk mungojnë në “Hola”.

E nëse keni frikë për çmimet, mos u druani. Janë si kudo në Tiranë, të kombinuara me menu speciale për një person me çmim të volitshëm.

Edhe ushqimet që vijnë 100% si në traditën e kuzhinës spanjolle, janë të përballueshme për këdo që shkon të drekojë ose darkojë në një restorant.(J.H)

 

11 komente në “Një histori dashurie, që sjell traditën spanjolle në Tiranë”

  1. Joni says:

    Hola Pako. Te shkofte mbare..

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Pako eshte dhender Dibre dhe eshte martu me nje vajze te mrekullueshme si nga bukuria dhe nga virtytet.
      Jete te lumtur dhe suksese kudo Pakos qe e zbukuron me shume Tiranen me restorantin e tij.

  2. shqiptar antife says:

    Nuk i therrasin paco ne tiran por emri pako esht diminutivi i franciskos ne spanj
    i shkoft mbar

  3. frank says:

    Hola Francisco,bienvenido ,esta la terra mitica di albania.todos bien amigo.

  4. sandokani says:

    Brravo Pako, se shpejti ke restoranti

  5. Mrroklla says:

    Je kthyer ne token e te pareve ndoshta. Nje pjese e mire e Spanjolleve i perkasin elites se Ilirise veriore qe u shperngulen me premtimet e Perandorit Trajan. Normale qe e je mesu per nje herish kete gjuhe. Fatkeqsisht ama ne Spanje mbizotron shume edhe depertimi sllav i vonet dhe sigurisht ai Arab, por Spanja e vjeter eshte ne fakt Iliria e veriut qe u shperngul nga Trajani ne te njejten menyre qe Greku shperndahu Arvanitet per ti asimiluar duke i dhene toka lart e poshte Greqise.

  6. papa janulla turkombrapas says:

    Que tal paco. Come estas.
    La lengua espanol esta mas bonita en todo mundo.
    Me gusta mucho.
    Gracias

  7. rrnoft Pi Di,ja says:

    Vecse te urojme suksese dhe te vafte mbare PAKO.

  8. plaku dhe deti says:

    Ne Madrid nje ne cdo tre djem quhet Pako,qe eshte shkurtim i emrit Francisko….Keshtu fillon tregimi me i bukur i E.Heminguej,”Kryeqyteti i botes”,me djaloshin qe enderronte te behej toreador dhe u vra gabimisht ne loje me kamarierin qe imitonte briret e demit.”Vdiq i mbushur plot me iluzione”si i thone ne Spanje – pa shkarkuar as edhe nje” – e mbyll shkrimtari i madh.Urime Pako-s, me ne fund njerezit te provojne nje paella valenciane ne vend te atyre rizotove qe jane pilafe alla shqiptarce.

  9. Malesia Katolike says:

    Bienvenudo senor, do ta vizitoj restorantin tend me siguri kur te me sjelli udha ndonjehere ne Tirane, e pelqej teper kulturen spanjolle, gjuhen dhe traditat tuaja.

  10. elton says:

    Spanjollet jane magjype te perzier Mey 100 rraca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje