Zëvëndës trajneri kombëtares shqiptare, Altin Lala, në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane “BILD” ka shpjeguar ngjarjet e ndodhura në Beograd.
Lala është shprehur se gjatë momentëve të dhunës ka qënë frika për të mos humbr jetën.
“U frikësova shumë për jetën time, por për fat nuk pësova asgjë. Nuk kisha përjetuar kurrë në jetë kaq shumë urrejtje. Edhe vetë sigurimi, që kujdeseshin për rregullin, na goditën shumë herë.
Në tunelin për në dhomat e zhveshjes pashë dhe policë që goditën lojtarët tanë të cilët kanë hematoma.
Në fushë hynë huliganë dhe filluan të godisnin këdo që i dilte përpara, një skenë e tmerrshme.
Në njërin bllok ishte një derë e hapur.
Nëse aty do kishin hyrë 100 apo 200 huliganë në fushë, atëhere jam i bindur se do të na kishin vrarë”, ka deklaruar Lala.