Ambasadori shqiptar në Beograd: Incidenti e komplikon atmosferën, por nuk ka anulim të vizitës së Ramës

16 Tetor 2014, 22:20Politika TEMA

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka ka deklaruar se përgatitjet për vizitën e kryeministrit Edi Rama, e planifikuar për më 22 tetor, janë në vazhdim.

Mendoj se incidenti e komplikon atmosferën, por do të ishte kundër-produktive për bashkëpunimin mes vendeve tona që pas çdo incidenti të ketë vakum dhe pastaj t’ia nisim nga e para”, ka thënë Boçka.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytetin serb, kur është pyetur se kush e kishte drejtuar dronin me flamurin e Shqipërisë, diplomati shqiptar ka thënë se nuk ka informacion për këtë gjë dhe ka shtuar se pret që pala serbe t’i ofrojë ato. Ai gjithashtu ka mohuar zërat se fluturimi i avionit të vogël të telekomanduar ishte plan i delegacionit shqiptar në stadium.

Kjo teori duket e denjë për shpjegimet për dështimin në ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe elementëve të tjerë që karakterizojnë lojën e futbollit”, ka thënë Boçka. “Ne presim të shohim provat, por nuk besoj se do të ketë”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse Tirana zyrtare e dënon shfaqjen e flamurit me hartën e Shqipërisë së Madhe në stadium, ambasadori është përgjigjur duke thënë se, dënon çdo aspekt anti-sportiv që nisën para ndeshjes.

Duke vijuar përgjigjet e tij, diplomati shqiptar është shprehur se, “qeveria shqiptare nuk njeh Shqipëri të madhe e as të vogël, por vetëm Shqipërinë”. “Atmosfera në stadium ishte e tensionuar përpara fillimit të ndeshjes. Kishte shfaqje huliganizmi, ekstremizmi dhe gjuhë urrejtjeje”, ka thënë Boçka.

Për të vërtetuar deklaratat, ai ka nxjerrë para gazetarëve celularin e njërit prej anëtarëve të delegacionit shqiptar me regjistrimet e britmave të tifozëve serbë kundër shqiptarëve.

Në këtë video ju mund të dëgjoni tifozët që thërrasin “vrisni shqiptarët”, fjalë të cilat nuk i kam dëgjuar askund tjetër dhe që për më tepër thuheshin gjatë himnit shqiptar”, ka thënë Boçka. “Të gjitha këto çuan në episodin provokues me objektin fluturues me një flamur”, ka shtuar ai.

Sa për praninë e vëllait të kryeministrit shqiptar Olsi Rama, përfaqësuesi i Tiranës zyrtare ka sqaruar se ai kishte biletë për të qenë i pranishëm në ndeshje, por e mësoi ardhjen e tij vetëm në aeroportin e Beogradit.

Më tej, Boçka ka kritikuar autoritetet serbe për trajtimin e delegacionit shqiptar në aeroport dhe në këtë drejtim ka sqaruar se prania e tij atje ishte vetëm për të pritur disa miqtë e tij që kishin ftesë për të ndjekur ndeshjen.

Në aeroport u gjetën tërësisht të ndaluar përfaqësuesit e medias shqiptare, si dhe njerëz që kalonin tranzit përmes Beogradit, që u mbajtën për tre orë. Prandaj dhe ngrita zërin dhe kërkova respektimin e standardeve të lirisë së lëvizjes”, ka shtuar Boçka.

Në fund, i pyetur nëse në Shqipëri ndeshja do të kishte pasur një rrjedhë të ngjashme, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e pranisë së ekstremistëve, por ka theksuar se, “askush në Tiranë nuk do klithte “vrisni serbët” atë natë”.

20 komente në “Ambasadori shqiptar në Beograd: Incidenti e komplikon atmosferën, por nuk ka anulim të vizitës së Ramës”

  1. Vizioner says:

    Nje njeri, nje Shqiptar, nje Ambasador i zgjuar.
    Pergjigjet e dhena, slejne vend per koment.
    Respekte Herr Bocka.

    1. Genci says:

      ME SHQETESON SHUME:::

      Pse prononcohet KY “DIPLOMATI” JONE kur thote:” Te gjitha keto cuan ne episodin provokues me nje flamur”?????????????????

      Duro te mesosh se c’ndodhi vertet perpara se te flasesh……

  2. dicka e bukur dhe me mend futbolli futboll politikat politik ne te mire te njerezimit boll

  3. Lexuesi says:

    O Like boçka!
    Atmosfera në gjuhën shqipe nuk ”komplikohet” por ”rëndohet”.Me sa duket do kesh punuar në ndonjë gazetë shqiptare.Të fala Rrokut!

    1. sit.. .back. _and_ relaks says:

      une do te thoja kokolepsur me mire

    2. plaku says:

      Jam kurjoz te di ne se ky Bocka ka qene ambasadori yne ne Berlinin Lindor ne kohen e Enverit ? Sepse ai i Berlinit lindor kishte po te njejtin emer. E di mire sepse kam dhenen provimin e gjermanishtes me te ne fakultetin e gjuheve te huaja. Ai, per te cilin flas une, ishte martuar me vajzen e nje drejtori te ministrise se jashteme te atehereshme.

      Pershendetje

    3. zqk says:

      Ke te drejte o Lexuesi, shprehja mund te ishte me e sakte ne shqip “atmosfere e renduar” apo “situate e komplikuar”. Por kjo nuk ia ul asnje gram peshen e fjales se ambasadorit tone. Te lumte zoti Bocka!

  4. e verteta says:

    Shqiperia duhet te mesoje nga Serbia,si zhvillohen sportet ne cdo disipline dhe me cilesi te larte.Nuk mund te besh dot asnje lloj krahasimi se te vjen TURP,kur shikon qe Serbet jane ne eliten e shteteve me cilesi,masivitet dhe shumllojshmeri sportesh,ndersa shqipfolesit bythecjerre e gojehale edhe ato pak lloje disiplinash sportive qe ja u la trashegim i madhi ENVER,i dhjene me nje mut dhe sot jane katandisur si legena,vetem me dy-tri lloje pa me te voglen cilesi e vlere sportive.- Kumarxhinjte,prostitutat,drogaxhinjte,pederastet,hajdutet,te korruptuarit,qelbaniket,tradhetaret e horrat e cdo kallepi,jane sporti i preferuar dhe elitar tek shqipfolesit.Kane patur te drejte – Kasem Trebeshina,Maksi Velo,Eduard Ypi,Gjergj Fishta,Faik Konica etj.etj.qe kane share racen e poshter,e te sajuar artificialisht shqipfolese.-KJO ESHTE E VERTETA !!

  5. turkofagos qibani ne bythe te shqiptareve. says:

    Tuuuuuuuurp per edin.
    Tuuuuuuuuurp

  6. Sadik Elshani says:

    Ne kete atmosfere, ne keto rrethana, Kryeministri nuk duhet te shkoje ne Beograd. Duhet te ndodhe e kunderta, kryeministri ose kryetari (presidenti) i Serbise duhet te vije ne Tirane e te kerkoje falje per gjithe ato krime qe jane bere ndaj shqiptareve. Mjaft me me perulje, shqiptari ka dinjitet e krenari kombetare.

  7. turkofagos qibani ne bythe te shqiptareve. says:

    Nuk e di per cfare na duhet miqesia me keta barbare

  8. Stavri says:

    O vizioner. Ky Bocka ska bere ndonje shkence me kete qe ka shprehur.Thjesht realitetin qe te gjithe e pame me ze dhe figure. Pershendetje nga Von Stavri.

  9. plaku says:

    Me falni ju lutem. Gjeta ne Google se eshte ai person qe flas une me siper. Pra eshte i njejti qe ka qene edhe ambasador ne Berlinin lindor.

  10. Mallakastrioti says:

    @@Jo Vizite e Edi Rames ne Beograd…

  11. Shqipja says:

    Kryeministri yne i dashur dhe atdhetari i devotshem zotriu Edi Rama asesi nuk guxon te shkoj ne Beograd sepse kjo eshet kurth per vet Edi Ramen nga rrjeti i UDBse ne beograd dhe ne shqiperi te kryesuar nga spiuni qetnik Salji berisha dhe familja e tij qetnike…per ta njollosur Edi ramen kinse per koketim me serbet…sikurse e njollosen Fatos nanon pas takimit qe pati me Miloseviqin ne Krete te greqis ..pra eshte trik i njejt per ta njollosur kryetrimin tone Edi ramen dhe per ti dhene favore te rrejshme spiunit te tyre ne shqiperi Sali berishoviqit dhe Bashoviqit….pra kete KARREM te UDbse qetnike Rama nuk duhet ta kaperdije..ne asnji menyre dhe ne asnji rrethan…qysh tash rama duhet te deklarohet se nuk do te shkoj ne Beograd ..menjiher,,qysh tash….

    Rama manjiher ta beje publike vendimin per te MOS shkuar ne beograd….menjiher http://botasot.info/kosova/333764/rama-ne-beograd-ngjall-dyshimet-e-kretes-nano-milosheviq/

  12. futja kot says:

    1) Vendosni me mire deklaraten e plote qe njerezit te gjykojne vete.

    2) I kurseni disi xhonglimet alla “dua te behem gazetar”

    3) Keni thene pothuajse asgje nga brendia dhe thellesia e deklarates te mencur qe beri Shqiperia permes Ambasadorit te saj ne Serbi.

    http://www.tanjug.rs/videodet.aspx?galID=142763&videoID=822220

  13. Shqipja says:

    Kryeministri yne i dashur dhe atdhetari i devotshem zotriu Edi Rama asesi nuk guxon te shkoj ne Beograd sepse kjo eshet kurth per vet Edi Ramen nga rrjeti i UDBse ne beograd dhe ne shqiperi te kryesuar nga spiuni qetnik Salji berisha dhe familja e tij qetnike…per ta njollosur Edi ramen kinse per koketim me serbet…sikurse e njollosen Fatos nanon pas takimit qe pati me Miloseviqin ne Krete te greqis ..pra eshte trik i njejt per ta njollosur kryetrimin tone Edi ramen dhe per ti dhene favore te rrejshme spiunit te tyre ne shqiperi Sali berishoviqit dhe Bashoviqit….pra kete KARREM te UDbse qetnike Rama nuk duhet ta kaperdije..ne asnji menyre dhe ne asnji rrethan…qysh tash rama duhet te deklarohet se nuk do te shkoj ne Beograd ..menjiher,,qysh tash….
    Shkuarja e zotriut atdhetar Edi Rames do te ishte katastrifale per shqiperin dhe shqiptaret ne |ballkan sepse rrjeti I spiunve te UDBse ne shqiperi ( dhe jo vetem ne shqiperi-te kryesuar nga Sali berishoviqi dhe Lulzime Bashoviqi) por edhe ne Kosove dhe kudo ku jetojn shqiptaret siq jane spiunet qetnik cigai jevg Ali Ahmeti me kliken e tij te UDBse) do ta akuzojn pa nadalur ne media atdhetarin Edi rama dhe PS-n për koketim me serbet dhe tradhti ndaj kombit…..keshtu qe do te provojn edhe te ngrisin demonstrate rrënuese e shkatrruese qe do te jene te ngjashme me ate pas vrasjes se Azem hajdarit dhe shqiperia do te lahet prap ne gjak……dhe qeshtja kombetare do te peson nji grusht te madh nga rrjeti I UDbse qe po e prêt me padurim qe Rama te shkoj ne Beograd…..kete KARREM te UDbse besoj atdhetari i devotshem zotriu Rama nuk do ta kapërdin….
    Rama manjiher ta beje publike vendimin per te MOS shkuar ne beograd….menjiher http://botasot.info/kosova/333764/rama-ne-beograd-ngjall-dyshimet-e-kretes-nano-milosheviq/

  14. jemir says:

    Nuk duhet anulluar vizita pasi serbët atë duan. Pastaj do t’i thonë Europe’s që Shqipëria nuk do të bashkëpunoi.

    Vizita e Ramës në beograd është shuplak për serbët.

  15. leka says:

    Qendrimi I ambasadorrit eshte shume I regullt,por ajo. Qe me ben pershtypje eshte kembengulja e kryministrit per te kryer viziten ne Beograd qe vet ngjarjet qe ndodhen qe pa dyshim pergjegjesine e mban pala serbe,e bejne te pamundur dialogun.Pala serbe ka reaguar ne menyren me te keqe te mundur,keshtuEdi. duket sikur perulet para tyre,megjithse nuk e dime se kush hale I ushtron presion.Duke pasur parasysh reagimin e mbare shqiptareve,per klimen e tensionuarr nga ana e serbeve vizita duhet anulluar.

  16. ABC says:

    Eshte e vertete, fqinjet nuk mund t’i zgjedhesh dhe ne na kane rene ne pjese serbet. Por nje marredhenie normale me fqinjet eshte te pakten e domosdoshme, nqs nuk eshte e deshirueshme.
    Mendoj se vizita e kryeministrit tone nuk duhet anulluar, ajo duhet vetem te shtyhet per nje date jo shume te larget. I duhet dhene kohe pales serbe te filloje te arsyetoje me kthjelltesi dhe larg emocioneve qe bartin ditet aktuale. Duhet lene pak kohe qe ujerat te qetesohen.
    Nje vizite kaq e afert do te ishte e rrezikshme edhe per keta dipllomatet pa gjak te Europes, e jo ma per ne ballkanasit qe s’ka nevoje me na e ndez njeri gjakun, na vlon vetevetiu.
    Perfundimisht, une votoj qe vizita te shtyhet. Pa ultimatume, me qetesi dhe mencuri. Do dyshoja shume ne perfitimet e nje vizite ne nje situate kaq te nxehte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje