DOSJA E PLOTE/ UEFA “harron” shumë shkelje të Serbisë dhe mbi të gjitha racizmin!

16 Tetor 2014, 17:36Sport TEMA

UEFA nisi dje procedurat disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit (FSS) për hedhje të fishekzjarrëve dhe flakadanëve (Neni 16, paragrafi 2, pikat b dhe c) të Kodit Disiplinor të UEFA-s), për shqetësime dhe parregullsi të publikut (Neni 16, paragrafi 2, pika h), pushtim të fushës (Neni 16, paragrafi 2, pika a), organizim i pamjaftueshëm (Neni 16, paragrafi 1) dhe përdorim i lazerit (Neni 16, paragrafi 2, pika d).

Ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka nisur procedimi për refuzim për të luajtur (Neni 27, paragrafi 1 i Rregullores së Kompeticioneve të UEFA-s) dhe për parrullë të paligjshme (Neni 16, paragrafi e i Kodit Disiplinor të UEFA-s).

Këto dy çështje dp të meren për shqyrtim nga Trupi Gjykues i UEFA-s për çështjet e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës më 23 tetor (të enjten e javës tjetër).

Kodi Disiplinor i UEFA-s

Neni 16 (Rregulli dhe siguria në ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s)

Paragrafi 1

Vendet dhe klubet pritëse janë përgjegjës për rregullin dhe sigurinë brenda dhe rreth stadiumit, përpara, gjatë dhe pas ndeshjeve. Ata janë përgjegjës për incidentet e çdo lloji dhe ndaj tyre do të merren masa disiplinore, të cilat mund t’i shmangin vetëm nëse provojnë se nuk kanë treguar neglizhencë në as edhe një aspekt të vetëm në organizimin e ndeshjes.

Çfarë ndodhi

Serbia dhe federata e saj ishin të vetmit përgjegjës për rregullin (që mungoi totalisht), sigurinë (fare minimale), si përpara ndeshjes (lojtarët shqiptarë u ofenduan në kor gjatë nxemjes), gjatë (hyrja e tifozëve në fushë, hedhja e objekteve, goditja e lojtarëve shqiptare) dhe në përfundim (për shumë kohë nuk mund të garantonin sigurinë e delegacionit shqiptar dhe ta shoqëronin në stadium). Të gjitha këto janë të provuara me pamje të qarta filmime dhe fotografi, kështu që serbët nuk kanë mundësi as të provojnë se nuk kanë neglizhuar në asnjë aspekt (dyert e tifozëve të hapura, policët dhe punëtorët e sigurisë që nuk ndërhyjnë, madje bëhen palë kur tifozët godasin lojtarët kuqezi në fushë dhe stafin gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes).

 Masat e mundshme

Vetëm për këtë paragraf, automatikisht ndeshja i jepet me rezultat në tavolinë 0-3 Shqipërisë. Precedentë ka shumë, më i qarti është Danimarkë-Norvegji i qershorit 2007 për eliminatoret e Euro 2008, kur një tifoz i vetëm danez hyri në fushë dhe sulmoi arbitrin Herbert Fandel (ndeshja u ndërpre menjëherë dhe Norvegjia fitoi 0-3 në tavolinë). Në këtë ndeshje punëtorët e sigurisë nuk u panë dhe kjo u cilësua neglizhencë e pritësve (danezëve). Në Serbi punëtorët e sigurisë ishin të pranishëm, por pasiviteti i tyre dhe aktivizimi kundër shqiptarëve provon që neglizhenca ishte e pafalshme. Gjobat dhe pezullimi i fushës apo disa ndeshje të luajtura pa tifozë janë masat e tjera, të cilave serbët nuk mund t’i shmangen.

Neni 16, paragrafi 2

Paragrafi 2 bën përgjegjës vendin pritës apo udhëtues për sjellje të papërshtatshme të një pjese apo të gjithë tifozerisë së tyre dhe ndaj tyre do të merren masa disiplinore, të cilat mund t’i shmangin vetëm nëse provojnë se nuk kanë neglizhuar në organizimin e ndeshjes.

a) për pushtim apo pushtim të tentuar të fushës së lojës

b) hedhje të objekteve në fushë

c) ndezja e fishekzjarrëve dhe objekteve të tjerë

d) përdorimi i lazerave dhe objekteve të tjerë të ngjashëm

e) përdorimi i gjesteve, fjalëve, apo mjeteve të tjerë për të transmetuar mesazhe që nuk janë të përshtatshëm për ngjarje sportive, veçanërisht mesazhe që janë me natyrë politike, ideologjike, fetare dhe me natyre sulmuese e provokuese.

f) akte shkatërrimi

g) përbuzje e himneve kombëtare apo himneve të kompeticionit

h) çdo mungesë tjetër disipline e vënë re brenda dhe rreth stadiumit.

 Serbia

Çfarë ndodhi: UEFA ka nisur procedimet ndaj Serbisë për pikat a, b, c, d dhe h. Pushtimi i fushës (a), hedhja e objekteve në fushë (b), ndezja e fishekzjarrëve dhe objekteve të tjerë (flamuri shqiptar, fanella e Shqipërisë dhe flamuri i NATO-s u dogjën dhe për këtë ka prova të qarta filmike e fotografike), (c), përdorimi i lazerave (d) dhe mungesat e tjera të disiplinës (brenda dhe jashtë të stadiumit ndodhi gjithçka e imagjinueshme dhe e paimagjinueshme) (h) janë shkeljet flagrante për të cilët Serbia do të përgjigjet dhe provat ndaj saj janë të pakundërshtueshme. Dënimet për këto shkelje përfshijnë humbjen 0-3 në tavolinë, gjoba dhe masa të tjera.

Çfarë mungon

UEFA nuk ka nisur procedim ndaj Serbisë për pikat e, f, dhe g. Në stadium thirrjet “Vritini, vritini shqiptarët”, gjestet anti-shqiptare, mjetet e tjerë (parrulla anti-Shqipëri, anti-Kosovë, anti-Bosnje dhe anti-Kroaci ishin të pranishme), u dëgjuan dhe u panë qartë. Mesazhet ishin politike dhe me natyrë provokuese (përpara fillimit të ndeshjes), kështu që FSHF duhet patjetër që të kërkojë dënimin e serbëve edhe për këtë pikë.

Aktet e shkatërrimit (pika f) u panë qartë, teksa lojtarët dhe stafi i kombëtares shqiptare u godit me stolat nga tribunat. Tjetër shkelje flagrante, për të cilën serbët duhet të përgjigjen dhe federata jonë duhet të ankimohet.

Përbuzja e himnit kombëtar shqiptar gjatë momentit të ekzekutimit të tij është një tjetër pikë për të cilën UEFA nuk ka nisur procedim dhe për të cilën FSHF-ja duhet të revoltohet dhe të paraqesë provat e qarta televizive, pasi serbët nuk mund të shmangin kurrsesi dënimin për atë që gjithë bota pa dhe dëgjoi të martën në mbrëmje.

Shkeljet e tjera

Federata serbe është përgjegjëse për shkelje të tjera të rënda të Kodit Disiplinor dhe Rregullores së Kompeticioneve. Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre (më flagrantet), për të cilat UEFA nuk ka nisur procedime disiplinore, por që duhen ankimuar nga FSHF-ja.

Kodi Disiplinor

Neni 11 (Shkeljet),

Paragrafi 1 (mos zbatimi i Ligjeve të Lojës, Statuteve të UEFA-s, rregullore, direktivave, shkelje e etikës dhe integritetit).

Pika h – ndërprerje me dashje apo braktisje e ndeshjes dhe përgjegjës për ndërprerjen apo braktisjen e ndeshjes.

Pika j – kryerja e akteve të sulmeve fizike.

Pika k – sjellje jo sportive.

Neni 14 (Racizëm, akte diskriminuese dhe propagandë)

Paragrafi 1: Çdo person që fyen dinjitetin njerëzor të një personi apo një grup personash të çfarëdo prejardhjeje, duke përfshirë ngjyrën e lëkurës, racën, fenë apo origjinën etnike dënohet me jo më pak se 10 ndeshje apo një periudhë e specifikuar kohore.

Paragrafi 2: Nëse shkeljet e paragrafit 1 bëhen nga anëtarë të federatës apo tifozë të skuadrës, dënohet edhe fusha.

Paragrafi 3: Nëse bëhet fjalë për përsëritje  atëherë merren masa si humbje e ndeshjes në tavolinë, zbritje pikësh dhe skualifikim nga kompeticioni.

Neni 19 (Përsëritja)

Paragrafi 1: a) Nëse një federatë është përsëritëse për shkeljet, atëherë dënimi i ri është 1 vit, nëse dënimi i parë ka qenë 1 ndeshje.

b) 3 vite vite, nëse dënimi i parë ka qenë 2 ndeshje.

 Shqipëria

Ndaj federatës sonë është nisur procedimi për Nenin 16, paragrafi 2, pika e, pra për përdorimin e gjesteve, fjalëve apo mjeteve të tjerë për të transmetuar mesazhet jo të përshtatshëm, me natyre politike e provokuese.

Flamuri i Shqipërisë Etnike, që fluturoi me minikopterin mbi stadiumin e Beogradit erdhi nga jashtë tij (më saktë nga rreth tij, pra për këtë aspekt përgjigjet vendi organizator, paragrafi 1 i nenit 16). Nuk mund të vërtetohet me asnjë provë se flamuri ishte vepër e shqiptarëve, për më tepër që tifozëve tanë u ishte ndaluar pjesëmarrja në stadium dhe shfaqja e simboleve kombëtare.

Rregullorja e Kompeticioneve të UEFA-s

Ndaj Shqipërisë është nisur procedimi disiplinor për shkelje të mundshme të nenit 27, paragrafi 1, ku thuhet:

– Nëse një federatë refuzon të luajë apo është përgjegjëse për mos zhvillimin e një ndeshje apo për mos përfundimin e saj, Trupi Gjykues i Kontrollit dhe i Disiplinës në UEFA merr një vendim për këtë çështje.

Çfarë ndodhi

Pas dhunës në fushë, ku lojtarët shqiptarë u sulmuan dhe u goditën nga tifozët sërbë, disa lojtarë dhe punonjësit e sigurisë, gjyqtari Atkinson i urdhëroi të dy skuadrat të futeshin në dhomat e zhveshjes. Vetë delegati i UEFA-s, Herri Bin deklaroi: “Ne kemi një situatë për keqardhje, për të cilën ne do të raportojmë, zyrtarët e UEFA-s që ishim këtu, unë dhe këshilltari i sigurisë. Rrethanat ishin të tilla sa që ne nuk kemi mundur ta vazhdojmë ndeshjen. Të gjithë e keni parë se çka ka ndodhur dhe unë nuk mund të komentoj për atë se kush duhet të fajësohet për atë që ka ndodhur. Unë do të raportoj së bashku me kolegët e mi në UEFA dhe ajo do të vendosë se çka do të ndodhë më”. Pra vetë zyrtari i ndeshjes e pranon se nuk ishin kushtet për të vazhduar ndeshjen dhe për këtë nuk mund të fajësohet kurrsesi dhe të dënohet federata shqiptare, me lojtarët dhe gjithë delegacionin nën dhunën fizike dhe psikologjike. Asnjë skuadër tjetër në botë dhe asnjë federatë nuk mund të pranonte që ndeshja të rifillonte në ato kushte, kur disa prej lojtarëve ishte të dëmtuar dhe provat në favor të federatës sonë janë të shumta, madje shumë prej tyre mund të gjenden edhe në raportet e gjyqtarit Atkinson, delegatit Bin dhe vëzhguesve apo komisionerëve të UEFA-s për ndeshjen.

 

 

 

 

45 komente në “DOSJA E PLOTE/ UEFA “harron” shumë shkelje të Serbisë dhe mbi të gjitha racizmin!”

  1. Tarasi says:

    Bukur eshte qendisur kjo.

    1. Celo Mezani says:

      Nenshkruani peticionin per UEFA-n ne linkun me poshte. Deri tani 99.9% po votojne vetem shqiptaret por po te arrihet nje nivel i caktuar votash, votimi mund te hapet per te gjithe komunitetin e AVAAZ qe jane shume aktiv ne luften kunder racizmit. Peticioni do ti cohet UEFA-s.

      https://secure.avaaz.org/en/petition/UEFA_Investigate_Serbia_for_racism_and_violence_not_for_field_disturbance/?dACAvib

      1. Celo Mezani says:

        Rritmi i votimit eshte rritur oret e fundit ne 1 vote cdo sekonde.
        Bravo shqiptaret, por mund te bejne edhe me shume.

      2. latif bora says:

        shperndajeni sa me shume peticionin ta firmosin te gjithe

    2. Doni says:

      JU LUTEM Medias Shqiptare, FSHF e ku di une kujt: behuni me te gjalle, se po na i vene ne fajin pa pasur asnje faj!!!!! NQS E MBANI MEND ATE GODITJEN E KENDIT, PER NE… ATY U DUK QARTE QE MOTERQ*RET FILLUAN TE HIDHNIN FISHEKZJARRE… ETJ ETJ… PSE NUK BEHEN PUBLIKE KTO FAKTE???

    3. tirona says:

      bukur, por jo bla, bla, bla vetem per ne , te njoftohen te gjitha mediat e huaja qe te kemi mundesine ta vendosim UEFAN me “shpatlla pas murit”

  2. Edi says:

    TE GJITHA ATO QE JANE “HARRUAR” NGA UEFA, DUHET MEDOEMOS TE CITOHEN, HARTOHEN DHE PROVOHEN NGA FEDERATA JONE!

    E KA DETYRIM KOMETAR KETE GJE!!

    1. Tarrasi says:

      Kush do ta bej DUKA ????!!!!

  3. fifa says:

    UEF-a,me pijanece si Platini,te paditet ne Gjykaten e Hages si instrument i perhapjes dhe perkrahjes se racizmit,prishjes se unitetit e perparimit te popujve!

  4. sit.. .back. _and_ relaks says:

    Serbet nqs do vihet drejtesi jane te mbaruar, dhe kjo duket dhe nga paniku qe i ka zene duke leshuar deklarata kuturu pa orientim e pa llogjike. Lojtaret shqiptare dhes stafi duhet te ngrene padi penale per kanosje dhe plagosje si dhe te evidentojne cdo sulm mbi ta. pervec aspektit te dhunes sportive aty pati dhe dhune nga civilet e cila denohet penalisht. dhe denimi i civileve serbe qe dhunuan futbollistet tane nga gjykata serbe do te vertetonte edhe ligjerisht dhunen ne fushe.

  5. titi says:

    Duhet te hetohet vete UEFA dhe te denohen personat pergjejges te kesaj federate qe lejoi te zhvillohet ndeshja me kushtet e Serbise dhe nuk e ndaloi kur u u shfaqen qe ne sekondat e para dukshem dhe pernbindshem histerizmat raciste serbe.

    DUHET TE HETOHET UEFA!

  6. kuq e zi says:

    ku eshte fshf-ja ??
    uefa pret raportin e saj gjer te merkuren por ajo nuk duhet te prese te merkuren duhet ti coje kto prova sa me shpejt qe te kene kohe te studiohen

  7. zzz says:

    Bukur!! dergojani FSHF, se mos harron tua dergoje!!

  8. askushi says:

    Do japin drejtesi keta apo jo?!!Ne fushe u futen tifoze dhe punonjes te sigurise duke rrahur lojtaret.Eshte djegur flamuri Shqiptar ne shkallet e stadiumit.Ka korre masive duke bere thirrje vritini Shqiptaret.Po nuk dhane drejtesi duke denuar Serbet del mese e qarte se UEFA eshte fajtore si per lejimin e ndeshjes ne ate vend qe ka nje politik dhe qendrim terrori ndaj shqiptareve ashtu dhe ne diskriminimin qe po i ben shqiptareve duke ju shmangur fakteve.UEFA po barazon agresorin me viktimen.Pse realiteti i hidhur Serb fshihet mbas atij droni qe nje zot e di kush e hodhi ne fushe.Cfare pergjegjesie ka shiqperia kur nuk ju lejua asnje tifoz ne stadium apo mos duhet te mbaj pergjegjesi edhe per gjithe territorin serb apo tifozet uligan te saj.Platinia te shikoj fuciat qe jane ne shkallet e stadiumit.te shikoj sesi plicia behet pale me nje te denuar per rracizem.Mos na ndizni me gjakun se mjaft kemi heq nga padrejtesite.Duam drejtesi.

  9. Zeta says:

    …Cfare akuze do te ngreje UEFA ndaj SHQIPERISE nuk kuptoj DOT ?!…sikunder ne nje veper penale qe te provohet fajesia duhet
    1) MOTIVI I KRIMIT (Provokimi i Tifozeve serbe ne kete rast)
    2) MJETI apo ARMA E KRIMIT (DRONI)
    3) AUTORET e KRIMIT(SHQIPTARET ?!)
    Sipas meje serbet jane ne vuajte gjithe kohes per te provuar se kush e ngriti dronin , kjo pamundesi u jep nje goditje edhe pretendimeve per sigurine ne Stadium, sepse sipas te Madherishmit PLATINI Droni mund te kishte dhe BOMBE NUKLEARE.Keshtu qe nga momenti qe nuk vertetohet dot se qene shqiptaret qe ngriten DRONIN , eshte e qarte se nuk ka per cfare te hetohet SHQIPERIA

  10. autokton says:

    Pas 2 ditesh distance nga ndeshja e Kombetares sone mund te arrihet ne disa konkluzione. Si fillim duket qarte qe qendrimi i strukturave shteterore serbe eshte nxites drejt nje incidenti me permasa te gjera politike dhe diplomatike. Kjo ben te dyshosh qe ky skenar mund te kete qene i organizuar nga ana e tyre. Nuk eshte hera e pare qe serbet me ane te presioneve te tilla mundohen qe te shkepusin ndonje cope torte nga BE apo struktura te larta europiane apo boterore. Atyre i leverdis qe shqiptaret te duken njerez te eger dhe ultranacionaliste ne menyre qe ne takimet pasardhese te axhendes europiane te thone: nuk e kemi fajin ne gjithmone! Prandaj nuk perjashtohet absolutisht qe ky te kete qene nje skenar i parapergatitur i tyre dhe agjentures se tyre.
    Nga ana tjeter jane hedhur me vrull e me presion si ndaj Uefes dhe ndaj organizatave te larta politike europiane. Pra atyre i leverdis qe kjo shfaqje te marre permasa sa me te medha dhe kjo duket qarte edhe ne menyren si ata po e menaxhojne situaten.
    Per sa i perket sportit, duhet patjeter qe federata jone e futbollit te pergatise te gjitha informacionet e mundshme duke mos anashkaluar asnje detaj dhe ti paraqese para Uefas ne kohe,te perfaqesuar mundesisht nga nje studio ligjore sa me e mire.
    Nga ana tjeter Uefa po shfaq frike duke kuptuar qe kjo mesele mund te marre nje dimension shume me te madh se futbolli. Kjo duket qarte edhe nga deklarata e Michel Platini,president i Uefa,i cili me fjalet e tij se ne drone mund te transportohej edhe bombe,po luan pikerisht kete rol,duke zmadhuar fajin tone dhe ulur hendekun e pamase te fajit,qe qendron nga ana serbe. Platini flet per bomben e mundshme dhe nuk flet per sendet e forta e deri te fucia me benzol ne mes te tifozeve serbe, e te dhunes te paprecedente ndaj lojtareve,e perfaqesuesve tane.
    Platinise i kane dedikuar dhe nje stadium ne serbi dhe kjo do te thote shume!

  11. niki says:

    Duhet, deri ne fund vendosmeri. Perderisa,nuk ka fakte kush, e manovroi flamurin, nga federata shqiptare pritet nje mbrojte e denje dhe mos te hame sapunin per djathe,pasi nuk e meritojme.

  12. 23 Qershori 2013 says:

    Europa eshte KURVE e keqe. Nuk kam besim. Sidomos Franca eshte shume pro Serbe se ka interesa ekonomike. Ne jemi shtet i vogel. Nqs. denohemi ne, do te thote qe nuk ka drejtesi ne gjithe boten. Drejtesia eshte me me te fortin.

  13. tourkofagos says:

    o Zikeeeeeeeeeeeeee………..
    Ka ardhur dita qe shqiperia te drejtohet nga njerez te mencur,tolerante,jo extrem,bashkohore.
    Ka ardhur koha te mendohemi se etjet per nacionalizem,big albania e pordhe me rigon ti lem pas…….
    Pa mireshkuarjen me gjitonet nuk shkohet ne Evrope…..
    Mblidhni mendjen,ndryshoni gjendjen,kush fitoi nga kjo ngjarje??
    Vendi dhe politika jone humben,por kete nuk presim ta kuptojne ziket,pellazget,camet apo maloket!!!??
    Kosovaret,as qe behet fjale ,i mbyturi te mbytur kerkon….ZGJOHUNI!

    1. Drejtesia says:

      Shko or palle se le nam .Sa lek te japin aman, se edhe mua vazhdojne e me luten, behu Grek por njeriu ka nje fare dinjiteti ne fund te fundit.

    2. janullatos pederasti says:

      Parta ston kilo, Malakka !

    3. sit back and relaks says:

      ore e ke kuptuar gabim rolin e analistit o turkopordhus di vrima de suma, analistit i flet mendja para bythes, ty te flet bytha para mendjes

  14. titi says:

    Duhet te HETOHET vete UEFA. Ajo lejoi te zhvillohet ndeshja duke pranuar kushtet e Serbise!!! dhe nuk e ndaloi ndeshjen qe ne sekondat e para kur u shfaq dukshem dhe perbindshem racizmi histerik serb.

    TE HETOHET UEFA!!!

  15. Gert Lena says:

    Shteti shqiptar dhe FSHF-ja e kalbur me krime e abuzime(e mafiozit Duka), duhet te perqendrohen tek provat e akuzave perpara se te kunderakuzojne! Ose me qarte: te kerkojne me ngulm se ku jane provat filmike, fotografike, materiale, te ngritjes se dronit nga duar shqiptare? FAKTE KONKRETE, JO AKUZA QESHARAKE TE LYERA E PERLYERA ME URREJTJE NACIONALISTE!
    U çmontuan te gjitha keto akuza, te kalohet ne sulm duke i renditur Fifes, Uefes dhe mbare opinionit publik boteror faktet filmike, fotografike, zanore etj. te kasaphanes se pergatitur nga autoritetet serbe ne Beograd:

    1) Ndalimi i pjesemarrjes se tifozeve shqiptare dhe sekuestrimi i çdo simboli kombetar per tifozat vip dhe stafin shoqerues.

    2) Sjellja brutale e policise dhe xhandarmerise serbe ndaj stafit dhe lojtareve shqiptare. Ku e gjeten autoritetin keta fashiste te kontrollonin imtesisht çdo lojtar shqiptar ne dhomat e zhveshjes?

    3) Koret e organizuara fashiste, me parulla makabre per vrasje masive te shqiptareve. U degjuan per me shume se nje ore, duke filluar nga nxehja, per te arritur kulmin pas pezullimit te ndeshjes. Vetem per nje fakt te tille, ne çdo stadium italian, francez apo anglez, nderpritet ndeshja duke shkaktuar humbjen ne tavoline per skuadren pritese.
    4) Organizimi jo i dobet por qellimisht i dobet qe i la kriminelet serbe te merrnin çelesat e rrjedhes se ndeshjes ne duar. Asnje apel me megafone s’u degjua(e njoh mire gjuhen serbo-kroate)per moderim e qetesi; pra e gjitha ishte e parapergatitur nga lart!
    5) Sjelljet e ndyra te shtetit serb ndaj stafit shqiptar, perfshire ketu ofendime te renda me sfond racist, perbuzje te simboleve shqiptare, lenie ne pritje per ore te tera, ne stadium dhe ne aeroport, pa kurrefare informacioni.
    6) Dhuna e rende fizike e ushtruar haptazi perpara telekamerave dhe fshehurazi tyre(ne tunelin dhe dhomen e zhveshjes). Si nga stafi organizues serb, elemente civile te forcave te rendit, elemente pergjegjes te sigurise ne stadium(pamjet filmike flasin qarte) dhe tifoze. Per mos te folur per dhunen morale, sharjet dhe kercenimet e panumerta.
    Vetem per kete, ne çdo stadium europian perendimor, denimi do te ishte humbje e menjehershme ne tavoline, gjobe shume e rende dhe perjashtim i skuadres nga kompeticionet e ardhshme per te pakten tre vjet. Shihni, studjoni me kujdes nenet e rregullores disiplinore Uefa! Ne menyre qe mos te na marrin neper kembe me interpretime te rregullave qe vete burokratet filo-serbe te futbollit europian i kane vendosur.
    7) Precedencat e shumta te Serbise ne kompeticionet europiane – Xhenova dhe vrasje e tifozit francez prej huliganeve serbe, ishin precedentet me te fundit ne renditje. Dhe ne Xhenova te thuash te drejten, nuk ndodhi as 1/10 e asaj qe ndodhi me se fundi ne Beograd.

    Edhe njehere ftoj autoritetet shqiptare dhe ato te FSHF-se se mafiozit Duka, te studjojne me imtesi rregulloren e UEFA-s, detajet me te imta te akteve fashiste ne Beograd, çdo prove te madhe a te vogel qe do t’i gozhdonte autoritetet serbe ne pergjegjesi direkte, perpara pergatitjes se materialeve faktore qe do t’i dergohen UEFA-s dhe organeve informative te mbare Botes! Raporti duhet perpiluar me pergjegjesi dhe per kete, duhen njerez te zgjuar e profesioniste; ndryshe vendimi i Uefa-s do te denonte ashper kombetaren e dhunuar shqiptare dhe nese kjo do te ndodhte, pergjegjesia dhe turpi do te binte mbi FSHF-ne anti-shqiptare dhe qeverine shqiptare!
    Te gjithe ne veprim per t’i treguar te verteten Botes mbi fashizmin serb!

    Gert Lena, Suedi

    1. sit back and relaks says:

      Kam frike se Duka dhe FSHF do bejne pazar ose do ju ofrohet pazar nga UEFA dhe Federata Serbe kur ta kuptojne qe nuk e denojne dot shqiperine. Do ju ofrohet kompromis qe te pranojne e te mos kundershtojne perseritjen e ndeshjes pa tifoze dhe ndonje denim mesatar per serbine ne kembim te ndonje investimi thene ndryshe shperblimi ne para per federaten tone, thene ndryshe per Duken dhe rrethin e tij. ne syte e publikur duka do justifikohet qe ne beme tonen po ja ju e kuptoni uefa fifa blater platini vendosen keshtu. Gjithshka eshte politike ne uefa dhe fifa e jo sport sic duan ti mbushin mendjen dynjase zoterinjte qe i drejtojne.

  16. grekovllahos says:

    Serbet sduhet te lejohen te pakten per nje 10 vjecar per te marre pjese ne asnje aktivitet futbolli.

  17. xyz says:

    Ja perse duhet te hetoje UEFA Serbine ne kete rast:

    http://www.uefa.org/MultimediaFiles/Download/Regulations/uefaorg/UEFACompDisCases/02/11/23/49/2112349_DOWNLOAD.pdf

    Neni 14 – Racizmi, sjellje të tjera diskriminuese dhe propaganda

    1. Çdo person nën fushëveprimin e nenit 3 i cili fyen dinjitetin njerëzor të një personi apo grupi personash në çfarëdo arsye, duke përfshirë ngjyrën e lëkurës, raca, feja apo origjina etnike, krijon një pezullim të qëndrueshme të paktën dhjetë ndeshje apo një periudhë të caktuar kohore, apo ndonjë sanksion tjetër të përshtatshme.

    2. Në qoftë se një ose më shumë të një shoqate anëtar apo mbështetës të klubit të angazhohen në sjellje të përshkruar në paragrafin 1, shoqata anëtare apo klub përgjegjës dënohet me një minimum prej një mbyllje të pjesshme të stadiumit.

    3. Masat e mëposhtme disiplinore të zbatohen në rast të recidivizmit:
    a) një vepër të dytë është dënuar me një ndeshje luhet me dyer të mbyllura dhe një gjobë prej 50,000 €;
    b) çdo vepër e mëvonshme dënohet me më shumë se një ndeshje me dyer të mbyllura, në mbylljen e stadiumit, me konfiskim të një ndeshje, e zbritjes së pikave ose diskualifikim nga garat.

    4. Në qoftë se rrethanat e çështjes kërkojnë atë, organi kompetent disiplinor mund të vendosë masa shtesë disiplinore në shoqata anëtare apo klub përgjegjës, si psh mbajtja e një ose më shumë ndeshje me dyer të mbyllura, një mbyllje stadiumit, konfiskim i një ndeshje, zbritja e pikave ose skualifikim nga konkurrenca.

    5. Nëse ndeshja është pezulluar nga arbitri për shkak të sjelljes raciste dhe / ose diskriminuese, ndeshja mund të shpallet konfiskohet.

    6. Masat e mësipërme disiplinore mund të kombinohet me direktivat specifike
    për qëllim trajtimin sjellje të tillë.

    7. Të gjitha format e propagandës ideologjike, politike dhe fetare janë të ndaluara. Nëse kjo dispozitë është shkelur, paragrafët 1-6 të mësipërm zbatohen për analogji

    Neni 16 – Rendi dhe siguria në konkurrencë UEFA ndeshjet

    1. Shoqata pritese dhe klubet janë përgjegjës për rendin dhe sigurinë si brenda dhe përreth stadiumit para, gjatë dhe pas ndeshjeve. Ata janë përgjegjës për incidentet e çdo lloji dhe mund të jetë subjekt i masave disiplinore dhe direktivat nëse ata mund të dëshmojnë se ata nuk kanë qenë të pakujdesshëm në ndonjë mënyrë në organizimin e ndeshjes.

    2. Megjithatë, të gjitha shoqatat dhe klubet janë përgjegjës për sjellje të papërshtatshme në vijim nga ana e përkrahësve të tyre dhe mund të jenë subjekt i masave disiplinore dhe direktivat edhe në qoftë se ata mund të provojë mungesën e ndonjë neglizhencë në lidhje me organizimin e ndeshjes:
    a) pushtimi ose tentuar pushtimin e fushës së lojës;
    b) hedhja e objekteve;
    c) ndriçimi i fishekzjarreve apo çfarëdo objekte të tjera;
    d) përdorimi i laser pointers ose pajisje të ngjashme elektronike;
    e) përdorimi i gjesteve, fjalëve, objekte ose çdo mjet tjetër që të transmetojë çdo mesazh që nuk është i aftë për një ngjarje sportive, sidomos mesazhet që janë të një natyre politike, ideologjike, fetare, fyese apo provokuese;
    f) vepron e dëmit;
    g) ndërprerja e himneve kombëtare apo të konkurrencës;
    h) çdo mungesë tjetër e rendit apo disiplinimin vërejtur brenda ose përreth stadiumit.

    ——————————————————-

    Article 14 – Racism, other discriminatory conduct and propaganda

    1. Any person under the scope of Article 3 who insults the human dignity of a
    person or group of persons on whatever grounds, including skin colour, race,
    religion or ethnic origin, incurs a suspension lasting at least ten matches or a specified period of time, or any other appropriate sanction.

    2. If one or more of a member association or club’s supporters engage in the
    behaviour described in paragraph 1, the member association or club responsible
    is punished with a minimum of a partial stadium closure.

    3. The following disciplinary measures apply in the event of recidivism:
    a) a second offence is punished with one match played behind closed doors
    and a fine of € 50,000;
    b) any subsequent offence is punished with more than one match behind closed
    doors, a stadium closure, the forfeiting of a match, the deduction of points or disqualification from the competition.

    4. If the circumstances of the case require it, the competent disciplinary body may impose additional disciplinary measures on the member association or club
    responsible, such as the playing of one or more matches behind closed doors, a
    stadium closure, the forfeiting of a match, the deduction of points or
    disqualification from the competition.

    5. If the match is suspended by the referee because of racist and/or discriminatory

    6. The above disciplinary measures may be combined with specific directives
    aimed at tackling such conduct.

    conduct, the match may be declared forfeit.
    7. All forms of ideological, political and religious propaganda are forbidden. If this provision is breached, paragraphs 1 to 6 above apply by analogy

    Article 16 – Order and security at UEFA competition matches

    1. Host associations and clubs are responsible for order and security both inside
    and around the stadium before, during and after matches. They are liable for
    incidents of any kind and may be subject to disciplinary measures and directives
    unless they can prove that they have not been negligent in any way in the
    organisation of the match.

    2. However, all associations and clubs are liable for the following inappropriate behaviour on the part of their supporters and may be subject to disciplinary
    measures and directives even if they can prove the absence of any negligence
    in relation to the organisation of the match:
    a) the invasion or attempted invasion of the field of play;
    b) the throwing of objects;
    c) the lighting of fireworks or any other objects;
    d) the use of laser pointers or similar electronic devices;
    e) the use of gestures, words, objects or any other means to transmit any
    message that is not fit for a sports event, particularly messages that are of a political, ideological, religious, offensive or provocative nature;
    f) acts of damage;
    g) the disruption of national or competition anthems;
    h) any other lack of order or discipline observed inside or around the stadium.

    ————————————–

  18. xyz says:

    dhe Neni 3:

    Neni 3 – Qëllimi i aplikimit individual

    1. në vijim i nënshtrohen këtyre rregullave:
    a) të gjitha shoqatat anëtare dhe zyrtarët e tyre (dmth të gjithë personat e caktuar nga një
    Shoqata anëtar për të ushtruar një funksion);
    b) të gjitha klubet dhe zyrtarët e tyre (dmth të gjithë personat e caktuar nga një klub për të ushtruar një
    funksion);
    c) të gjithë zyrtarët e ndeshjes;
    d) të gjithë lojtarët;
    e) të gjithë personat e caktuar nga UEFA për të ushtruar një funksion.

    2. Subjektet e përmendura më sipër dhe personat janë subjekt disiplinore UEFA-s
    Fuqitë. Ata janë të lidhur nga dhe të njohin statutet, rregulloret UEFA-s,
    direktivat dhe vendimet, si dhe Ligjet e Lojës të lëshuara nga
    Shoqata Ndërkombëtare e Futbollit Board (IFAB).

    ——————-

    Article 3 – Scope of personal application

    1 The following are subject to these regulations:
    a) all member associations and their officials (i.e. all persons assigned by a
    member association to exercise a function);
    b) all clubs and their officials (i.e. all persons assigned by a club to exercise a
    function);
    c) all match officials;
    d) all players;
    e) all persons assigned by UEFA to exercise a function. 2 The above-mentioned entities and persons are subject to UEFA’s disciplinary
    powers. They are bound by and recognise UEFA’s Statutes, regulations,
    directives and decisions, as well as the Laws of the Game as issued by the
    International Football Association Board (IFAB).

  19. antiterrorist says:

    UEFA says yes to RACISM !!

  20. kujtojne says:

    42 minuta ndeshje nuk mjaftuan per te pare stervitjen e ekipeve.

  21. Askushi says:

    Serbet jane dhunues perserites ne futboll. Klikoni dhe shperndani linkun e meposhtem, ku e njejta histori ndodhi me ekipin Anglez te te rinjve 2 vjet me pare. Serbet ne futboll nuk duhen toleruar me.
    http://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-2218656/Serbia-v-England-Under-21s-Mass-brawl-racist-abuse-ruins-night.html

  22. petraqi says:

    ka ardhur koha qe kjo fshf te nderrohet. Vetem tre aresye:

    1. ndenjen si mumje gjate gjithe kohes me nje pasivitet pathollogjik ndersa fsf dhe uefa nderrmerrnin aktet dhe vendimet e tyre te turpshme per mospranimin e tifozerise shqiptare dhe heqjen e cdo simboli kombetar.

    2. ndenjen si mumje gjate gjithe zhvillimit te ndeshjes ndersa thirrej “vdekje shqiptareve”, fishkellehej himni dhe goditeshin lojtaret me mjete te forta e shashka

    3. nuk kerkuan qe ndeshja te zhvillohej pa tifoze ose ne nje vend neutral

    KTU VJEN ERA TRADHTI, DHE TI MERO NESE NUK E PUBLIKON KETE JE DHE TI TRADHTAR. BOLL KE BERE ME QINDRA EDITORIALE PER POLITIKE. MERRU PAK ME CESHTJE ME MADHORE

  23. timi says:

    Ivan der Schreckliche» wütete gegen Albanien

    Er war 2010 das Gesicht der Ausschreitungen beim Länderspiel zwischen Italien und Serbien: Ivan Bogdanov. Auch am Dienstag in Belgrad zeigte sich der serbische Hooligan.

    Bildstrecke im Grossformat »

    1|12

    14. Oktober 2014
    Trotz lebenslangem Stadionverbot beim Platzsturm in Belgrad mit von der Partie: Ivan Bogdanov (l.) sorgte bereits 2010 für einen Eklat und musste dafür ins Gefängnis. 2013 wurde der Serbe freigelassen.

    Bild: Keystone/AP/Marko Drobnjakovic

    Trotz lebenslangem Stadionverbot beim Platzsturm in Belgrad mit von der Partie: Ivan Bogdanov (l.) sorgte bereits 2010 für einen Eklat und musste dafür ins Gefängnis. 2013 wurde der Serbe freigelassen. Serbische Fans sorgen in Genua für den Abbruch der EM-Qualifikationspartie gegen Italien. Hier verbrennt ein serbischer Anhänger, es soll sich dabei um Ivan Bogdanov handeln, eine Albanien-Flagge. Hier schneidet er Löcher in die Sicherheitsnetze. Durch diese fliegen dann die Petarden auf den Rasen. Das Spiel wird mit 35-minütiger Verspätung angepfiffen und später abgebrochen, weil die Anhänger der Gäste Petarden auf das Spielfeld werfen. Als die Spieler nach über einer halben Stunde zurückkehren, können sie gerade einmal sieben Minuten spielen. Dann schlagen die serbischen Fans erneut zu und provozieren mit erneuten Petardenwürfen den Abbruch der Partie. Eine Petarde fliegt in Richtung des italienischen Torhüters Emiliano Viviano. Die Partie wird nicht fortgesetzt, die Uefa wertet das Spiel 3:0 für Italien. Die serbischen Spieler versuchen, die Fans zur Vernunft zu bringen. Vergebens.

    ein aus i

    Artikel per Mail weiterempfehlen

    Zum Thema

    Serbien – Albanien: Uefa hielt Paarung nicht für wirklich gefährlich

    Granit Xhaka: «Ich bin froh, dass es ihm gut geht»

    Fussball-Tumulte: Der ewige Streit zwischen Albanern und Serben

    Amir Abrashi: «Wurden mit faustgrossen Steinen beworfen»

    Gefeierte Albaner: Lenjani, Xhaka und Co. zeigen ihre Schrammen

    Fehler gesehen?

    Fehler beheben!

    Serbische Medien berichteten, unter den serbischen Anhängern, die am Dienstagabend beim EM-Qualifikationsspiel gegen Albanien das Feld gestürmt hatten, habe sich ein bekannter Hooligan befunden: Ivan Bogdanov. Besser bekannt als «Ivan der Schreckliche». Bilder zeigen, wie dieser nach dem Spielunterbruch über den Rasen läuft.

    Bildstrecken

    Serbien gegen Albanien abgebrochen

    Infografik

    Der unabhängige Kosovo

    Schon im Oktober 2010 war er bei einem Skandalspiel dabei, als in Genua die EM-Qualifikationspartie zwischen Italien und Serbien abgebrochen werden musste. Bereits nach sieben gespielten Minuten. Dies, nachdem das Spiel erst mit 35-minütiger Verspätung angepfiffen werden konnte. Nach dem Spielabbruch gingen die Ausschreitungen in Genua weiter. Die Uefa wertete die Partie damals 3:0 für Italien, zudem wurde Serbien mit einer Busse von 120’000 Euro belegt.

    Einen Tag später wurde Bogdanov an der Grenze verhaftet – die Polizei hatte ihn aus dem Gepäckraum eines Reisebusses gezerrt. Die Polizei konnte ihn dank seiner zahlreichen Tätowierungen auf den Armen identifizieren. Besonders auffällig sei ein Tattoo mit der Jahreszahl 1389 – dem Jahr der Schlacht auf dem Amselfeld, hiess es. Die Schlacht bildet den Mythos für den ultranationalistischen serbischen Geist. Im März 2011 wurde Bogdanov von einem italienischen Gericht zu einer Haftstrafe von drei Jahren und drei Monaten verurteilt. Im April 2013 wurde er frühzeitig entlassen.

    ja cfare shkruajne gazetat e botes…..tonat nuk bezojne…botojeni kete Foto dhe artikull kudo o GAZETARE

    1. shqiptar antife says:

      Pp perktheje o gazetat e botes se ktu flasim shqip ti qe je i botes shpjegoje

  24. Z.Duka duhet tè pregatitet me shumè kujdes dheme fakte perte kundershtuar serbet dhe ne qofte se ndeshkohemi te zgjohet Zirkoni dhe te protestoj,tani eshte koha.

  25. Pelasgian says:

    Protestoni Shqiptar neper portalet dhe mediat e huaja , tek UEFA E FIFA !

    Serbet kan vrare Tifozin e Tolozes para disa vitesh !

    U rrahen me Anglezet para dy vitesh dhe bravo i qofte lojtarit me ngjyre qe reagoi ! Ashtu duhet te kishin bo lojtart tane dhe jo te vazhdonin lojen !

    Barbarizmat ne Genova te Italise me Bogdanovin qe ishte edhe pardje ne fushe !

    Por jo vetem ne futboll kan bo rremuja , para 4 viteve ben rremuja edhe ne Basket ne Greqi ( me ” vllezrit ” e tyre ) .

    UEFA BOLL I TOLEROVE SERBET !!!

  26. Darius says:

    Janë bërë sot të ditura edhe 12 pikat ku Federata Shqiptare e Futbollit mbështetet për vendosur drejtësinë në vend, ose më saktë për të marrë 3 pikët në tavolinë.
    1. Janë hedhur gurë në drejtim ët autobusit që po transportonte kombëtaren shqiptare në stadium.
    2. Në stadium, përpara se skuadra të dilte në nxemje një copë betoni ka goditur zyrtarë të lartë të federatës shqiptare, prova zotërohet nga delegati i UEFA-s.
    3. Në çdo moment kur lojtarët shqiptarë dilnin nga fusha shoqëroheshin me një rritim agresiv nga shkallët e stadiumit.
    4. Pas nxemjes, lojtarët u goditën me një breshëri monedhash, çakmakësh dhe sendesh të tjera ndërkohë që largoheshin nga fusha.
    5. Gjatë gjithë nxemjes, lojtarët shqiptarë u shoqëruan nga kori i 30.000 të pranishmëve të cilët brohorisnin “ vritini shqiptarët” ose vdekje për shqiptarët.
    6. Tifozë të shumtë qëndronin mbi kangjella të pa shqetësuar nga forcat e policisë.
    7. Përpara se të ekzekutoheshin himnet kombëtare banda muzikore luajti një marsh nacionalist i cili nuk ishte pjesë e programit duke i dhënë udhë një shpërthimi nacionalist në stadium.
    8. Himni shqiptar vërshëllehet në masë duke u bërë i padëgjueshëm për të pranishmit në tribuna dhe ata që e ndiqnin nga ekrani.
    9. Në fushë janë hedhur gurë, sende të forta, çakmakë dhe fishekzjarrë, të cilat kanë ndikuar për keq në atmosferën e lojës dhe janë evidentuar nga pamjet filmike. Tre lojtarët që dolën në nxjemje, pas fillimit të ndeshjes u goditën me sende të forta aq, sa zyrtarët e ndeshjes u detyruan që të ndërronin pozicionin e zhvillimit të saj.
    10. Huliganë hyn në fushën e lojës duke goditur me karrige, grushta e shkelma futbollistët e kombëtares shqiptare, ndërsa më pas lojtarët u goditën edhe nga forca të sigurisë në stadium.
    11. Gjate rrugës që të çon nën tunelin e dhomave të zhveshjes, futbollistët shqiptarë, janë goditur vazhdimisht nga tifozë, forca të sigurisë në stadium dhe policë.
    12. Gjithashtu, para se futbollistët shqiptarë të lejoheshin të dilnin nga stadiumi, me urdhër të Prokurorit te Beogradit (sipas deklaratës së policisë), i gjithë stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar u kontrolluan fizikisht një për një, së bashku me sendet personale.

    UEFA ka përzgjedhur grupin i cili do të shqyrtëjë ngjarjet e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri e vlefshme për eleminatoret e europianit “Francë 2016″. Kreu i Departamentit të Disiplinës në UEFA Emilio Garcia i ka dërguar një letër Federatës Serbe dhe asaj Shqiptare ku i thotë se procedurat kanë filluar dhe ata presin prova dhe materiale deri në datën 22 tetor pasi në 23 meret vendimi.
    Serbia do të procedohet për Organizim të mangët të një ndeshje futbolli, Fishakzjarrë të ndezur në stadium, Prani të flakëhedhësve, Turmë e rrëmujshme, Zaptim fushe nga tifozët dhe Përdorim i lazerit.
    Ndërsa Shqipëria nga ana tjetër do të procedohet për Refuzim kthimi në fushë dhe Ekspozim të një baneri të paligjshëm.
    Komiteti disiplinor përbëhet nga Kryetar, Tomas Partl (Austri) dhe anëtarë Jacques Antenen (Zvicër), Sandor Stock (Hungari), Thomas Hea (Andorra), Jim STJERNE Hansen (Danimarkë), Hans Lorenz (Gjermani), Rudolf Repka (Republika Çeke) , James Shaw (Irlanda e Veriut) dhe Joel Wolff (Luksemburg).

  27. besi says:

    e si mose te harroje uefa-kure ju qelbesirat e rames ne vende qe te merreni me gjetjen e fotovo dhe intervistave me personazha te njohura pra si platini APO blater APO ti qoni fakte trajnerave te ter botes merruni me mbesen e sali berishes.po ku kane qelbesirat e pasardhesit Enver si kryeqelbesira rama.kokepalari me Shum po e mbrone vellaun e vete se shqiperine.

  28. Tom says:

    kot i keni te gjitha keto, piket jane tonat nuk diskutohet ajo, perndryshe cfare precedenti do japi UEFA per te ardhmen, qe mjafton ta zhdepesh ne dru skuadren kundershtare dhe do marresh tre pike se ata nuk do duan te luajne me. edhe kjo puna e flamurit, smbajme ne pergjegjsi se Serbet kthehen ne psikopate sa here qe shohin simbolet tona, sidomos kur ata vete nuk lane flamur pa djegur. Edhe sikur te doje UEFA, nuk i ngelet gje tjeter se te na japi piket. Mendjen te Armenia, se Serbet i ka denuar urrejtja…

  29. iliri Permet says:

    Kjo qe ndodhi zgjoj Shqiptaret te kuptojne se kush jane fqinjet dhe politikanet e saj.Teritoret e Shqitare ne shekuj jane tkurrur nga sllavet(serbet,malazez,boshnaj,kroat)bullgaret,greket.
    Nqs UEFA do te denoje shqiperine, atehere eshte pjese e politikes kurve europiane antishqiptare.

  30. opa says:

    ….PERGJEGJESI KRYESORE KA U>E>F>A~~~~diheshin kontraditat mes dy vendeve…nuk duhet te zhvillohej ne vendet perkatese,por asnjanese…per kete duhet te kerkoje falje u.e.f.a.-videot qe qarkullojne jane vete dore serbi,per destabilizim rajoni,kjo e kombinuar me putin …ata nuk duan sport,muzike,kulture…ata duan gjak…gjynah shembull i keq ky ballkan…shifni vendet skandinave…

  31. Lexuesidallga e detit says:

    et Fshf duhet te bej kujdese dhe te mbaje pergjegjesi pasi UEFA kerkon bashkefajsi te barazpeshuar . Per kete duhet mbajt qendrim te menjehershem ndaj cdo deklarate e dyshimt dhe nuk duhet lejuar te kaloj asnje presje e hestje . Njekohesisht duhet lobuar me te gjitha farmat per te marre drejtesi .

  32. I’m not that much of a online reader to be honest but your blogs really nice, keep it up! I’ll go ahead and bookmark your site to come back in the future. Cheers
    inexpensive nfl jerseys online http://www.legal750.com/inexpensive-nfl-jerseys-online-b-14484.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. s
    smdoll

    ラブドール 通販 日本の男性はますます本物のダッチワイフを手に入れる傾向があります

    Përgjigjjuni
    1. p
      piperdoll

      YourDoll株式会社 顧客のダッチワイフの写真–ダナ– 157 CM | 5 '2 "-B CUP-WM DOLL

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje