Neuro-shkencëtari: Shpirti jeton pas vdekjes, bota jonë e zbehtë

21 Tetor 2014, 12:30Lifestyle TEMA

Gruaja që u kthye në Tokë si një flutur

 Neurokriurgu Eben Alexander ishte skeptik për ccdo njeri që tregonte se kishte përjetuar jetën pas vdekjes. Por më vonë ai pati një përvojë të ngjashme pasi ra në një gjendje kome. Në librin e tij të fundit “Harta e Parajsës”, Alexandër, i cili ka punuar për 25 vjet në Harvard Medical School , shpjegon se ka vetëm një gjë që vazhdon pasi ne vdesim; dashuria.

Shkenca ende nuk mund të shpjegojë jetën pas vdekjes. Sipas tyre vdekja është fundi dhe se jeta pas saj është një gënjeshtër që ia themi vetes dhe fëmijëve tanë.

“Në karrrierën time 25-vjeccare si një akademik neuro-shkencëtar, studimi i trurit, më ccoi në përfundimin se jeta pas vdekjes është një iluzion i trurit, derisa unë vetë përjetova një udhëtim në përtej jetën, pasi rashë në një gjendje kome. Tani kam një pikëpamje krejtëisht të ndryshme, “jeta pas vdekjes ekziston”. Nëse shkenca nuk e njeh këtë gjë po bën dy gabime të mëdha”,- thote neuro-shkencëtari Alexander.

Shkenca nuk mund të provojë ekzistencën e të dashurve tuaj që kanë vdekur. Por ashtu si ne mund të ndiejmë shpirtin prapa syve, ne mund të ndjejmë afër nesh praninë e të dashurëve që kemi humbur.

Dhe ndonjëherë ata shfaqen në mënyrat më të jashtëzakonshme. Imazhi i një fluture ishte shumë i rëndësishëm për mua, gjatë përvojës sime pranë vdekjes.

Unë isha duke lundruar në një luginë të gjelbëruar dhe një dritë e artë vezullonte ngado. Unë nuk isha në formë time njerëzore.

Madje nuk kisha asnjë formë mbi të gjitha . Isha në një moment ndriccimi kur në krah më ulet një flutur. Kjo më bëri që kujtesa ime të kthehet pas kur kisha marrë një letër nga një burrë i quajtur Don, i cili ishte tepër i pikëlluar pasi gruaja e tij vdiq pas 21 vitesh martesë. ajo ishte një grua shumë shpirtërore.

Pasi ajo vdiq, ishte shumë e dhimbshme për Don për të qëndruar në shtëpi që ata kishin ndarë bashkë për shumë vite.

Një mbrëmje ai u ul në kopshtin e tij dhe aty pa një flutur monark, e cila është një gjë e pazakontë në Amerikën e Veriut. Flutura qëndroi në shtëpinë e Don për disa ditë, derisa ai vendosi të largohej nga shtëpia. Por kur po shihte gjërat personale të gruas së tij të vdekur, Lorraine ai pa se shumë nga bizhutë e saj, kapakët e librave dhe rrobat kishin flutura të stampura.

Flutura monark vazhdonte të fluturonte rreth shtëpisë kur Don vendosi të ikte përfundimisht. Pas dy javësh në shtëpinë e tij të re, Don ishte gati të hidhte hirin e gruas së tij dhe foli me një shokë, i cili kishte 13 hektarë tokë të paprekur ku ai mund të shpërndante hirin. Pasi shkoi tek shtëpia e shokut Don, filloi të kërkonte vendin ideal ku të hidhte hirin. Ai e kuptoi se kishte gjetur vendin e duhur kur pa sërish fluturën monark të fluturonte rreth gjetheve të pemëve.

Dhe sërish kur e kapi trishtimi pas dy javëve shkoi tek pema ku kishte hedhur hirin dhe aty sheh sërish fluturën me krah të shndritshëm.

“Kur unë përjetova gjendjen time të komas, ishte një gjendje sa e re për mua po dhe aq familjare në të njëjtën kohë.

Unë ndjeva që kam qenë atje më parë, jo si njeri sicc jam tani, Eben Alexander, por si një qenie shpirtërore, që kisha qenë në atë gjendje për një kohë të gjatë para se të merrja këtë formë njerëzore. Kur elementët tokësor që përbëjnë trupin tim të zhduken, unë do të kthehem përsëri në gjendjen time shpirtërore.

Ajo që unë di është se bota e përtejme është plot emocion, me një ngrohtësi që është më shumë se thjesht fizike. Dhe këto emocione janë kaq paharrueshëm të gjallë, ekzistojnë me një intensitet që e bën botën tonë të zakonshme të duket  e zbehtë”, tregon neuro-shkencëtari në librin e tij pas përvojës së komas.

Ajo që ndodh në koma vazhdon të mbetet një mister për gjithë neuro-shkencëtar me atë ccfarë ndodh me njeriun. Jo pak njerëz që janë ktheyr nga koma tregojnë për parajsën apo zgjohen shpesh duke folur gjuhë të tjera, ose duke ndryshuar profesione, duke mos njohur të afërmit etj. Të gjitha të pashpjeguara shkencërisht.

25 komente në “Neuro-shkencëtari: Shpirti jeton pas vdekjes, bota jonë e zbehtë”

  1. Pelasgian says:

    Le te shpresojme o Sandri ….!!!!Qe shkenca si jep dot pergjigje ” pas – vdekjes ” kjo dihet ! Le te mbese nje mister !!!

  2. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

    e fortë!
    vëllait i ka lënë pasoja gjëndja e komës!!
    i ka pjerdhur trurin!!
    ta mbajë me shëndet!
    gjëja që më bën përshtypje është se gazetarucët e meros e paraqesin si një “zbulim shkencor”!
    thënja e çdo njeriu,të thjeshtë a shkenctar,po nuk mund të vërtetohet në kushte laboratorike nuk mund të quhet shkencë!maksimumi një teori!
    kështu dhe ky tipi,pavarsisht të kaluarës së tij si studiues,nuk mund ta provojë në laborator atë që thotë!nuk është shkencë!as teori sepse mbështetet vetëm në përvojën e tij.
    këto që thot ky lali janë njëlloj si ëndërrat!këtij i ka zgjatur pak si gjatë ësndërra!!
    shnet vllajo dhe ju gazetart e meros!!

    1. Albogentivlora says:

      Gazeta Tema shquhet per copy and paste qe ben nga gazetat Britanike sidomos Daily Mail. Ky shkrim eshte i dates se sotme ne Daily Mail. Ka dhe 2 shkrime te tjera me te njejtin person te diteve te meparshme.

    2. Kanibali says:

      O te dhjefsha ty megjithe laborator o anticensure o “shkencetar” Bathoreje. Po rri mor rrote kari urte se kur flet nje neurokirurg qe e ka provu vete ate lloj eksperience nuk mund te dali nje pjatalares si ty ti tregoje shkencen. Koqe.

      1. Daku says:

        Neurokirurgu ka qene ne koma dhe i shkonte si gjaku dhe oksigjeni ne tru! Po kur mbeten vetem kockat si i behet???

  3. Andreas says:

    te pyesim janullatosin !

  4. mono says:

    Nuk eshte cudi qe shume njerez ne prag te vdekjes, pak para se te vdesin, u thone te afermeve qe kane rrotull se shohin familjaret e tyre. Shkenca duke mos e provuar dot i quan thjesht halucinacione, por as ata nuk e provojne dot qe eshte halucinacion. Dhe pse te gjithe kane halucinacione me familjar dhe jo me njerez te tjere…

  5. Gimi, says:

    Jam njeri me vullnet shume te madh, qe arrita dhe e lexova deri ne fund.
    I mirekuptoj te gjithe qe nuk kane durim ta lexojne deri ne fund .

    1. Daku says:

      mire ai po edhe ti asigjo??? qenke katunar
      hahahahahahahaha

  6. Neo says:

    Edhe nese nuk ekziston shpirti …atehere ne duhet ta krijojme nje gje te tille …

  7. Tarhanxhu Mustafa Pasha says:

    neriu ne diten e tij te fundit, dhe gjyqi i tij.

    https://www.youtube.com/watch?v=aJf4yd-DCMU

    1. Daku says:

      po kur vdes nje bebe 1 muajshe, si do pyesi e cfare do pyesi
      Cfare do i thote allahu???

  8. Ironik says:

    Per aq kohe sa je ne koma, je akoma gjalle dhe truri i krijon iluzionet, pra eshte aktiv. Kur vdes gjithcka shuhet.

    1. Gimi says:

      E mbeshtes fuqimisht kete konkluzion.
      Dhe persa i perket iluzioneve, shume ka vuajtur me to ne jeten e tij te perditeshme, Shkencetari dhe Fituesi i Cmimit Nobel ne shkence, per zbulimet ne fushen e Matematikes Prof. Nash-i.

  9. DR. Adhamudhi says:

    Para pak kohesh me vdiq gjyshi ramet paste. Ne castet e fundit te jetes thirri ne emer vllain e tij qe I ka vdek para shume kohesh, e thirri disa here sikur kerkonte qe ai ta degjonte..se di sa e vertet eshte kjo e ketij neuro..po shpresoj te jet ashtu jeta pas vdekjes me e bukur se. Ota jone e zbehte.

  10. Z says:

    Mire flutura, kujdes pilivesen tani

  11. shvejk says:

    Edhe shpirti i Enverit na eshte kthyer ne forme mushkonje me emrin Sali.

  12. Zef Kallami says:

    Nese shkenca na informon me keto budallalleqe me krijon iden se vete shkenca vdiq.Mori fund jeta shkencore.Nese keto do i thoshte feja e mirepres se aq mend,aftesi ka.Ky duket qe merret me fluturen e nuk merret me asnji tjeter insekt apo kafshe.Simbas keti shkenctarit i kulluar ne tru,vetem flutura ia ka mbushur mendjen se ekziston jeta pertej vdekjes nepermjet shpirtit.Po ama asnji here nuk ka rrite shkenca qe te na e konkretizoje shpirtin si qenje materje,land qe shifet preket dhe paraqet gjithe format e veta ne prezence te natyres.Bile dhe vet era,flladi asht me konkret se vete shpikja e shpirtit ardhur nga feja.
    Per mue shpirti sic duam ta quajme asht brendesia e vullnetshme qe perpunon truni ne lidhje me fenomenet qe perplaset njeriu gjate jetes per te mbijetuar.Me te vdekur njeriu,mbajtesi i shpirtit,vdes dhe shpirti.
    Tashti shkencetari te merret me pilivesn sic humorizon z.”Z”.
    Asht turp qe ky me keto mend te rrjedhura na tregon se ka punuar 25 vjet ne “Harvard Medicla Shcool”,shkolle me shume emer qe mburret e gjithe Amerika.

    1. Kanibali says:

      Shyqyr QI dole ti he burre QI po i tregon tina he burre Harvardit QI ASHT turp QI ai ka PUNUE ne Harvard or TIE o Zef (te hyfte ne bythe) Kallami. Po ik or Zef or kar mil noi lope ose pallo maloken qe tu ka bo si arushe shpelle mos i qaj hallin Harvardit se ke puneson or koqe qe ske mesu as abetaren akoma.

  13. Ajaxs says:

    Jeta e njeriut ska fillim dhe ska fund.Kemi jetuar ne pa fundesi dhe do jetojme ne pa fundesi. Jeta njerezore persritet ne bote te tjera.

  14. Per memedhene says:

    E pse mos e besojme dhe po te mos jete e vertete?

  15. Halil Beluri says:

    Perjetimin e kam pas edhe un ne 2011
    Rash nga skelja martedì 3,5 metra
    Kujtohem qe filluar te punoi.por pastaj nuk maj mend fare.
    me ne fund zgjohem ne spital pas 3 oresh duke me ne tomografi.
    ne ata tre tre ore toksore un perjetova një che qe nuk imagjinohet ne jeten toksore.
    isha ne një dimension tjeter aty kishte veç drite e bardhe.
    isha i shtet ne koltuk qe vizitojne ne spital afer meje kishte 4-5 figura nuk i dalloja çka jan.
    Dimensioni ku isha ishte ne harmoni
    paqe,un me gjith tronditje qe kam pas nuk kam degjuar aspak dhimbje.ishte një paqe totale.
    ne perkujtimin tim kam regjistruar një engjell qe zbriti afer meje qe isha i shtrir ne kolltukun e doktorit dhe ju foli figurava qe ishin retheperqarte me:: Ta shpetojme ket çunin
    Engjelli qe truri in memorizoj ishte veshur nei floket e gjata gri dhe ktahet gri. Ju pershendes
    Te gjitha dokumentat i kam akoma qe kam pas incidentin ne 25/10/2011

  16. Halil Beluri says:

    Perjetimin e kam pas edhe un ne 2011
    Rash nga skelja lartesi 3,5 metra
    Kujtohem qe fillvar te punoi por pastaj nuk maj mend fare.
    me ne fund zgjohem ne spital pas 3 oresh duke me be tomografi.
    ne ata tre ore toksore un perjetova një gje qe nuk imagjinohet ne jeten toksore.
    isha ne një dimension tjeter aty kishte veç drite e bardhe.
    isha i shtet ne koltuk qe vizitojne ne spital afer meje kishte 4-5 figura nuk i dalloja çka jan.
    Dimensioni ku isha ishte ne harmoni
    paqe,un me gjith tronditje qe kam pas nuk kam degjuar aspak dhimbje.ishte një paqe totale.
    ne perkujtimin tim kam regjistruar një engjell qe zbriti afer meje qe isha i shtrir ne kolltukun e doktorit dhe ju foli figurava qe ishin retheperqarte meje:: Ta shpetojme ket çunin.
    Engjelli qe truri in memorizoj ishte veshur komplet gri
    floket e gjata gri dhe ktahet gri. Ju pershendes
    Te gjitha dokumentat i kam akoma qe kam pas incidentin ne 25/10/2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje