Van Basten: U largova prej stresit, zemrën e kam "Ok"

21 Tetor 2014, 15:13Sport TEMA

Vetëm pak javë pas tërheqjes nga drejtimi i Alkmarit në kampionatin holandez, Marko Van Basten shpjegon arsyen e këtij vendimi, duke hedhur poshtë spekulimet se ai kishte probleme me zemrën. Në një prononcim për mediat holandeze, 49-vjecari e pranon se nuk mundi ta përballonte stresin e punës:

“Kisha probleme për shkak të përgjegjësive dhe strestit.

Nuk mund të punoja më si më parë, nuk arrija të flija dhe për rrjedhojë m’u shfaqën problemet fizike, që më detyruan të them mjaft.

Nuk kam patur kurrë probleme me zemrën, tani jam më i qetë”.

Më pas Van Basten shpjegon se këto probleme i ka patur edhe kur ishte futbollist:

“Presionin e ndieja para ndeshjeve edhe kur isha futbollist.

Lexoja shumë para se të flija.

Si trajner, e ndieja më shumë presionin, fundja të gjithë jetojmë vetëm një jetë ndaj duhet të kërkojmë ta jetojmë në mënyrë sa më të bukur.”

Van Basten, duke lënë mënjanë problemet e tij, nuk hezistoi të komentonte shkarkimin e një tjetër holandezi, pikërisht të Klarens Sedorf nga drejtimi i Milanit:

“Kur Sedorf nisi punën si trajner, e pati shumë të vështirë.

Milani është një shoqëri e madhe, duhet të kesh eksperiencë për ta drejtuar.

Nuk është e thënë se mund të bëhesh menjëherë një trajner i mirë nëse ke qenë një futbollist i mirë.

Vlen e njëjta gjë edhe për Inzaghin.”

1 komente në “Van Basten: U largova prej stresit, zemrën e kam “Ok””

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    ik or ik ,bej shurren se ne fund te fundit ti hollandez ngelesh ,PULE dhe kurre nuk behesh dot KENDEZ.
    I zhiu i vockel ,kishte shtles.
    Edhe Ajaxin e viteve ’70 STEFAN KOVAC e beri pa leri se cderdellisen disa ketu ne kete blog.
    Vetem BECKENBAUERI sido qe nuk e kam qejf e ka bere VEZEN me DY TE VERDHA ,kurse ju jeni KELLUFA dhe e beni vezen PA te VERDHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje