Ansi Agolli: Vuçiç të kërkojë falje, në stadium ishin 35 mijë primtivë

20 Tetor 2014, 08:54Sport TEMA

” Kryeministri serb, që është dhe përfaqësues më i lartë i këtij shteti , duhet të kërkojë ndjesë  për atë që ndodhi në stadium, për ato kore,  për përdhosjen e hminit, për gurët dhe staolat që lëshuan kundër nesh” , është shprehur lojtari i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Agolli ka treguar përjetimet gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi në stadiumin “Partizani” në Beograd.

Agolli ka thënë se Federata serbe dështoi në organizimin e ndeshjes.

” Federata serbe kishte në dorë organizimin e ndeshjes dhe përderisa në fushë, përveç qindra tifozëve që hynë, hyri dhe Bogdanovi, ka dështuar plotësisht.

Mediave dhe përfaqësuesve  të Federatës duhet t`iu vijë turp për atë pritje me ato kore kafshërore.

Ai nuk ishte tifozëllëk por mëllef kundrejt 25 futbollistëve që në Beograd kishin shkuar të lunain futboll”,  ka thënë Agolli për “Gazeta Shqiptare”

Lojtari i Kombëtares shprehet i bindur se nëse ndeshja do të kishte vazhduar do të kishte pasoja shumë të rënda për lojtarët shqiptarë.

Përsa i përket vizitës së kryeministrit Rama në Beograd Anis Agolli thotë se marrëdhëniet midis dy shteteve duhet të vazhdojne.

” Unë mendoj se marrëdhënie ndërmejt dy shteteve duhet të ketë , por kryeministri serb duhet të kërkojë falje. Jam plotësisht i sigurt se nëse ndeshja e parë do të luhej në Shqipëri, kurrën e kurrës tifozët shqiptarë  nuk do të ishin sjellë ashtu. 

Vetë ne nuk da ta lejonim. Pavarsisht problemeve politike  që kanë pasur dy shtetet , shqiptarëve kur iu vjen miku në shtëpinë e tyre të presin si mik, jo si ata 35 mijë primitivë që ishin në stadium atë natë”,  ka thënë lojtari i Kombëtares Ansi Agolli.

4 komente në “Ansi Agolli: Vuçiç të kërkojë falje, në stadium ishin 35 mijë primtivë”

  1. Toni KS says:

    Te na rrosh ti Ansi. Vucic nuk do kerkoje falje sepse edhe ai eshte kafshe sikur ata qe cirreshin ne stadium. Por ne fund te fundit neve nuk na duhet kerkimfalja e pasincerte e tyre. Neve na mjafton krenaria qe na sollet me qendrimin tuaj dinjitoz dhe heroik para nje turme te tille.

  2. Drenicak says:

    Une kam pas rast ta takoi Ansi Agollin ne Vaasa ne Finland eshte shqiptar i mrekullushem nje shok i mire i thjesht.
    Ka pas raste kur ka ardh ka luajtur futboll me ne mergimtaret vetem per tna ber qefin sepse ne ishim amator.
    Respet Ansi.

  3. Bleron says:

    mire e ke more Agoll, po prblm eshte se po i mbrojne edhe keta legenat e UEFA http://goo.gl/zkCQgO

  4. mirel says:

    Vucic nuk ka kerkuar falje per masakrat e Bosnjes dhe Kosoves.
    Njerez gjaksore nuk behen dot qytetare te botes.
    Miq me Platinine po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje