Dëmshpërblehen edhe 293 ish të përndjekur/Veliaj: Fillimisht këstet për ata që janë gjallë

22 Tetor 2014, 11:36Sociale TEMA

Rreth 344 milionë lekë janë shpërndarë për 293 ish të përndjekur politikë . Kjo u bë e ditur nga ministri i Mirëqënies Sociale  Erjon Veliaj gjatë shpërndarjes së këstit të rradhës për këtë kategori.

Veliaj shpërndau këstin e rradhës për 293 prej tyre, ndërsa 41 ish të përndjekur kanë marrë edhe një këst tjetër më parë.

Ministri theksoi se fillimisht do dëmshpërblehen ata që janë gjallë dhe më pas pasardhësit e tyre

“Ligji i ri na mundësoi që të japim edhe një këst tjetër për personat që janë gjallë. Nga 2700 persona që janë gjallë , vetëm 1300 kanë sjellë çertifikata dhe një llogari bankare aktive, pra është e rëndësishme që të sillen çertifikatat”, sqaroi Veliaj.

Në vijim ai bëri të ditur edhe një vendim të Ministrisë së Mirëqënies Sociale sipas të cilit tarifat për fëmijët e ish të përndjekurve politikë që do të ndjekin shkollat profesionale do të zerohet.

Në këtë kuadër Veliaj tha se Qeveria po përgatit gjithashtu edhe një vendim për të zeruar të gjitha tarifat për fëmijët e të përndjekurve politikë që do të vijojnë shkollën.

“Me këto dy vendime jemi shumë korrekt me premtimet që kemi dhënë, kemi mundësinë të tregojmë frutin e parë të ligjit të ri duke mos pasur asnjë kompleks që unë votoj majtas e djathtas , por shteti shqiptar është i të gjithëve, edhe i të përndjekurve edhe atyre që kanë lindur pasi ka rënë komunizmi”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, pasi falënderoi Kryeministrin Rama dhe ministrin Veliaj për angazhimin maksimal, që kanë marrë përsipër që kalavari i 23 viteve të përmbyllet brenda mandatit të pare, theksoi se asnjë i burgosur politik që jeton sot në Shqipëri, të mos presë më qeverisje të tjera, pavarësisht se do të jenë të majta apo të djatha, të marrë dëmshpërblimin njëherë e përgjithmonë.

“Me ligjin e ri personat që janë gjallë duhet të trajtohen me përparësi dhe të gjithë ata që janë gjallë do të marrin 70 për qind të fondit të miratuar nga qeveria për secilin individ”, u shpreh Kola. /gj.k/

7 komente në “Dëmshpërblehen edhe 293 ish të përndjekur/Veliaj: Fillimisht këstet për ata që janë gjallë”

  1. danja says:

    Bravo per punen kaq te mire qe po beni me demshperblimin e ish te perndjekurve politike.

    1. vlima says:

      Qeveri e veprave dhe jo e llafeve

    2. toni says:

      Nje tjeter pune shume e mire e ministrit te mireqenies sociale dhe nje tjeter sukse i rradhes i tij dhe ministrise qe drejton.

  2. jona says:

    Ju lumte per punen maksimale qe po beni per kete kategori personash te cilet prej shume kohesh ishin te braktisur nga vemendja shteterore.

    1. adria says:

      Kjo kategori e meriton vemendjen dhe mbeshtetjen e qeverise dhe demshperblimi i tyre eshte nje premtim i mbajtur.

  3. zambi says:

    Shume mire qe po ju jepen leket per here te pare disa personave qe nuk e kishin perfituar deri tani. Po kjo eshte nje tallje me te perndjekurit, pasi qeveria ka me shume se 12.000 dosje te cileve duhet t’u jepen kestet e tjera dhe nuk po merret me ata po ben propagande me nga jo 41, jo 100 e ca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje