Pas Konferencës së qeverisë për masat ndëshkimore ndaj atyre që nuk paguajnë energjinë elektrike, Kunati u ul dhe hartoi një qarkore për seksionet e PD-së, kryesisht në zonën verilindore, që rrezikohet të ndëshkohet nga aksioni. Në qarkore thuhet:
“Qeveria komuniste e cila është rikthyer në pushtet më 23 qershor ka filluar instalimin e diktaturës së proletariatit. Me rastin e 25 Tetorit, ditës së elektrifikimit të Shqipërisë që trumbetoi me të madhe diktatori Enver Hoxha, pasardhësi i tij Edi Rama do të sulmojë çdo vatër demokrate shqiptare për t’i kujtuar atyre se dritat elektrike ua solli partia e tij dhe partia e tij ua heq.
Ata bisha të tërbuar, me reparte policie në mbështetje të tyre, kanë nisur një betejë historike me demokratët shqiptarë kryesisht në veri, atje ku ata janë të pathyeshëm dhe që nuk i ka mundur dot askush këto 24 vjet.
Duke qenë se e provuan se Kukësin nuk e blenë dot me lekë, dhe nuk ja ulën dot kokën, tani duan ta poshtërojnë duke i hequr dritat dhe duke i futur në burg demokratët më të shquar, të cilët nuk i janë nënshtruar asnjë regjimi pas vitit 1990 për të paguar dritat që u takojnë falas si demokratë.
Ata po godasin armën kryesore me të cilën Partia Demokratike ka bërë për vete zemrat e mijëra shqiptarëve, mospagimin e energjisë elektrike. Duke sulmuar në këtë pikë të dobët, ata duan t’u thonë demokratëve se sot e tutje janë njerëz pa zot, që nuk ka kush t’i mbrojë dhe të gjithë do përfundojnë tek arka e qeverisë Rama- Meta për të paguar.
Të trimëruar nga mungesa e një reagimi të ashpër nga ana jonë, pasi kemi qenë të zënë me këto punët e Kuvendit, ata duan të na heqin ne elektoratin tonë stabël, demokratët më të shquar dhe më besnik, që nuk janë dorëzuar kurrë para faturistëve apo drejtorave të KESH, OSSH, CEZ etj.
Partia Demokratike ju bën thirrje të qëndroni fort dhe të mos dorëzoheni, duke mbrojtur të drejtën tuaj si qytetarë të lirë deri në pikën e fundit të gjakut. Ata që duan t’u marrin qindarkat e fundit për energjinë elektrike janë gjakpirës. Edi Rama dhe Ilir Meta me ato para që ua marrin ju, po pasurohen vetë dhe po forcojnë mafien e tyre. Ju nuk duhet të dorëzoheni.
Për këtë në çdo fshat duhet të ngrihet një njësitë guerril i cili të specializohet në lidhjen e telave pasi ti presin këta të qeverisë. Po ashtu, në fshat duhet të ngrihet një grup vrojtimi që të njoftojë njësitin guerril kur të vijë kontrolli dhe t’i zgjidhi pak me qëllim, që asnjë demokrat të mos dëmtohet. Nëse aksioni dështon për ndonjë arsye, atëhere nëjsiti të hedhi në erë shtyllën e tensionit me qëllim që të jemi të gjithë të barabartë pa drita. Ashtu urrejtja popullore do rritet dhe më shpejt dhe një uragan i madh demokratik do t’i fshijë këta maskarenj nga faqja e dheut.
Nga ana tjetër, ne të gjithë e dimë se këta po vjedhin dhe qyetarët e ndershëm. Luli p.sh ka qenë muajin e kaluar në Holandë dhe s’ka qenë fare në shtëpi, dhe i ka ardh fatura 100 mijë lekë. Kjo tregon se këta abuzojnë me faturat, ngaqë e dinë që Luli nuk thotë dot isha në Holandë gjithë muajin.
Për gjithë këto arsye u ftoj të jeni vigjilentë, të vetorganizoheni me njësite dhe celula vrojtimi, si dhe me njerëz të specializuar për lidhje dhe zgjidhje energjie, me qëllim që ta kalojmë këtë dimër të vështirë që kemi përpara.
Me shpresë se do t’ia dalim të ndalim dorën e kësaj diktature, ju uroj punë të mbarë dhe përgatitje sa më dinjitoze për këtë betejë. I juaji, Kunati.”
Zoti Baze,
Perpara se te beni humor me varferine qe ka pllakosur kete vend, do ishte me e udhes e trajtoni ne nje cikel shkrimesh talljen e mafiozeve qe kane ikur e ardhur ne pushtet me te drejen e banoreve te zones verilindore per t’u kompensuar DENJESISHT per demin e madh qe ka shkaktuar permbytja e trojeve dhe okave me pjellore te lugines se Drinit! Nese beni nje llogari te thjeshte,paret qe kane vjedhur “dyshet” e famshme Meta-Prifti,Nano-Harasani,Berisha-Mziu,Berisha-Dollapi,mbase do mjaftonin per ta zgjidhur nje here e mire kete ngerc!!!…
KUJDES; Sali KRIMINELI po i përgatit çeçenët e tij për të hedhur në erë shtyllat elektrike.
Kane miliona pa paguar dhe justifikohen me permbytjen e tokave. Po “permbytjen” qe bene ne Bathore, ato toka qe zune pa pagese te pronareve, apo edhe ato u takonin? Cfare vlere paskan pasur keto toka ne Drin qe nuk u shlyekan kurre. Nuk paguajne drita ne Bathore se thone vijne nga tokat qe ka zene Hidrocentrali i Fierzes, nuk paguajne ne Kukes po per te njetat arsye. Per tokat kane marre dhe do te marrin kompesim. Pastaj ose jane pronare ne Kukes ose pronare ne Bathore. te zgjedhin dhe te paguajne energjine. Boll me duke paguar ne per ta. Energjia rritet cmimi se keta “kafshe” nuk paguajne, vjedhin.
Te pakten ta kuptojne me sarkazem njerezit se cpo behet me detyrimin e paguarjes se faturave te elektrikut, se drejte per drejte ….nuk kane mundur te behen njerez!
Nji pjese i paguajne dritat dhe nji pjese bejne ‘ kinezin ‘ !
Ideologji e pastrr Maloke-bashibozukësh.
Po nuk keni faj ju o kurva se permbytet Kukesin e vjeter edhe keni Drita sot ju.Jam dakort qe dritat duhet te paguhen por edhe ndonje investim ketej nuk do ishte keq.Ps-Sa per ate zoterine qe thote kujdes se do hedhin ne ere shtyllat ,dua to them se ne nuk jemi marre ndonjehere me shtyllat,po do te merremi direkt me HEC e Fierzes