Kunati e shikon pozitivisht pozicionin proserb të Supermbesës

19 Tetor 2014, 20:06Antena TEMA

Reagimi i ri i Supermbesës e la pa fjalë Kunatin. Në postimin më të ri në Facebook, ajo konfirmon postimin e mëparshëm dhe thekson se e ka mbyllur vetëm për disa persona privatë. Kjo i zgjoi shumë interesin Kunatit, pasi lista e personave që mund ta lexonin atë postim, është dhe lista e personave që Supermbesa ka besim.

Për këtë, Kunati përdori një moment Facebook-un e Lulit dhe konstatoi që Supermbesa e kishte lënë të lirë leximin për Lulin edhe për stausin e parë.

Atëhere Kunati filloi t’i shikojë një për një ata që kishte lejuar Supermbesa ta lexonin postimin.

I pari ishte Doktori. Ai kishte akses të plotë në leximin e mesazhit.

-Si është e mundur, tha me vete Kunati? Ky foli një ditë më pas për Albanofobi…apo ta ketë për mbesën, tha, se do të hap fjalë që nuk është gjaku i tij?

I dyti ishte Luli. Për këtë ishte e qartë përse ishte i lirë ta lexonte, pasi mbesa i kishte vënë në një standart me Doktorin. Plus, Luli nuk di ta përdorë Facebook-un.

I treti ishte Abi, babai i saj. Po dhe ky kuptohet, është me origjinë boshnjake dhe ka punuar në grupin e hetimit kundër Ramush Haradinajt për ta gjykuar për krime lufte ndaj serbëve.

-Ka sens, tha Kunati me vete.

Pastaj ishte Gita.

-Epo mirë, dhe këtë e ka mama. Gocat i tregojnë çdo gjë mamasë, tha Kunati me vete.

Pastaj vazhdonte lista. …..Aldua.

-Po këtë, vallë pse ta kenë lejuar ta lexojë, tha Kunati? Apo thjesht i duket budalla, që s’kupton. Ndoshta. Por, ky ka dhe gruan diplomate tek presidenti, mund t’i prishë punë, tha me vete. Do ta njoftoj të ketë kujdes.

Vazhdonte Eduard Halimi….

-Ky, ok. Ky nuk lexon, tha Kunati me vete.

Lista vazhdonte me dajë Zenin. Ky i kishte bërë dhe “like”.

-Me siguri ja përdor e dashura Facebook-un, tha me vete Kunati, dhe ajo nuk kupton se ç’shkruan Supermbesa.

Lista vazhdonte pastaj me Genc Pollon.

-Po këtë pse ta ketë futur tek njerëzit e besuar, tha Kunati? Duhet të ketë filluar Doktori të flasë mirë në shtëpi besoj. Kjo qenka e rrezikshme. Duhet parë.

Pastaj ishin tre emra rresht, Enno Bozdo, Silvi dhe zëdhënësja e re e PD. Ato i kishin bërë like.

-Nejse, këto s’kuptojnë gjë fare, tha Kunati, s’duhen marrë seriozisht.

Lista vazhdonte pastaj me disa miq të saj moshatarë dhe disa emra serbë.

-Këta do t’i ketë nga fisi i gjyshes, tha. Nuk ja njohim.

Pasi mori shënim listën, shkoi tek Luli.

-Ka një zhvillim interesant, i tha. Kam nxjerrë gjithë emrat që Supermbesa i ka lejuar të lexojnë shkrimin e saj pro serbëve. Duhet ta analizojmë me kujdes. Ajo se ka bërë nga vetja. Ajo e di për kë flitet mirë në shtëpi, ndaj i ka lejuar ata.

-Kush janë, tha Luli i trembur?

-Lajm i mirë është që je dhe ti, i tha Kunati. Lajm i keq është se janë thuajse të gjithë  kandidatë për kryesi. Supermbesa ua ka bërë kastile, që po të guxojnë të reagojnë, të ikin nga kryesia.

-E kuptova, tha Luli. Duhet t’i shikojmë me kujdes. Por kjo po na dëmton shumë, po na ul shumë pikë në opozitë. Pale në Kosovë, nuk duan të na shikojnë me sy fare!

-Unë mendoj se është pozitive kjo që ndodh, tha Kunati. Duhet ta shikojmë më me qetësi.

-Po si ta shikojmë me qetësi, tha Luli. Po na shkatërron.

-Duhet të shikojmë anën pozitive. Çdo e keqe ka një të mirë.

-Po ku e ka të mirën kjo gjë, tha Luli? Ajo po na shkatërron.

-E ka, e ka, tha Kunati. Me këtë që po bën, ajo s’ka më vend në PD. I themi Doktorit, prit kur të rritet mbesa tjetër, ndoshta bëhet me shqiptarët. Këtë nuk ta fusim dot në PD, se është me serbët. Kjo është për tek partia e Vangjel Dules.

-Oh, sa mirë të shkoi mendja, tha Luli. Se unë atë po mendoja, sikur të më thërriste Doktori e të më urdhëronte “bëje kryetare të Forumit Rinor të PD”.

-Epo ndonjëherë duhet ta vrasësh mendjen dhe si ti thuash “Jo” Doktorit, i tha Kunati.

8 komente në “Kunati e shikon pozitivisht pozicionin proserb të Supermbesës”

  1. Kapter Jari says:

    Po gjyshi ate qe ndodhi ne Beograd e komentoi : Humben barbaret.
    E kishte fjalen per ne. A nuk tha dhe mbesa po te njeten gje?

    1. Labi Vlore says:

      Sakte.Gjyshi Shkruajti Humben Barbaret,por pa theksuar se kush ishin Barbaret.Shqiptaret apo Serbet??

  2. arif says:

    Ndonjehere duhet ta vrasesh mendje dhe ti,ti thuash jo doktorit. Po ku ka byth se,e bene sybet me anxgarin e mishit pasaj.

  3. ben says:

    Mero nj gabim ke. Nuk esht supermbesa por superbaxhello.

  4. Angjelin says:

    Mero tani perdite duhet te kete shkrime per kete superserbe qe po na pi gjakun bashke me gjyshin e saj xhihadist (Sali). tamarrin mire vesh shqiptaret e shqiperise dhe sidomos ata te |Kosoves se cfare eshte familja Berisha qe ata kujtojne se u dhimbet Kosova. perdite te shkruhet. se e pame qe falje as ka per te kerkuar ajo serbe.perdite deri sa familja te shkoje atje ku e ka vendin ne Urale bashke me sojin e sorrollopin e vete sllav. bastardet.perdite Mero perdite mos u ler kusur ketyre te poshterve. tani qe e nxorren koken duhet tua shtypin….

  5. boti says:

    Vazhdonte Ed Halimi….
    -Ky Ok, ky nuk lexon -tha kunati me vete!!

  6. era says:

    Edhe lul pederasti diten e pare lehu :perpara shqipe- e kish fjalen per sorren e flamurit serb.

  7. john says:

    cmerreni me keto katnare ;;;berisha ;basha ;;dhe familje e tyre ;;;me mbesa dhe niper jane disa fshatare qe kane ardhur ne tironne ; dhe na cajne trapin ;;; shkoni ngriheni bythen lart o njerez te shekullit te 13 ;;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje