Kunati plan pune për të harruar deklaratën e Supermbesës

17 Tetor 2014, 20:54Antena TEMA

Deklarata e Supermbesës i ka hapur shumë punë Kunatit. Mes të tjerash, pasi tani dhe Serbia e quan mbesë të sajën. Për këtë, i duhet patjetër të bëjë një plan pune që të forcojë zërat patriotikë, që të harrohet deklarata e Supermbesës.

Shkoi në zyrën e Lulit ta diskutonin më gjatë këtë çështje.

-Po çfarë të them unë, tha Luli. Ja, Doktori bëri një deklaratë të fortë për Albanofobinë.

-Po, po, e bëri, tha Kunati, po njerëzit thanë që në krye të albanofobëve është mbesa e tij.

-Po mirë, kjo duhet zbutur, tha Luli. Të themi që vërtet mbesa nuk di të shkruajë shqip, po nuk është albanofobe.

-Problemi është se nuk e kanë prej asaj çfarë nuk kuptojnë nga shqipja e saj, tha Kunai, por nga ato çfarë kuptojnë. U duket një idiote albanofobe.

-Çudi, kur ka qenë e vogël ishte gocë e mirë, tha Luli, se e mbaj mend, e kishim në Kosovë. Kur rrinim darkave dëgjonte muhabetet tona dhe ishte kurioze.

-Po ndoshta paskeni bërë pak dëm, tha Kunati, se atëhere ju gjurmonit krimet e shqiptarëve kundër serbëve dhe do t’i kenë ngel në mendje.

-Nuk besoj, tha Luli, se i kuptonte bisedat, por ishte e vëmendshme. Ndoshta kanë fol më gjatë prindërit pasi ikja unë. Unë vet s’besoj se kam ndikuar që ajo të bëhet albanofobe. Nuk më ngjan mua në këtë pikë.

-Nejse, na ka hapur probleme, tha Kunati. Ti duhet të dalësh të ndalosh vizitën në Beograd. Po shkoi atje morëm fund. Fiton dhe mbështetje perëndimore. Duhet t’i thuash mos shko në Beograd.

-Dakord, po ja them, tha Luli, por puna është se ai mund të dalë dy herë i fituar, edhe të mos tërhiqet, edhe të mos shkojë.

-Nejse, ne të bëjmë tonën, tha Kunati. Ta bombardojmë me këtë thirrjen patriotike që të mos shkojë.

-Puna është se del dhe ai burri dhe fillojnë prapë kujtojnë mbesën, tha Luli.

-Po dikush duhet të dalë nga Familja. Ti themi Abit?

-Jo, se atij fillojnë i thonë jo boshnjak, jo dhëndër serbie. Aman, kush i dëgjon.

-Ti themi Zenit, tha Kunati.

-Dakord, le të reagojë Zeni, tha Luli, po dhe atij do t’i thonë nip Serbie. Do duket sikur Familja është e përçarë.

-Aman, më mirë të flasë Zeni, se mund të dalë Armina të postojë ndonjë foto të Taulant Xhakës lakuriq e të thotë e adhuroj këtë trup. Hajde duro rrjetet sociale pastaj.

-Mirë, po i them Zenit, tha Kunati. Kur flet daja, mbesa duhet të heshtë.

-Unë po lidhem me Fazlliçin, tha Luli, të porosis mediat serbe të mos e citojnë Zenin si dajën e Supermbesës, se na prishin punë.

-Thuaja një herë, po do lek ai shëkrdhata, s’bën gjë pa lekë, tha Kunati i dëshpëruar. Dhe Supermbesën kishim mangut tani. Boll na e sjell mendjen vërdallë që do bëjmë Superdhëndrrin anëtar Kryesie.

9 komente në “Kunati plan pune për të harruar deklaratën e Supermbesës”

  1. Bumc-Aus del Aldo says:

    Shqiperia prej vitit 1990, dhe kete e ka kuptuar edhe Aldo Bumci me ate larasken me fustan blue Grida Dume, sundohet nga Familja jone BERISHA, ndaj u themi bashkekombesve tane mos u merzitni se ky vend eshte ne rrugen e duhur.

  2. arif says:

    Shume shume e papare.Une sbesoi se une kam ndikuar qe ajo te behet abanofobe,nuk me ngjane mua ne kete pike…..yyyyyyy ca perle. Po pse cudi ju duket,kopili ben kopila. Hahaha.Do e coni ne psiqatri Salin ju dere ne fund

  3. arif says:

    Po mire se dhe mbesa nuk ka shume faje,ajo kish ditelindjen e gjyshit dhe Serbet nuk nderuan gjyshin po Esatin. Dhe mbesa vrahu mendje,pse Esatin e jo gjyshi,ca ka bere Esati me shume na gjyshi,prape spo i dilte llogaria. Op u kujtua,Fevzua tha ftoi Fazllicin dhe eshte ne perkrahje te bizneseve te tyre ne shqiperi!Dhe ajo filloi dhe shkruajti pro Serbise me te drejte jo pa te drejte,Pse su kujtuan Serbet ti kujtoin gjyshin haruan kur kujtuan Esatin,dmth kishin harruar! Ja u kujto Dasara qe ta fiksoin mire dhe dasaren ata. Se mosha po ben te sajen per gjyshin dhe stafeten e UDB ta mare dasara.

  4. prizem says:

    Supermbesa = Superserbja = Superkurva

  5. ohoho says:

    po me kroacine cpaten?po me bosnjen?…e kane zene…

  6. rumpalla says:

    Po mjaft u morêt me supermbesen. E permendi edhe Lul Balla ne Top Channel. Gafe beri ajo s’diskutohet, por tani le te merremi me hallet tona, sepse dal neper Tirane dhe vetem serb e shqiptar me zene veshet. Mos behemi popull trap edhe ne.

    1. prizem says:

      Kush eshte Lul Balla?

    2. O Rrumpalle! Nuk eshte gafe por gatitje ( e brumosur ne familje)

  7. laramani njengjyresh says:

    …supermbesa nuk me ngjan mua ne kete pike…hahahahaha, edhe ka mundesi, pse jo, bile-bile ashtu duhet te jete, sidomos po te analizohet grafiku i ngjitjes se “yllit”…patjeter qe supermbesa i ngjan superyllit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje