Rrëfimet e Fevzos nga Aeroporti i Beogradit: 49 minutat e mija nën terrorin serb

14 Tetor 2014, 20:40Antena TEMA

Fevzo ka bërë sot dhe ditarin e tij të radhës për atë që përjetoi në aeroportin e Beogradit.

“Sapo u ulëm në tokë, tek dera e avionit u vërsulën forcat speciale të veshura me antiplumb dhe armatosur deri në dhëmbë. Të gjithë patëm një shtangie. Unë dola i pari tek dera dhe u ktheva pas nga avioni

-Mos u trembni, u thashë, nuk kanë çfarë na bëjnë.

Pastaj ju ktheva ushtarëve.

-Ulni armët, u thashë, ndryshe do flas me kryeministrin tuaj dhe do ta kini punën pisk.

Ata ulën menjeherë armët, na kthyen shpinët dhe i drejtuan armët për nga hyrja e aeroportit, me frikën se mos na sulmonte turma.

Pasi hodha këmbën i pari në tokë, dhe të tjerët erdhën pas. U drejtuam tek terminali. Aty ishte provokimi i dytë. Një polic doli dhe më preu rrugën.

-Mbani radhën, më tha.

-Ku është terminali i VIP, i thashë, se kam biznes klas.

-Nuk ka VIP në Beograd, më tha. Do rrish bashkë me të tjerët.

Atëhere nxorra telefonin dhe mora Tadiçin në telefon. I tregova ç’po na ndodhte.

-Ti e di që s’jam më president tha, por po flas me dikë.

Polici më dëgjoi dhe u tremb.

-Zoti Fevziu. nuk e kisha me ju. Tha. ju mund të kaloni.

-Jo, unë nuk iki vetëm pa kaluar gjithë tifozët e ekipit kombëtar, i thashë.

-Jo, na vjen keq, tha polici, për ty kemi porosi të veçantë, se je nip Toptanas, dhe kemi respekt për Esat Pashën, këta të tjerët do rrinë në radhë.

E pashë që ishte provokim dhe nuk pranova.

Më tha Bushati që po ta bën polici kalo nga VIP. I thashë, duan të më respektojnë, se më kanë parë në TV, po nuk pranoj.

Atëhere u mblodhëm të 45 tifozët që ishim në radhë.

-Tani s’keni ça bëni u thashë, do hyjmë.

-Patjetër që do hyni, tha polici, po me radhë.

-Më vjen keq, i thashë, po kaluan 13 minuta.

-E di, tha, është pak problem, se mezi punojnë kompjuterat, por mos u shqetëso.

-Apo e ke me pantallonat e mija që janë të kuqe, i thashë për ta provokuar.

-Jo jo, tha polici, s’kam gjë Ne kemi marrë urdhër nga BE të mbrojmë paradën gej.

Donte të më provokonte patjetër, po e ruajta qetësinë. Mu afruan tifozët e tjerë.

-Çfarë do bëjmë, më thanë, se po na provokojnë.

-Do qëndrojmë, i thashë. Nuk i lejojmë të na poshtërojnë. Tani do flas me presidentin e Serbisë, por ishte në linjë me kryeministrin dhe është pak i zënë. Sa të lirohet do flas me të dhe do na lirojnë.

-Po lere mo burrë, tha njëri, fol me Bushatin, ca do flasësh me presidentin.

-Bushatin këtu e ke, fol vetë i thashë.

-Jo me Andin mo burrë, me atë ministrin e Jashtëm.

-Ç’punë kam unë me atë mo burrë, i thashë? Ja prit se po më bën zile kryeministri i Serbisë.

Pasi fola me kryeministrin dhe i shpejgova situatën e rëndë në aeroport, ku polici na kishte vënë në rresht dhe na thoshte mbani pasaportën në dorë, ai u ndje keq dhe më këkroi ndjesë. Kjo nuk do përsëritet më, tha. Folëm pak dhe për situatën në Serbi dhe vizitën e Ramës në Beograd, dhe më kërkoi t’u thosha tifozëve të qetësohen se gjithçka do rregullohet. Dhe në të vërtetë kishin kaluar 31 minuta dhe ne ende nuk kishim dalë. Policia po vepronte ngadalë. Kur kalova tek skaneri i policisë, polici më pyeti pse kam shall të kuq.

-Më shkojnë me pantallonat, i thashë.

-Ok, tha, por s’ka lezet, se është provokim.

Më në fund isha i lirë. I mëposhtëm serbët. Sapo kalova traun mora përsëri kryeministrin e Serbisë dhe e falenderova për ndihmën. Më tha mos të lëviz, se do na çonte një autobuz, mos na ngacmonte njeri rrugës.

E falenderova dhe ua komunikova tifozëve këtë lajm.

Shpërthyen brohoritjet dhe lot gëzim. Fitore, fitore dëgjohej gjithandej. Më në fund e kishim mposhtur terrorin serb. Ja kishim dalë. Bushati mu duk pak i trishtuar nga e gjithë kjo.

-Çfarë ke, e pyeta?

-Na paska rrejt ai Batoni, tha, që na tha se do na mbysin serbët. Këta na sollën dhe autobus falas.

-Autobusin e sigurova unë, i thashë, mos ua quaj për meritë serbëve. Hajt se Batoni se ka keq. Por unë bëra namin, ndryshe do na kishin fut në burg. Me këto simbole kuq e zi që kam veshur unë, zor se dilja gjallë i thashë.

-Ku je vesh kuq e zi, më tha Bushati, t’i vetëm të kuqe ke?

-Kam rripin e orëz të zi, i thashë. Po nuk e kapi dot polici

Beograd 14 tetor 2014”.

18 komente në “Rrëfimet e Fevzos nga Aeroporti i Beogradit: 49 minutat e mija nën terrorin serb”

  1. ani says:

    E c`na cave koken me dengla o Fevzo!

    1. Era says:

      Ah c’na cave BYTHEN o Fevzo, pse s’thua?

      1. Pilo Lala says:

        Mire ja ben Tema ketij pederit Fevzo, se eshte kryelegen, frikacak, dhe spiun i Liri Berishes.

    2. Fari Balliu says:

      Sarkazem e bukur! Por per kete majmunin Fevzo ose me mire le ti flasim ne emer qe i ka vene Partia “KORANI”jane te verteta! Ky atje ka qene me misjon te familjes Berisha.Kete ta besoni si qumeshtin e nenes. Ai atje shkon edhe si pasardhes i Esat Pashes edhe i derguari i familjes Berisha dhe shume misjoneve te tjera te fshehta.Ne Beograd eshte akoma arkiva e “INFORM-BYROSE”dhe “ZYRA E PERGJITHESHME”qe Salihu po hodhi ne dore edhe ato arkiva ska c’i ben njeri ne bote.Ndaj i perdor keta pederasat ne Beograd.

  2. arif says:

    Haha na ka thene europa ti mbroim paradat gey,na pantallonat e kuqe

  3. petrit says:

    Tamam Don Kishot eshte ky Fevzoja qe ka gjithsej 8 gjysher dhe gjyshe!
    Te lutem o Antena, botoni ndonje vit rjesht qyfyre me Blend Fevzi Bregasi Toptanin! Ndonese nje vit rjesht dit per dit eshte nje kohe e pamjaftueshme per te treguar per Blendin, ju lutemi bejeni!

    1. xakja says:

      Po more zoteri po. Kur Mero mbante thesin e miellit ne shpine, fevzo hante stafidhe maje thesit
      Fevzos qaji hallin se ne rregull je

      1. Xen deledashi says:

        hahahahahaa, o sali palla beju te fala kuneterve serb

  4. Mallakastrioti says:

    @@Favzo..me bere ” Te Qaje” kur the se eMposhte Terrorin Serbe..
    po tiprapeiPrivilegjuar je..se pari sikurthaedhe polici Serbe per ty kane “Trajtim te vecant” si Pinjoll i Esat Pasha Toptanit..(He hidhu nje vrape dhe Shiko Vendodhjen e Rruges meEmrin e tije,nese e di me Fale qe ta kujtova)
    @@Pastaj Miqesia juaj me”Telefonat” e Qeveritareve dhe ish, te bene mete Vertet VIP…apo mos ndoshta ne Xhep kishe edhe ndonje “Karte” me Emrin e Sali Sllobodanka Berishes…???shkurt ti i kishe te gjitha rruget e hapuradhe kudo i mbrojtur…he nje Merite e ke edhe ti ndihmove te tjeret
    per kete po…C´fare fati i keq,qe nuk isha edhe une me ty???

  5. I jashtmi says:

    Po mos u tremb o Fevzi se ja u ke bere vendin ti Fazlliceve sa te te presin mire, ti e ke pritur fazllicin me shume dashuri. Besoj edhe sot nuk eshte kethyer ne Tirane po ka bere nje vizite tek Fazllici. Fare e keqe.

  6. jeta says:

    feizi je shume shkerdhat po haide se po i besojme keto qe na thua!

  7. Ja keta kermat e kopese Kuqe te kapove…koraneve me pasaporte diplomatike
    -per sherbime te lartme?! Apo ja terheq oxhaku
    (- esatpasheXhahili, beu Staroves ….hysnikapo, me xhambazlleqe e kane fitu VIPllikun
    (si ene vulen ne balle))
    uhuhu..h
    Karagjozet e perparimit- xhambazet e kombetarizmit!!

  8. janullatos pisoglentis says:

    hahahahahaaa o cuna komentues, po nuk e moret akoma vesh ?
    Eshte satire e TemA’s ! Kush e pjerdh fevzon me koke-xhangallen ne serbi !

    hahahahahahaaaa

  9. ivani i madh says:

    po le Fezoja po dhe Berisha i ka share e ofenduar kuneterit, dajot e Gites e te Zenit .Ka plasur sheri sot ne mengjes ne familje sa Lili i thote o kerkoi falje vellezerve te saj o do te kerkoje divorcin ,asaj i jane bashkuar Zeni ,Gita dhe super mbesa. se midis tyre ka share dhe dajo FAZLLICIN. .Keto jane lajmet e para dale nga brenda familjes me vone te shohim te rejat e tjera.

  10. arberia says:

    Pse nuk thiren Salen per ndihme se ai eshte miku… i Serbeve

  11. Eagle says:

    Po edhe aty me telefonata more Fevzi?! Je msu ne Shqiperi merr ne tel kete me te zgjidh nje problem dhe ate me te zgjidhe ndonje tjeter… keshtu do vazhodojm gjithmone?!! Nje mut i ndar pergjysem jemi por esht euforia e momentit dhe gjithkush do beje heroin!!

  12. anonim says:

    “A doni me per Belulin?” i thone ksaj! Harxhova kohen kot duke e lexuar.

  13. rrushi says:

    Qe fefziu eshte i shpifur dhe i lig kete e dijne shume njerez ne kete bote. por qe po faktorizohet cdo dite me shume edhe mekontributin e Mero Bazes edhe kjo po shihet nga te gjithe. inati shqiptaro-serb duket edhe si inati i bmeros me sandrin dhe fevziun. Shume mllef mbart ne shpirt o Mero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje