Pas deklaratave të Doktorit, i cili pranoi se ka mbajtur të ndrydhura dëshirat e zjarrta të fëmijëve të tij, vajzës, djalit, mbesave dhe dhëndrrit, për të qenë në krye të PD, Kunati filloi të mendojë se si do ta menaxhojë këtë proces. Deklarata e Doktorit ishte shenjë e qartë që ai i donte ata tani në forumet më të larta. Hë për hë do fillohet me dhëndrrin, pasi vetëm ai është në Këshill Kombëtar, por kompesimi duhet bërë shumë shpejt.
Për këtë Kunati u ul dhe përgatiti një raport drejtuar Lulit se si ta kompesojnë Familjen në organet udhëheqëse.
“Ky raport synon t’i dalë të keqes përpara nga një zemërim i mundshëm i Doktorit për humbjen e balancave brenda PD. Doktori e bëri të qartë dëshirën e tij, që i do fëmijët dhe dhëndrrin në krye të PD, dhe kjo është një ndihmë e madhe për ne. Siç e kemi diskutuar, problemin më të madh që kemi me Doktorin është se nuk arrijmë të kuptojmë çfarë do ai, që t’ia plotësojmë dëshirën. Në rastin kur e tregon vetë se çfarë do, ne jemi fatlumë dhe duhet t’ia plotësojmë menjëherë.
Në rastin konkret, Doktori u pa qartë që e ka inatin me Odetën. Kur e pyetën se a ka pakënaqësi me futjet e reja në PD, ai u shpreh se është përfaqësimi më i shkëlqyer, duke na lënë të kuptojmë se po ua fal këtë proçkën e Odetës, por duhet të më kompesoni, ndryshe kjo punë e Odetës do përfundojë si punë e Çiljetës.
Për këtë unë rekomandoj disa masa paraprake.
Së pari, Odeta ka futur në Këshill Kombëtar motrën dhe burrin, kurse Gita ka futur vetëm burrin. Ne kemi një argument të themi se Gita nuk ka motër, por kjo nuk është aq e lehtë. Prandaj duhet të fusim burrin e saj në Kryesi, me qëllim që të kompensohet .
Së dyti, Odeta ka futur në Këshill Kombëtar, elektriçistin, punëtorin e skenës së kompanisë, 3 shoqe të ngushta dhe dy të dashurit e tyre.
Gita në këtë pikë është treguar modeste Ajo na ka dhënë vetëm dy shoqe të vetat që i ka pas në studion ligjore dhe ato nuk kishin pretendime. Për ta kompensuar duhet urgjent të marrim së paku tre prej tyre në strukturat e PD si sekretare, ose këshilltare pranë kryetarit.
Së treti, Odeta menaxhon gjithë tenderat e Bashkisë për reklama, për zbukurimet e Tiranës, si dhe dy bizneset e familjes sonë. Meqë Gita drejton bizneset e Familjes, unë mendoj që të ngrejmë një grup të përbashkët konsulentësh nga të dy bizneset, që të shkëmbehen përvojat dhe të mos kemi përplasje.
Një problem më vete mbetet Zeni. Meqë mua më konsiderojnë si njeriun tënd më të afërt, atëhere duhet të sigurojmë dhe një qendër të tillë pushteti për Zenin. Në disa raste kur disa biznesmenë i janë ankuar Doktorit për mua që gjoja u kam marrë lekë për leje ndërtimi, ai u ka thënë atyre, “keni bërë gabim që keni shkuar tek ai, duhet të takonit Zenin”. Kjo do të thotë se ai po kërkon me ngulm që unë të ndaj punën me të. Në këto rrethana, për të shmangur ndonjë çarje të madhe, jam gati ta ndaj punën me të. Vetëm duhet të mendojmë se çfarë posti t’i japim në PD. Mendoj se më e përshtashme është ta vëmë tek Komisioni i Financave, që të mbledh lekë gjoja për fushatën elektorale. Me këtë rast ja lëmë atij t’i mbledhë lekët në emër të PD dhe besoj ai qetësohet. Me sa kam parë unë, nuk është nga ata tipat që do post të duket. Me lekët është i kënaqur. Edhe gruaja e tij e re po ashtu. Kështu që mund ta mbyllim dhe këtë krisje.
Porosia ime e fundit ka të bëjë me ty. Siç e pe, Doktori është shumë i vëmendshëm ndaj fjalimeve të tua, dhe ai e njeh dorën e Preçit, prandaj mundohu ta shmangësh nga deklaratat për shtyp. Përdore vetëm për ndonjë fjalim ceremonial, se e pashë që i kishte ikur truri.”
ah moj odeta odeta,shkaterrove fullanin-kjo eshte e paverteta….
shume reklame po i ben odetes qe ne te vertete eshte nje hic qe ka dale nga partia komuniste