Letër e deputetëve të PD nga Lazarati, drejtuar qeverisë

9 Tetor 2014, 20:49Antena TEMA

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë mbërritur sot në Lazarat për të parë nga afër gjendjen katastrofike të banorëve të fshatit dhe represionin policor mbi ta. Pas vizitës në fshat, deputetët bënë këtë deklaratë, të cilën ja dërguan në formë ultimatumi qeverisë shqiptare:

Ne, deputetët e Partisë Demokratike, të mbledhur sot në Lazarat, jemi dëshmitarë të një situate të rëndë, të paparanueshme dhe poshtëruese për demokratët shqiptarë në tërësi dhe heronjtë tanë në Lazarat në veçanti.

Së pari, konstatojmë dëmin e madh ekonomik që qeveria e bandave ka bërë në shenjë hakmarrje ndaj popullit liridashës të Lazaratit, të cilët i kishin halë në sy se konkurronin trafikun e tyre me punë të ndershme. Për këtë shkak ata për gati tre muaj po mbajnë nën terror fshatin, pasi i shkatërruan të mbjellat dhe arrestuan djemtë e tyre më të mirë.

Sot Lazrati është një fshat i poshtëruar, i varfër dhe që vajton djemtë e tij në burgje. Policët burracakë po luftojnë me gratë dhe fëmijët e fshatit, të cilët kanë mbetur këtu dhe po u dalin zot shtëpive të tyre që kërkon t’i vjedhë policia.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të largojë urgjent forcat e policisë nga fshati më paqësor i këtij vendi. Ata dinë të mbrohen vetë dhe i dalin vet zot fshatit të tyre, dhe nuk kanë nevojë për qeverinë e bandave dhe krimit që t’u vijë në ndihmë.

Së dyti, konstatojmë se në fshat janë shtuar sëmundjet depresive dhe makthet për shkak të humbjes së balancës ekologjike në fshat. Të mësuar me një gjendje normale shëndetësore që vjen nga kultivimi i hashashit në këtë periudhë, kur ai përpunohej, këtë vit fshatarët ndiejnë mungesën e nevojshme tanimë për ta, të erës së hashashit dhe ka çrregullime psikolgjike, gjendje makthi dhe shqetësime të tjera nervore. Njerëzit janë nervozë dhe e ke të vështirë të bisedosh qetësisht me ta. Ata bëhen agresivë sapo shikojnë uniforma policie dhe qëllojnë mbi ta. Është kjo arsyeja që qeveria duhet të tërheqë urgjent policinë dhe çdo ngjyrë të ngjashme me uniformat e tyre dhe të mundësojë qetësimin psikologjik dhe shpirtëror të fshatit.

Së treti, konstatojmë se policia ka arrestuar djemtë dhe burrat më të mirë të fshatit, ata që i kanë dalë zot Lazaratit në ditë të vështira dhe duan ta poshtërojnë tani, duke hyrë e dalë në Lazarat, biles duke arritur kulmin me ndërtimin e një poste policie në fshat. Edhe këtu ka veprimtari të qëllimshme poshtëruese, pasi posta e policisë është bërë pa WC dhe policët detyrohen të bëjnë nevojat personale në terren, duke provokuar popullin e Lazaratit, të cilët me të drejtë e marrin këtë si “pshurrje” të fshatit.

Duke u nisur nga kjo situatë. i bëjmë thirrje kryeministrit Edi Rama, të tërheqë urgjent taborret nga Lazarati dhe ti lërë djemtë e fshatit të lirë, siç kanë lindur, në majë të shkrepave malore të fshatit.

Nëse ky ultimatum nuk vihet në jetë për 24 orë, fshati do të marrë masat për vetëqeverisje dhe mbrojtje territoriale, sipas traditës së tij.

Partia Demokratike do të jetë pranë tyre siç ka qenë gjithmonë pranë njerëzve të lirë e të ndershëm që kundërshtojnë diktaturat në Shqipëri”.

19 komente në “Letër e deputetëve të PD nga Lazarati, drejtuar qeverisë”

  1. sali trapi says:

    Turp per pd.me kete busull orientimi zgjedhjet e ardheshme me 20 deputete kini per te mbetur.turp qe pd mbeshtet krimin dhe kriminelet.

    1. rolandi says:

      ai qe voton PD tani kuptohet qarte qe eshte pro krimineleve ,kuptohet hapur ……turp

  2. andromeda says:

    Ç’kam qesh ,o Mero, me lot…!

  3. Gjonoshati says:

    O Lazarati me vulë
    Të shtruan të bënë pulë,
    Sa qe Saliu në krye
    Për të tjerë bëje hije,
    Trarin në dogana ngrije,
    Hashashin n’Europë e shpije.
    Po s’ka më qofte te daja,
    Tani të gjeti hataja,
    Që kur erdhi Saimiri
    Që përposh e lart u hyri,
    U a prishi terezinë
    Iktë e muarrët arratinë,
    Tani po yshtni rininë
    Të qëllojë mbi policinë,
    Po kështu mire s’e kini
    Sytë vetes po ia nxirrni.

  4. Beppe says:

    PD me kete Leter tregon se eshte nje parti idiotesh.

    1. petrit says:

      o beppe; po kjo eshte leter e shkruar nga gazeta Tema per te bere humor or tai,dhe nuk eshte leter e shkruar nga deputetet e PD.
      Mos harxho kohen neper kompjutera, shko me mire andej mga kullotat e fshatit se te mbeten bagetija pa kullotur!

  5. tourkofagos says:

    PD eshte parti islamike,votuar totalisht nga muslimon brodhers,tipike me partine e Morsit ne egypt,tashme e nxjerre jashte ligjit………….
    Si e tille,duhet te perjashtohet nga politika………

  6. Abc says:

    Beppe, ketu vec nje idiot ka o xhan, ti qe s’kupton as nje gje kaq te thjeshte sa fejtonet e Meros te Antena

  7. DR. Adhamudhi says:

    Me lot… hahaha

  8. ermir says:

    Paska ngelur pa pune Xeni me duket dhe deputetet kelyshe kerkojne qe te filloje mbjellja e hashashit kesaj i thone Partia demokratike e droges.

  9. petrit zela says:

    Nuk mundesh tu thuash dot perfaqesues te popullit,ketyre deputeteve te PD-es..U shkon shum pe shtat,per ti etikuar,si perfaqesues dhe mbrojtes
    te flakte te krimit te organizuar,te mafijas se pronave,stimulues dhe
    kultivues t-apasionuar te droges,trafikante te mir organizuar,per te furnizuar me lende narkotike jo vetem kontinentin Evropian,por tere Boten..Asnjeri nga ju nuk e meriton te perfaqesoi popullin,apo ate pjese qe ju votuan;se ju jeni miop nga syt dhe mendija,nuk degjoni nga veshet,se truri i vogel ju mungon. E them me bindie,se ju jeni meshirimi i plote imbijeteses primitive..

  10. Predatori says:

    Ka shtet ketu ?

  11. era says:

    Mire e kane shkruajtur letren ata te PD. Do i sugjeroja te shtonin edhe ndonje kerkese per qeverine, psh nje program rehabilitimi per njerzit e stresuar duke i çuar nga nje jave me pushime ne ishujt Maldive, Hawai, ose ku te jete.

  12. rolandi says:

    skandaloze keto qe lezojme,keta qe shkruajne letra te tilla nuk jane deputet, keta jane kriminele,duhen arrestuar,cjane keta deputet qe mbeshtesin drogen ,lazaratsit,iduhet kofiskuar cdo gje qe kane.. ..turp deputet… a ka shtet….. berdello shqiperia..

  13. john says:

    more trimat e xhah jahos ;;;kur partia social komuniste doli me fotot e never diktatorit ;;me foton e hotlerit ;;;ju komunistat nuk e hapet gojen e qelbet ; se jeni te ndyre ;;;;tani qe disa mbrojne popullin ju na cani trapin ;;; beheni te ndershem ;;; rama para se te mbylli llazaratin nga droga ;;; duhet te hapi vende pune ;;; se njerezit nuk do vdesin nga uria ;;; dh policet katnare pak civilizacion ;;nuk behet shurra ne mes te fshatit ;;;cdo neriu po tja beje shurren ne surrat do tu revoltonte ;;; prandaj para se te na beni si te ndershem ;; shikoni popullin qe po vdes pa buke ;;; se rama meta kane ma honger me pire ;;;dhe bejne biznese ne kurriz tz popullit ;;;prandaj kelusha komunistash mbylleni dhe shikoni boten ;;; ne hollande ;; kur nuk ka pune gjeja me e mire per te ushquer familjen eshte rruga e droges ;; por disa sahanlepires te komunizmit nuk mund ta kuptojne ;;; dhe sme plasi as per bashen ;;dhe as per berishen e qelbet ;;;jam realist pa ;;;;

  14. eni says:

    Kryetari lokal i PDse duhet marre per leckash e te paraqitet ne organet e drejtesise per tu ballafaquar me statusin e partive politike ne nje shtet demokratik… dhe t’i shfaqen filmimet e pushtimit te kuvendit popullor , kryeministrise,RTSHse nga partia e horave qe e bene Shqiperine lesh e li. E kane hak pushkatimin se pushkatuan me qellim cdo ideal, duke skllavizuar Shqiperine…me keq se pushtuesit me tev keqinje.

  15. Eri says:

    Kjo me duket si per 1 Prill….mos na thuaj qe eshte e vertete kjo o Mero….
    Kulmi sikur te jete REAL

  16. Shqiptari says:

    Ky shkrim është bëre nga Tema për të ironizuar deputetet e PD-së që do të vizitonin Lazaratin. Nuk është letër e deputetëve të PD-së. Kuptimi i këtij artikulli është se si mund t’i dalësh në mbrojtje shkelësve të ligjit. Prandaj lexojeni me kujdes dhe mos u ngatrroni dhe e merrni për letër të PD-së.

  17. kok daullja i PD-SE says:

    pd eshte parti malokesh dhe vrasesish ordiner dhe kontrabandistet ma te medhenj te droges kartel droge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje