Ministri Panariti sapo lexoi dje në mesnatë letrën e hapur të Batonit, nuk e zuri gjumi dhe u nis drejt e për Kosovë. I thanë se duhet të takonte pronarët e Devollit, që sjellin krundet në Shqipëri. Shkoi në Prishtinë dhe kërkoi zyrat e Devollit. Të gjithë që pyeste i thoshin, “aha, zyrat e Batonit. Po mor, dil këtu, ec aty, ktheu aty, ku lexon Devolli, pyet ku a Batoni, aty e ke”.
Si përfundim, arriti. Pyeti a është Batoni aty.
-Jo, nuk ashtë, i tha një nga pronarët e Batonit. Vjen më vonë, se fle vonë.
-Më kanë dërguar nga Tirana t’i kërkoj falje për krundet, i tha ministri.
-Po ti eja mor burrë ulu një herë, i tha pronari, se krundet janë tonat, Batoni veç është i punësumi jonë.
-Jo, i tha ministri, më ka çu qeveria me sqaru Batonin. Unë e kam bërë gati një letër dhe po jua lë juve. Ju ja jepni Batonit.
-Pije nja kafe sa ta lexojmë pak, i tha pronari. Por, me ne ke për të bisedu, jo me Batonin.
-Jo, jo, qeveria më ka çu për Batonin, i tha ministri. Ja, lexojeni letrën:
“I dashur Baton. E lexova reagimin tuaj patriotik mbi ndalimin e miellit plot krunde në Shqipëri dhe më ngarkuan të të kthej përgjigje.
E para gjë që dua të them, është se unë përgjigjem për cilësinë e miellit që hanë qytetarët e Shqipërisë dhe jo për bilancin e eksporteve të miellit Shqipëri- Kosovë. Por, meqë më ngacmove, i pashë dhe ato, dhe më rezulton që as Shqipëria dhe as Kosova nuk prodhojnë dot miell për vete, por e marrin nga Serbia. E tillë është dhe kompania që na sjell miellin në Tiranë. Meqë reagimi yt ishte shumë patriotik, dua të di nëse u ngelet qejfi serbëve që je kaq nacionalist shqiptar, apo jo. Nëse nuk u ngelet, unë të inkurajoj të bëhesh edhe më patriot. Këtë mund ta bësh duke këshilluar miqtë e t’u biznesmenë, pronarë të TV ku punon, që kur të importojnë miell nga Serbia, ta kenë me cilësi të mirë. Ne nuk mërzitemi pse vjen mielli nga Serbia, as pse atë e sjell një kosovar patriot, por mërzitemi vetëm pë krundet. Po qe se na i shmangni ato nga mielli, nuk kemi asnjë problem.
E dyta që dua të sqaroj është çështja e krundeve kosovare që ma keni përmendur si racizëm. Unë nga përvoja si zooteknik, nuk kam qëndrim klasor, as etnik ndaj krundeve. Në literaturë ne kemi mësuar që krunde janë pjesa e padobishme që del nga mielli, pasi sitet hollë. Në këtë rast unë nuk kam ndonjë gjë me krundet e Kosovës. Edhe krundet e Serbisë, edhe ato të Shqipërisë dhe të Italisë apo SHBA, janë njësoj të padobishme. Por, nuk e kam me krundet e Kosovës, por me krundet në tërësi. Jo se ato nuk vlejnë. Ne ato jemi gati t’i marrim, por na duhen për bagëti, jo për njerëz. Ndaj je i lutur ti porosisësh pronarët e t’u, që kur t’i sjellin krundet në Shqipëri, thejsht t’i ndajnë nga mielli, me qëllim që krundet t’ua hedhim kafshëve dhe miellin njerëzve.
E treta që dua të sqaroj, është se as Edi Rama, as Ilir Meta, as më kanë penguar, dhe as më kanë nxitur të merrem me çështjen e krundeve. Kjo është thjesht puna ime. Unë kam qenë në takimin e Prizrenit dhe jam duke bërë ç’është e mundur të zbatojmë gjërat për të cilat kemi rënë dakord. Të siguroj që për çështje të krundeve nuk kemi rënë dakord, qoftë dhe për faktin se nuk na është kërkuar mendim. Ne mund të biem dakord të unifikojmë cilësinë e miellit dhe cilësinë e krundeve me Kosovën, por jo të bashkojmë miellin me krundet.
Me respekt, ministri Panariti!”
-Ok, e lexuam, i tha pronari i Batonit. Shto dhe diçka që ke ardh këtu e na ke taku ne, se ai s’na beson.
-Po çfarë të shkruaj, i tha ministri.
-Qe po të ndihmojmë ne, i thanë pronarët e Batonit.
“Së fundi, dua të sqaroj se sot isha në Prishtinë, u takova me pronarët e tu, dhe u sqaruam për çështjen e krundeve. U thashë se jam prekur shumë prej letrës së Batonit, dhe jam nisur me urgjencë për në Kosovë, se më ka çu qeveria. Por ata qeshën dhe më thanë me shaka, qënke shqetësuar kot. Siç më thanë ata, Batoni shpesh është i “shtrenjtë në krunde, dhe i lirë në miell”. Kjo më qetësoi, pasi kështu e kuptova dhe më qartë”.
-Faleminderit, u tha ministri Panariti. Po iki i sqaruar me ju, por aman ja sqaroni Batonit, se më mërzitet qeveria në Tiranë. Unë u thashë të iki ta zgjidh çështjen e miellit, por ata më thanë ik qetëso Batonin, se mielli atë punë ka.
Ne mbeshtetje te titullit te shkrimit, jemi te mendimit meqenese jemi akoma popull fukara, batoni te na shese milellin dhe krundet le ti coje ne serbi ose po deshi le ti mbaje per vete. Kjo eshte vetem nje deshire.
Sa per Panaritin, te kontrolloje krundet se mos kane cianur, se sa per shqiptaret krundet e serbit do hane sa te jete sala jashte, sa te leje Likja shqiperine pa DREJTESI, dhe sa te beje Edi politike te madhe.
Rrofshin Kosovaret/Koqevaret patriote!
Po të ishin vetëm krundet “patriotike”, që ka sjellë banda e Sali shpellarit, në Shqipëri…i bënim “hallall”…! Por në Shqipëri, kanë hyrë e po hyjnë gjithë fundërrinat e magazinave të botës, që nga Kina, deri në Evropë, të amballazhuara bukur dhe na shiten si mallra të standarteve…???!!!
Sipas kkes na i vene edhe festen, miq.
Ju doni qe E Mira te vije me lloqe mas gaxhoit?
S’ka qofte pa lujt vithet, ka vec qifte serbe, greke etj dhe rrjepje shtate lekuresh, e meritojme, bij te shwipes,
pse i boni gamgam Hones?
Ne delet, tha Shvejku, kujtum se
….tu bo ciuciu, na rruashin EterShenjterit & Ckelqesat e tyre
do na vije fup liri- drejtesi- mbrothtesi …e ardhme me luge florini
ne tabaka ari, meqe ina shqipe, hihihi
Eeeeej, koloni, ka per cjeper, koloni me medaljera & Lodra e zurna: zoti e do Shqiperine…
Zoti e bekofte Shq!!!
Shqiperia po ndryshon…. Rilindja na purpuron!
Mire na e bojne!
A mund te jete njeri,ky,qe ka shkruar kete komentin me siper(yfyf-i?)
Na mbyten INJORANTET!!!