Kunati siguron përgjimet për Lulin

11 Tetor 2014, 20:28Antena TEMA

Kunati arriti më në fund të sigurojë përgjimet që Doktori kishte urdhëruar për Lulin. Për hir të së vërtetës, ai kishte urdhëruar përgjimin e drejtorit të lejeve në Bashki, pasi ishin hapur fjalë se po shiten lejet me 30 për qind. Doktori kishte kërkuar gjithë bisedat e tij me Lulin, për të kuptuar me kë i ndante lejet drejtori.

Biseda e parë

Drejtori: Shef, kemi atë lejen që fola me Kunatin. Dosja është gati, por duhet me ndërhy pak tek plani rregullues, se e kanë lënë 6 kate.

Luli: Po sa kate do të shtosh?

Drejtori – Edhe 5 thashë, se del mirë, ka leverdi.

-Luli: Mua mos më provoko? Thuaj qartë, kush ka leverdi?

Drejtori: Qyteti pra, kush tjetër?! Duket më mirë dhe zgjidh shumë probleme sociale.

Luli: Për çdo gjë duhet të flas me Doktorin. Nëse ai është dakord, e shtojmë.

Drejtori: Ok, sqaroje, por kam frikë se do na e kthejë.

Luli: Po pse do na e kthejë?

Drejtori: Se më ka ardh Zeni me e bë 14 kate, se “kam ca halle” më tha, por i thashë “s’ta bëj dot, me shtu 8 kate mbi 6 kate”. Më tha “si të duash”, po e pashë që u prek.

Luli: Mua mos më ngatërro me këtë punë. Po ke fol me Zenin, mbylle me Zenin. Janë punë me zarar këto.

Biseda e dytë

Drejtori: Shef, e takova Zenin. Ishte i mërzitur.

Luli: Po pse?

Drejtori: Ja, nga thashethemet, se kush i kishte thënë që ne marrim 30 për qind për lejet. “Vetëm ne si famlje mbetëm të ndershëm” më tha. “Nga 3 për qind kërkon Gita, nga 13 unë”. E sqarova që janë thashetheme. “Po të jetë kështu- tha – atëhere bëje sa kate them unë”. Si thua, ta bëjmë.?

Luli: Patjetër ta bësh. Dhe të jesh i sigurtë që ai nuk merr lekë. Dhe ato pak që merr, i fal në xhami, se është besimtar. Bëja patjetër.

Biseda e tretë

Drejtori: Shef, e zbardha lejen. I dërgova SMS dhe Zenit. Më tha, faleminderit.

Luli: Ai i the që më bëri namin Luli, pse e zvarrite?

Drejtori: Jo, nuk i thashë, se mu duk i kënaqur. Si t’ia bëjmë, tani do bëjmë ndonjë punë për vete? T’ia fusim këtij këndit të lojërave?

Luli: Në asnjë mënyrë. Do pyes Doktorin dhe të them.

Drejtori: Pyete, po i thuaj mos t’i tregojë Zenit.

Luli: Po pse, çfarë ka, prapë është i pakënaqur?

Drejtori: Jo, deri tani i kënaqur është, por thashë të bënim dhe ne ndonjë punë.

Luli: Në asnjë mënyrë. Do flas me Doktorin dhe të them.

Raporti i SHISH

Në këto biseda është përgjuar Luli me drejtorin e Urbanistikës. Ka pas provokime për lekë ndaj tij, por Luli nuk është tunduar. Për çdo gjë tha “duhet të vendosë Doktori”. Mendimi ynë është se është njeri pozitiv, me karakter dhe i pastër. Nuk i ka ngrënë as provokimet për familjarët e shefit tonë. Njerëz të tillë i duhen partisë.

6 komente në “Kunati siguron përgjimet për Lulin”

  1. Bumc-Aus del Aldo says:

    Mjere ky vend me keta kafshe qe ka per agallare

  2. arif says:

    Haha. Sa te poshter jeni.

  3. arif says:

    Po beni na nje te bukur per 2f. Psh. Flamurin qe kane me guzhunjeta. Ca faje kane 2f qe ja u mere era flamurin dhe ja u kthen na qeveria. Ca faje kane 2f se ata te shikut si coin ne shish pergjimet po ja coin shefave te klanit qe ti hedhin 1 sy. Na keto qe te mos mi zere gjumi 2f.

  4. gazetari87 says:

    sa bukur eshte qe te mashtoroni dhe te krijoni realitete te reja vetem duke akuzuar me fjale, a ka ndonje fakt qe e verteton se ku eshte deformuar leja e ndonje pallati. e para, plani urbanistik eshte miratuar njehere ne keshillin bashkiak dhe me pas ne KKT, dhe nuk e ndryshon dot cdo moment sic do. media ka qellim te informoje dhe jo te dezinformoje! e dyta, eshte fakt qe leje ndertimi nuk jane dhene, te vetmet qe jane dhene kane qene kete vit dhe jo per kohen kur behet fjale per pergjimet. dhe e treta, merruni pak me pergjimet e atij qe na betonizoi kryeqytetin dhe nuk kemi se ku te kalojme. jam dakord qe jane bere ganime, duhet te ishte bere me shume per qytetin tone, por nuk jam dakord qe te mashtroni dhe te abuzoni me njerzit e ndershem dhe ata te paktet te cilet nuk abuzuan me postin!!!

    1. arif says:

      O gazetar i 87 kushbjane ata qe po akuzohen kote. Me hapur te lutem shume. Ku i ke ata te ndershmit e tu. A pa ju keni pjerdhe o lumo e o deto.

    2. bato says:

      O gazetari 87!
      Nuk paske lexuar kurre ne jeten tende ndonje fejton, apo ti se di fare c’eshte fejtoni? Se ketu nuk flitet per fakte, por behet humor aludiv, per te vene ne loje konceptet e pushtetareve tane. nejxse, me qe nuk ke lexuar asnje liber ne jeten tende, i merr keto fejtone si te verteta dhe padashur diskrediton veten tende! lexo, mor mik, lexo dhe pyet qe te behesh me i ftilluar e mos te revoltoheswh nga nje fejton gazetaresk!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje