Kunati ka kohë që merret me studimin e skemave politike të Ramës, për t’i vënë në dispozicion të Lulit. Deri tani ka arritur të koncetrohet në shumë skema të Ramës, që Luli i ka marrë dhe i ka vënë në zbatim, edhe pse jo në kushte të nëjta. Të tilla janë skenografia e Kuvendit, stili i fryrjes së Këshilit Kombëtar, bojkoti Kuvendit, dhe deri tek citimi i Robert Çamçakëzit. Kjo, dhe për shkak se Luli s’ka qenë në Shqipëri kur e ka thënë Rama këtë dhe nuk e di që është batutë popullore e tij.
Por, pasi e tha këtë, Kunati merr një telefonatë të çuditshme nga Fatos Nano.
-Me Kunatin dua të flas, tha.
-Me kë Kunat. i tha Kuanti?
-Epo Xhoi im s’ka vëlla, i tha, me të Lulit dua të flas.
-Unë jam, i tha Kunati.
-Dëgjo, i tha Nano. Më kanë thënë që t’i i bën fjalimet Lulit. Desha të di këtë punën e Bert Çamçakëzit kush ta shtiu në mendje?
-Sandri ma shtiu, tha Kunati. Dhe mu kujtua vetë, se është në një film të vjetër kjo batuta.
-Dakord, u sqarova, i tha Fatosi. D.m.th ti nuk e ke dëgjuar ndonjëherë tjetër veç filmit këtë?
-Jo jo, i tha Kunati. Biles dhe filmin ma tregoi Sandri.
-E kuptova, tha Fatosi. Besoj as Luli se ka dëgjuar?
-Jo jo. Ai u çudit shumë, se më pyeti a e ka Albert Çamçakëzi apo Robert Çamçakëzi?
-E kuptova, tha Fatosi. Tani dëgjo këtu. Thuaj Lulit, po qe se do të luftojë Ramën, të pyesë Saliun, jo Ramën.
-Po ai Doktorin pyet, tha Kunati.
-Po, por në këtë rast paska pyet Ramën, i tha Fatosi.
Kunati s’po e kuptonte talljen e Fatosit dhe i bëri një telefonatë Sandrit, duke i treguar çfarë i kishte ndodhur.
-Emo mirë, i tha Sandri. Se e kam përdorur dhe një herë kundër Fatosit këtë unë, kur kishte sherr me Metën.
-Aha, ndaj ishte i tërbuar, tha Kunati. Po e marr ta qetësoj, t’i kërkoj ndjesë.
E mori përsëri Fatosin dhe ju prezantua.
-Jam Kunati i Lulit, i tha. Luli të kërkon shumë ndjesë që je lënduar nga përdorimi i batutës së tij kundër Ramës.
-Jo, mua s’ke pse më kërkon falje, i tha Nano. Kërkoi falje Ramës që ja ke vjedhur. Mua vetëm më pyet cili qe efekti.
-Hë, cili qe, i tha Kunati?
-Në atë betejë e hëngri ai Çamçakëzin, i tha Fatosi. Kështu që dhe Luli është në rrugë të mbarë për ta ngrënë.
-Më fal, se nuk e dinim, i tha Kunati. Të japim fjalën që nuk do ta përdorim më.
-Nuk ka problem, i tha Fatosi, dhe mund t’i përdorni, po unë i kam një përdorimshe batutat, si prezervativi, kështu që do merrni risqe po i përdorët dy herë.
Sh. e bukur Mero.
I madhi Nano!
Tosi si gjithmon finok .
e goditur. pse jo dhe e holle. po ne rastin e lules me kuptim plote eshte ngrenia e sapunit. ose me sakte kapja e sapunit siç thone koleget e melami beratit e te kapos. kur ta marre vesh ky debili i bashkise qe sala i ka vene ne pjate sapun e jo djath, ketij do ti dalin flluska nga hundet. helbete eshte i ri ky hollandezi e nuk i njeh gjerat siç duhet. ka shume te ngjare qe edhe bashari yne te bej ndonje turne disa vjetor si puna e selamit. problemi eshte se ke vend do zgjedhe , hollanden apo usa. m.gj.th. per kete vendos doktori, ai i di se ku i atashon. mjere partia shpellareve per keta çamçakezer dru me pre.