Kunati lexoi i shqetësuar se CNN, që mbahet si një kanal prestigjoz, kishte shkruar se Olsi Rama kishte komanduar “dronin” që shëtiti disa minuta posterin me kufijtë e Shqipërisë etnike dhe fotot e dy prej babllarëve të pavarësisë së Shqipërisë. I shqetësuar për lajmin, donte të konsultohej patjetër me Doktorin.
Shkoi në zyrë dhe i tregoi lajmin.
-Çfarë qëndrimi të mbajmë, i tha? Dhe këtë kishim mangut tani, të na dalë Olsi patriot.
-Gënjen CNN, tha Doktori. Kështu ka gënjyer gjithmonë dhe për mua.
-Por po e përgënjeshtruam, dukemi njësoj si Rama, tha Kunati, se dhe ai e përgënjeshtroi.
-Ashtu, …mirë atëhere. Duhet me e denoncu Edi Ramën që ka frikë të jetë shqiptar. Shkruaj…
“Edi Rama, ky armik i betuem i shqiptarëve, dëshmoi dhe një herë sot, se sa frikë ka nga të qenit shqiptar dhe sa shumë e tmerron krenaria jonë kombëtare.
Edhe pse CNN ka botue një lajm të genjeshtërt, për me ngrit lavdinë e familjes Rama, për të cilën mafia ka paguar miliona, Edi Rama nuk arriti ta përballojë realitetin kur gënjeshtra u ba publike. Atë e tmerron ideja se bota mund ta quajnë shqiptar patriot dhe përgënjeshtroi menjëherë lajmin.
Partia Demokratike denoncon udhëtimin e vëllait të Edi Ramës në Beograd, i shoqëruar nga disa biznesmenë mafiozë që i shërbejnë Edi Ramës dhe klanit të Zemunit. Udhëtimi i tyre drejt Zemunit në Serbi tregon lidhjet e tyre të vjetra me njëri- tjetrin dhe bashkëpunimin dhe inskenimin e asaj që ndodhi në stadiumin e Beogradit. Edi Rama e sajoi dronin fluturues përmes klanit të Zemunit, që të gjakoste kombëtaren shqiptare, të derdhte gjak të pastër shqiptari në Beograd, me qëllim që të hiqte vëmendjen nga problemet e brendshme, dhe sidomos fshehjen e dëshmisë për vrasjen e Santos, që zbuloi gazetari i madh, Artur Çani.
Për këtë arsye Partia Demokratike, denoncon edhe lojën e pistë të mafies së klanit të Zemunit, që kanë paguar CNN për ta bërë patriot Olsi Ramën, por nga ana tjetër dënon dhe frikën dhe urrejtjen e Edi Ramës ndaj Shqipërisë, që ka frikë t’ia quajnë vëllain patriot.
Ne të gjithë e dimë të vërtetën, e dimë që Olsi Rama dhe biznesmenët e tjerë ishin në Beograd për takime me klanin e Zemunit, dhe nuk i hedhin dot hi syve shqiptarëve duke u shtirë si patriot. Edhe “droni” që shetiti flamurin mbi stadium, ishte një pretekst për të hequr vemendjen nga qëllimi i udhëtimit të tyre në Serbi, i cili po parapërgatiste vizitën zyrtare të Edi Ramës, ku do të pagëzohej raporti i ri i Zemunit të Beogradit me Zemunin e Tiranës.”
Kunati e mbajti shënim dhe i hodhi një sy të gjithës.
-Mirë është Doktor, i tha, por e vërteta është se serbët e kanë ngatërruar Olsin me Fevzon. Flamurin e paska ngritur Fevzo në stadium. U ka thënë gazetarëve më rrethoni pak, mos na shikojë njeri, se do bëj një foto. Aty ka hapur flamurin shqiptar, ka bërë foto dhe e ka palosur përsëri. Pastaj e ka postuar në Facebook. Serbët e kanë parë dhe kanë menduar që ky është vëllai i Edi Ramës, pasi e kanë dëgjuar që fliste në telefon vazhdimisht me Edi Ramën, Bushatin dhe Tahirin. Dhe kanë thënë, ky që është kaq i rëndësishëm, është vëllai i Edi Ramës.
-Ashtu, tha Doktori gjysmë i përhumbur? Mos e thoni këtë, se nuk na intereson. Mba versionin e parë. Nuk besohet kjo, që Fevzon nuk e njohin në Beograd. Duket e pabesueshme.
Pse ashu e beri foton 2 fenda,ku ka bythe ai legen te pjerdhe ne beograde. As mbeshyer se nxjerre flamurin ai fende. Ai se nxjerre flamurin ne shqiperi do e nxjerre ne beograde. Po ik o Mero se nuk eshte na ato nuse te pjerdhe ne dasem ai letyre.
Shume dobet gazeta Mero. Nuk te shkon fare ky pozicion.
ik o mero baze ke mbaru gazeta shume e dobet
Perralla me mbret po na tregon o Mero!!!