Vokshi ankesë Kunatit për tekstin e deklaratës

24 Tetor 2014, 20:00Antena TEMA

Pasi doli lexoi tekstin e deklaratës kundër aktivitetit të Ramës për kancerin e gjirit, Vokshi mori shumë komente negative përsa i përket përdorimit të fjalës “Read Light” të Amsterdamit.

Të gjithë komentet i kërkonin asaj llogari se ku i kishte parë ajo “Read Light”e Amsterdamit dhe aludonin se kishte punuar pas atyre dritareve.

E revoltuar, Vokshi i nisi një letër proteste Kunatit.

“Po të shkruaj e zemëruar me tekstin e sotëm të deklaratës që më detyrove të lexoj.

Ti e di që unë i bindem disiplinës së partisë, por kjo futja e hundëve të tua dhe tek puna e grave është shumë e dyshimtë dhe aspak serioze. Të paktën për punën e kancerit të gjirit mund të na lësh të flasim vetë, se është halli ynë.

Kam marrë shumë komente fyese për “Read Light” të Amsterdamit.

Ti e di që kjo është nëj fjali e sikletshme kur lexohet nga një femër. Imtësia me të cilën ti ma kishe përshkruar në deklaratë, tregon sikur unë i njoh me detaje “Read Light” e Amsterdamit. Në të vërtetë unë nuk i kam parë dhe as dua t’i shikoj. Ajo që më bën të besoj është se ti dhe Luli i njihkeni shumë dhe duhet të keni qenë klientë të tyre. Por, kjo është puna juaj.

Ajo që më shqetëson mua është se duke na kufizuar pavarësinë dhe në shkruajtjen e deklaratave për sëmundjet e grave, ne padashje po marrim përsipër gjithë veset tuaja dhe problemet e jetës suaj.

Nuk e kuptoj përse u desh të krahasoheshin dritaret me “Read Light” të Amsterdamit, ndërkohë që ka plot shtëpi me llampa të kuqe në Evropë ku lejohet prostitucioni. Ka të tilla në Gjermani, Belgjikë, Angli e gjetkë.

Fakti që ju përmendi Amsterdamin, u kujton të gjithëve që Luli ka ardhur nga Holanda dhe që qenka njohës shumë i mirë i këtyre “Read Light” të Amsterdamit.

Së dyti, duke qenë se dhe ti vetë ke jetuar në Amsterdam, e komplikon më shumë situatën, pasi duket sikur gjërat që ke bërë, tani i ha Luli, pasi ja veshin atij njerëzit. Ne e dimë që ai ka qenë njeri me moral të lartë dhe nuk ka shkuar kurrë me prostituta. Edhe kur e mora Lulin në telefon para deklaratës ta pyesja pse duhet ta krahasonim me “Read Light” të Amsterdamit, ai më dërgoi SMS “Nuk flas dot se jam në Amsterdam me gruan, dhe i ka bezdi këto “Read Light””.

E treta, që njerëzit mund të dyshojnë është se dhe Supermbesa e Doktorit ka ikur me studime në Amsterdam dhe duket sikur ajo na tregon çfarë ka parë atje.

Të gjithë dihet, që besojnë se ne i marrim udhëzimet nga Doktori dhe në këtë rast, ai konsultohet me Supermbesën. Prandaj ky veprim na ka dëmtuar shumë, sidomos krahasimi me shtëpitë me llampa të kuqe.

Akoma më e rëndë bëhet situata që ti më nxorre mua të flas për kancerin e gjirit kur të gjithë e kanë mendjen tek vendimi i UEFA-s. Edhe pse avokatët tanë e kishin argumentuar qartë se djemtë tanë ishim më të bukurit, më të pashmit, më seksi se ata serbë, prapë UEFA favorizoi serbët dhe kjo bie erë, sikur ne duam të eklipsojmë problemet e grave duke lavdëruar bukurinë e meshkujve të Kombëtares.

Duke shpresuar që ti nuk do ta përsërisësh më këtë gabim, shpresoj në bashkëpunimin e ardhshëm.”

Kunati e lexoi me vëmendje dhe vuri këtë shënim sipër saj.

“Krahasimi juaj nuk qendron. Tek “Read Light” të Amsterdamit paguajnë klientët, fiton ndërtesa, tek “Read Light” e Tiranës paguan ndërtesa, fitojnë klientët”.

 

6 komente në “Vokshi ankesë Kunatit për tekstin e deklaratës”

  1. - homeri- says:

    – bukur e perfundon kunati … me kunjin e Meros…

  2. andi says:

    Kunati i ka vene kapake ne funde

  3. Edmond says:

    Kane kaluar viti nga zgjedhjet e fundit ,ku gabimet kriminale te sali berishes na hodhen ne opozite … te gjithe e dinim se arroganca jone do na. Conte ne perplasje me shqiptaret ,harruam se na zgjodhi populli shqiptar ,qe ne ti permbushnim interesat kombetare,ekonomike,sociale shqiptare ,..,brenda disa muaj u degjeneruam ne uqer te babezitur,u kthyem nga nje pushtet i popullit ,ne hajdute,hipokrite ,kriminele ordinere,dhe ne fund kriminele politike.,popullin filluam ta quanim,koke pa lare,terroriste,qelbanike etj etj….shitem pa me te voglin respekt ,interesat kombetare,teritor te republikes se shqiperise… dhe pergjigjen e morem shpejt populli nuk fal mos e harroni kurre ..tani kemi kryetar te ri????une si antare i partise demokratike kerkoj me force te behet organizimi i partise demokratike te vertete te bejme kritikat tona per vuajtjet qe i shkaktuam popullit me gabimet tona te fillojme te sjellim shtetin ne binaret demokratike te mbeshtetim qeverine e sotme kur punon mire dhe te bejme opozite te forte kur qeveria te gaboj ,te punojme forte qe te behemi te besushem ne popull …te largohemi dhe te distancohemi nga figura qe kane lyer me gjak shqiptari,duart e tyre te qelbura… kryetar bashko demokratet kerkoj falje popullit dhe reago te pastrosh partin demokratike nga njeres anti demokrat ..te ulim koken dhe te punojme fort te behemi perseri te besushem ne popull..eshte detyra juaj ta beni ndryshe largohuni …por mos bojkotoni parlamentin por luftoni fort ne mynyre konstruktive te mbroni interesat e zgjedhsve tane dhe te shqiptareve mos e katandisni partin demokratike ne parti pa ideale nje parti qe bertet vetem per anarshi, nje parti pazaresh mos harroni ,te fitojme besimin e shqiptareve ndryshe ,,,,,do jemi nje pjese ne histori

  4. no name says:

    Ne Anglisht read = lexo, ndersa red = e kuqe
    nuk e di ku eshte gabimi por besoj se eshte nga anglishtja e mire qe kane protagonistet e kesaj rubrike. Thanks.

    1. Sokol.Milano says:

      Ne fakt ne Hollande nuk quhen “Read Light” por “De Wallen” ose ” Walletjes”qe do te thote muret,por kunati mesaduket e ka shkru ne anglisht per hir te se motres. Taman per qene regull me Amsterdanin duhet ta kishin shkruar ne dutch (gjuha hollandese) “rosse buurt”.Po nuk e besuat pyetni supermbesen.

  5. era says:

    Me pelqeu argumenti i avokateve ne UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje