VIDEO/ Shfaqet pengu britanik John Cantlie. Raporton suksesin e ISIS në Kobane

28 Tetor 2014, 13:25Bota TEMA

Pengu britanik John Cantlie është shfaqur në një video të re të shtetit  islamik ISIS. Video e Cantlie është xhiruar  në qytetin sirian të shkatërruar nga lufta, në Kobane.

Cantlie thotë se beteja për qytetin në kufirin turk “është gati drejt fundit” dhe se militantët kanë ” spastruar qyetin nga trupat armike, deri tani”.

Në video pengu britanik u referohet ngjarjeve të dy javëve të fundit, duke përfshirë edhe furnizimin nga ajri nga avionët amerikanë për luftëtarët kurdë sirianë.

Video zgjat  pesë minuta dhe 32 sekonda. Ajo gjithashtu përmban disa pamjet ku pretendohet se po  qëllohet nga një avion i telekomanduar i Shtetit Islamik.

Në video, Cantlie thotë: “Tani beteja për Kobane po vjen  drej fundit dhe muxhahidët janë duek pastruar çdo rrugë dhe çdo banesë të Kobane. Ju herë pas here mund të dëgjoni të shtëna të ç’rregullta në sfond si pasojë e këtyre operacioneve. Në kundërshtim me atë që thonë mediat perëndimore beteja për Kobane ka mbaruar.  Siç mund ta dëgjoni, gjendja është shumë e qetë, përveç disa të shtënave të rastit”.

Cantlie është rrëmbyer në Siri në nëntor të vitit 2012  ndërsa video është hedhur në internet vetëm pak ditë pas vdekjes së babait të Cantlie, i cili realizoi një video nga spitali ku lutej për lirimin e djalit të tij./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje