Twitteri i parë i Mbretëreshës Elizabeth merr në çast 724.000 ndjekës

24 Tetor 2014, 16:42Bota TEMA

Mbretëresha Elizabeth II ka dërguar Twitterin e saj të parë gjatë hapjes së galerisë për teknologjinë dhe informacionin në Muzeun Shkencor të Britanisë.

Mesazhi në Twitter u dërgua në orën  11:36 të paradites dhe  u pasua menjëherë me 724.000 ndjekës.

 

Në llogarinë në Twitter të Mbretëreshës Elizabeth shkruhej: “ Është kënaqësi të hapësh ekspozitën e “ Erës së Informacionit”@ScienceMuseum dhe uroj që ju ta pëlqeni duke e vizituar atë. Elizabeth R.”

Mbretëresha hoqi një dorashkë para se të bëhej gati të shkruante Twitteri-n në prani të 600 të ftuarëve.

Elizabeth dhe Duka i Edinburgut arritën  të premten në mëngjes në Muzeun e Shkencës në Londër për të hapur për herë të parë galerinë e dedikuar historisë së informacionit dhe të teknologjisë.

“Era e informacionit” ka detaje interesante për gjashtë rrjetet më të mëdha ndryshuan rrënjësisht botën tonë 200 vitet e fundit, duke nisur nga energjia elektrike, telefoni e deri tek komunikimi me satelit dhe interneti./j.h

2 komente në “Twitteri i parë i Mbretëreshës Elizabeth merr në çast 724.000 ndjekës”

  1. ferdi says:

    Nuk do flem sonte nga qefi na ka dal kjo gerdalla ne feizbuk.

  2. Berisha says:

    27000 Budallenj versulen pas nje te rrjedhure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje