17 vjeçari australian, Elmir ABdullah është një nga xhihadistët e shumtë perëndimorë që ka shkuar të luftojë në Siri. Ky djalosh, i rritur në Sydney ka çuditur teksa ështe shfaqur në një video ku thotë se do ta ngrejë flamurin e ISIS mbi Buckingham Palace dhe Shtëpinë e Bardhë. Elmir Abdullah, tani vetquhet Abu Khaled, por familjarët e tij e quajnë një idiot.
Xhihadisti nga Sydney, pasi është shfaqur në një video të re, është dënuar nga të afërmit e tij në Australi, pasi shpall se ai nuk do të ndalet dhe as fushata e vrasjeve të ISIS, deri sa flamuri i zi të valvitet në çdo tokë të kësaj bote.
Në një video Elmiri, i drejtohet vetes me emrin Abu Khaled teksa qëndron i rrethuar mes luftëtarëve të tjerë të ISIS.
Elmiri, gjithashtu është zotuar në video se do të hakmerret ndaj kryeministrit australian Tony Abbott dhe presidentit Obama. Video titullohet “Mesazh i Muxhahidit 4” dhe në të dëgjohen vetëm kërcënime ndaj SHBA dhe çdo vendi që është pjesë e koalicionit kundër ISIS.
“Ne nuk do të ulim armët tona derisa të arrijmë në tokat tuaja,” thotë ai, 17 vjeçari Elmir në mesazhin e drejtuar veçanërisht Australisë
Ndërsa nëna e Elmirit thotë se ai u zhduk nga shtëpia, pasi doli me pretekstin se do shkonte për peshkim, në muajin qershor të këtij viti. Familja e tij ka kërkuar përmes mediave ndihmën e shtetit dhe shërbimeve të inteligjencës, që ELmiri të kthehet në Australi, pasi sipas tyre ai po reagon si idiot dhe i është bërë shpëlarje truri. (J.H)
Jo idiot por KOKRRA KARIT qeka
O Tema, thellohuni ne artikujt qe perktheni nga mediume e huaja. P.sh., ky personi mund te kete lindur ne perendim (ne fakt australia eshte ne lindjen e larget) me ate emer dhe mbiemer qe ka ky personi ka shume gjasa te jete nga ndonje vend musliman.
Nuk ka gjasa, te gjithe xhihadiste qe permenden si perendimore kane origjine nga vendet Arabe/Islamike dhe jane te pajisur me nenshtetesi Europiane/perendimore.
Fytyra me nje shikim te zbrazet. Duket qe gjithcka eshte bosh mbrapa syve.
Vellezerit e turkofagosit hahahahaaa !