Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një interviste për televizionin amerikan CNN u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit që të bëhen pjesë e koalicionit kundër ISIS.
“Shqipëria e cila ka marrë masa për të dekorajuar dërgimin e shqiptarëve në vendet në konflikt, ndërkohë që kemi shtuar dhe masat ndëshkimore (masat penale) për të gjithë ata persona që merren me një aktivitet të tillë.
Në Shqipëri kemi ndër të tjera një harmoni të konsuliduar fetare, gjë e cila u shfaq edhe gjatë vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri. Për më tepër që po flasim për një fenomen global”, tha Bushati.
Duke folur për rolin e Shqipërisë në luftën globale të terrorizmit, kreu i diplomacisë tha se Shqipëria ka marrë masa penale për të gjithë personat që merren me një aktivitet të tillë.
I pyetur nga gazetaria Becky Anderson, se duke qënë një vend me shumicë muslimane dhe pjesë e kualicionit të NATO-s, sa të rrezikuar ndjeheni nga risku i sulmeve, Ministri i Jashtëm u përgjigj:
“Ne jemi një shtet europian, ne jemi një shtet laik dhe kemi një ndarje të thellë mes fesë dhe çështjeve shtetërore. Jemi gjithashtu një shoqëri ku myslimanët dhe të krishterët europianë bashkjetojnë sëbashku, nuk jemi në vendet e cilësuara në risk.
Nuk është një fenomen shqiptar, nuk është një fenomen ballkanik, por sigurisht që ekziston një element risku dhe unë e shikoj Ballkanin ashtu si gjithë vendet, edhe për shkak të pozitës gjeografike që janë pjesë e këtij riksu.
Nëse flasim për kthimin e këtyre luftëtarëve në vendet e origjinës, sigurisht që paraqesin një rrezik për të gjithë shoqëritë edhe për stabilitetin politik.
Dhe pa marrë parasysh përbërjen etike apo fetare të vendeve, nuk ka asnjë përjashtim për këtë çështje, duhet ta pranoj”, u shpreh Bushati.
Lidhur me kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrosrizmit, – duke qënë vend i vogël me kontribut më të madh me armatime se sa vendet e tjera anëtare të NATO-s, -si dhe rolin strategjik të Shqipërisë në Ballkan, Bushati tha:
“Në jemi një vend që i kemi dhuruar qeverisë irakiene një pako thelbësore armësh edhe monicionesh.
Ne bashkëpunojmë në mënyrë të ngushtë me qeverinë amerikane në këtë çështje. Ky nuk është rasti i parë që ne japim konstibutin tonë si një vend anëtarë i NATO-s.
Ne dimë shumë mirë se çfarë do të thotë për të luftuar për lirinë, ne jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s në Ballkanin perendimor, – pasi kroacia u bë vend anëtar i Bashkimit Europian, – dhe po punojmë për të zhvilluar demokracinë në rajon dhe ky bashkëpunim vendos në funksion të gjitha agjensitë ligjbatuese dhe të gjithë ne jemi të vendosur për të dhënë kontributin tonë për një kauzë, e cila është kauzë globale.
Dhe nuk ka të bëjë me islamin apo me një shtet të caktuar dhe nuk duhet të stigmantizohet një shtet apo një komb për këtë çëhstje. Filozofia jonë është që në jemi të angazhuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me të tjera shtete në këtë kualicion kundër terrorizmit”, theksoi ministri i Jashtëm. /gj.k/
Bravo ministrit, shqiperia duhet te jete iniciatore e ketij aksioni qe te forcoje dhe pozitat e veta si lider ne ballkan, ate vend qe po pretendojm te fitojm me mbeshtetjen dhe te nderkombetareve.
Nuk luftohet miu hales me raketa!
Koalicioni duhet te mbledhe 10.000 trupa, avione dhe arme te lehta dhe te desantohet nga ajri. Naten tju futen, mu ne vatrat e tyre dhe ti kapin ne gjume!
Tju fusin nga nje kallep dinamiti ne bythe dhe ti bejne copa-copa me gjithe mjekra e flamuret e zinj me shpata
Z.Bushati eshte nga Ministrat me profesionist te kesaj Qeverie.
Respekte.
po me nacionalizmi e shqiptareve c fare do beni .agimi i arte ne greqi u zhduk per nje vit , kjo fale luftes se vendosor te qeverise greke . shqiptaret me flamur ne dore jane bere si isis ne siri. tiranen do ta beni vendin me islamik te botes . ah se harova , jemi cliruar nga turqia apo jo .
pordhe me rigone,me 150 jihadista ne Syria dhe 87% sunite ne vatan te cileve po u nderton dhe big jamia nuk te beson kush,thjesht genjen veten………….