Google, projekte inovative për Shqipërinë në vitin 2015

29 Tetor 2014, 17:02Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito zhvilloi një takim me perfaqësues të kompanisë “Google”, z. Lan dhe z. Tola, për të çuar përpara projektet e përbashkëta inovative.

Mësohet se gjatë takimit u bisedua mbi projektet që ‘Google’ do të zhvillojë ne Shqipëri gjatë vitit 2015.

Kështu, vitin e ardhshëm ‘Google Street’ për Shqipërinë 2015 do të ketë në fokus turizmin.

Ndërsa një tjetër program i ‘Google’, ‘Google Adsens’ në shqip do të sjellë të ardhura suplementare për Mediat Online.

Gjithashtu, në vitin 2015, Ministria e Kultures dhe 30 Institucione do të marrin pjesë në programin “Are going Google”.

Po ashtu, në vitin 2015 do të bëhet krijimi i GDG – Google Development Group dhe të tjera projekte po kaq inovative. /gj.k/

3 komente në “Google, projekte inovative për Shqipërinë në vitin 2015”

  1. Normale says:

    hemm, interesante

  2. Tironsi pi Vunoi says:

    Po nuk ka njeri ti thote kesaj Ministres qe nuk duhet te mburet me kete Google Street ?
    Do permiresojme cilesine e diellit tha nje ish minister i Sales.

  3. eva says:

    Fotografimi i rrugeve eshte fantastik,deri ne fshatrat me the thella,por Shqiperia nuk eshte gati…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje