Deputetja demokrate Mesila Doda deklaron se grupi që mbështet rikthimin opozitës në Kuvend brenda radhëve të PD është i madh. Në një intervistë për Agon Channel, Mesila Doda thekson se zërat kritikë ndaj bojkotit të opozitës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së janë të shumtë. Sipas saj, opozita aktualisht nuk është askund, ndërsa sqaron se opozita nuk bëhet përmes Facebook-ut apo konferencave për shtyp.
I vetmi që kërkon ndërprerjen e bojkotit jeni ju brenda PD-së?
Koncepti juaj nuk është i drejtë. Unë nuk do të përmend askënd nga kolegët e mi, por nëse do të kishe ndjekur median do të shikoje që në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, unë isha ndër të shumtët, madje jo zëri kryesor në atë kritikë që është bërë. Madje debati i hapur solli shumë argumente të cilat na drejtonin për në përfaqësimin për në institucion. Opozita e sotme ishte qeverisja e djeshme dhe për mua hapi i parë, por ende i paplotësuar ishte mungesa e ndjesës në Kongres. Unë e pata bërë një ‘mea culpa’ në shkurt të këtij viti ku i kërkova ndjesë gjithë elektoratit tonë.
Do të ketë ndërprerje të bojkotit?
Unë shpresoj dhe besoj se kthimi duhet të jetë shumë i shpejtë.
Departamentet në hije të PD a po punojnë sepse për hir të së vërtetës nuk kemi mësuar ndonjë…
Unë besoj se konferencat e shtypit që jepen nga PD nuk mundet të ezaurojnë rolin e grupit parlamentar. Grupi parlamentar është arma politike e një partie. E di shumë mirë që sistemi i sotëm elektoral, zërat e veçuar apo zërat të cilët nuk mbështesin kryetarin në vendimmarrje, siç mund të ketë qenë rasti i grupit të PS-së shumë kohë më parë, anatemohen shumë dhe quhen sikur janë zëra kundërshtues. Në të vërtetë jo. Në rastin konkret shumë zëra politikë po kërkojnë që të shëndoshin një situatë e cila duket shumë problematike.
Nuk e kemi opozitën asgjëkundi në këto moment. Nëse nuk e kemi opozitën në parlament, jemi të padëgjueshëm, nuk ndihmojmë dot njerëzit tanë.
Keni një kryetar të fortë partie apo keni një kryetar të dobët partie në një parit të dobët?
Unë besoj se koha e heronjve në politikë nuk është më. Besoj se heroi i fundit ka qenë Azem Hajdari, i cili me ikjen e tij, mori edhe një pjesë historike të kohës së PD-së. Do të ishte e udhës që të mendojmë se z. Basha do të arrijë të ketë një qasje të mirë drejt burimeve njerëzore në PD . Askush nga ne mund të të vazhdojë dot të krijojë një lloj dualizmi vetë apo ndokënd tjetër, që thuhej se z. Berisha ishte shumë i fortë dhe z. Basha nuk ishte aq i fortë. Secili njeri ka prerjen e tij, por duhet ta bëjë shumë mirë detyrën e tij. Vendimet janë vetëm në dorën e Bashës. Nëse heziton të marrë vendimet, nuk është problemi i dikujt tjetër, është problemi vetëm i kryetarit tonë. Nëse Basha është kandidati i ardhshëm i Shqipërisë që kanë zgjedhur të djathtët, ai duhet ta bëjë opozitën të besueshme, të minimizojë problemet që rrjedhin në një ekip dhe nga egot e karrierave. PD lindi si parti e njerëzve rebelë dhe kështu duhet të funksionojë si një parti e hapur.
A ke komunikim të drejtpërdrejtë me z. Rama?
Jo absolutisht.
Po a do të kishe dashur?
Po sigurisht. Nëse do e kisha përpara dhe më jep dorën, do t’i jap dorën.
Si të duket marrëdhënia e mosdhënies së dorës mes liderit të opozitës dhe kryeministrit? E mbështet?
Shqiptarët i japin dorën edhe hasmit. Unë mendoj që kjo është pjesa jonë qytetare. Në politikë kjo është gjëja më normale. Dhënia e dorës është njerëzore. Besoj se politika do të evoluojë dhe do t’i heqë këto …
Mesila Doda, ndoshta keto duhet tia thuash lulushit
http://bit.do/Skifterat-duke-bo-seks
Flet Mesila per rikthim te opozites ne kuvend, me gjasa se grupi parlamentar ben pune te meadhe. Ty s’te eshte degjuar zeri asnjehere moj kukumjaçke.
O t’marrsha te keqen Mesila e madhe je kam respect se je atnikomuniste e flakt , trimresh mos u zbraps aspak..
PD, ne e shpetofte, ka per ta shpetuar vetem Grida Dume. E urte, largpamese, larg klisheve skolastike, ajo eshte modeli se si duhet te jete nje femer lidere, qe i “ngjit fjala si me zamke”. PD do te shkoje atje ku duhet, nese tregohen pak me aktiv, Gent Strazimiri, Arben Ristani, Edi Paloka, Flamur Noka, si dhe ai ish ministri i drejtesise, te cilit nuk po ja kujtoj dot emrin tani. Keta kane per ta shpetuar dhe sjelle PD ne pushtet. Vetem lus zotin, te mos i bejne thirrje per revolta sovranit, sepse, kur te shohesh, vetem me nje thirrje te ketyre, (e mira do te ish nepermjet gojes se Aldo Bumcit)ky popull cohet dhe nga varri, per ti pare edhe njehere ne qeveri, nen udheheqjen e urte dhe largpamese te zotit Berisha, per te miren e demokrateve te vertete.
Kjo lloj distance kaq e madhe ,ne parlamentin tone eshte skandaloze ,e pa
justifikueshme ,nuk tregon aspak integrim Europian .
Duhet te gjindet nje gjuhe e perbashket ,per te mire e vendit ,duhet te xhvishen nga ky mentalitet primitiv ,qe hasmerojne njeri tjetrin ,vetem per nje fjale goje .Kjo eshte e meta me e madhe qe kemi ne Shqipetaret ,gje e cila nuk eksiston ne Europe . Ne parlament as qe behet fjale ,por dhe ne
vendet e punes ku punohet ,kritikat mund te jene nga me te ndryshmet si dhe zenkat ,por asnjehere nuk ndodh qe te mbajne meri njeri me tjetrin .
Mire e ke ti Mersila,po Luli e ka lene PD-ne ne dore te njerzeve pa pwersonalitet jo vetem politik por edhe moral.PD-ja eshte fshatarizuar,pa vere veten ne pozicionin e rinise te sotme dhe degjoje per dite skifterat e PD-se,me siguri do te vjellesh nga neveria.
Mire e ke ti Mersila,po Luli e ka lene PD-ne ne dore te njerzeve pa pwersonalitet jo vetem politik por edhe moral.PD-ja eshte fshatarizuar,pa vere veten ne pozicionin e rinise te sotme dhe degjoje per dite
U vjen turp te shkretve te kthehen ne parlament dhe duan te gjejne nje reason per padrejtesite e medhaja qe u jane bere ne kuvend.
Kane mbetur rrugve si ata qente pas shperndarjes se tufezimeve ne kooperativat bujqesore. Le te rrine ate feste kane.
Kam qene skeptik ndaje kesaje zonje por tani e kuptoje qe paska resuse brenda Pd per nje kurs te ri ne interes te shqiptarve .Nuk ma do mendja se luan kartat si Kreshniku i aleances Faqe-Zi.
Moj zonja Mesile kam respekt per fjalen tende, por me duket se me shume e ashper me opoziten sesa me Qeverine. nese e ndjen te nevojshme shko ne parlament dhe flit dhe bej opozitaren, nese do shkosh sa per tu ulur ne karrike nuk ia vlen. opozita nuk ka numra e parlament atje ka vetem fjalen. ne ditet e sotme a mjafton vetem fjala. deputet e opozites kane frike te flasin , te denoncojne, te permendin emra ne parlament, ata jane te izoluar dhe te intimiduar nga media, nga diplomatet e huaj qe mbeshtesin cdo idiotesi te qeverise, ataj jane nen presionin e cdo hallke te qeverise, nga tatimet, nga inspektoriati i deklarimit te pasurise, nga policia, nga prokuroria,. opozite i ngelet te beje vetem Spartak braho te cilin e lene te flase si te doje per shkak se ka rrjedhur nga mendja.
Kam qene skeptik ndaje kesaje zonje por tani e kuptoje qe paska resuse brenda Pd per nje kurs te ri ne interes te shqiptarve .Nuk ma do mendja se luan kartat si Kreshniku i aleances Faqe-Zi.Le te shpresojme se gjerat do kalojne po ndonje tragjedi Shkspirjane .
Te lumte Mesila! Kjo politikane me duket se eshte maturuar goxha keto vitet e fundit. Mbaj mend qe ishte goxha e veshtire t’a degjoje ca vite me pare, per shkak te nje agresiviteti te tepruar dhe te nje qendrimi ekstremist. Por vitet e fundit me duket goxha me e pjekur dhe e balancuar. Kjo tregon qe di te evoluoje me kohen dhe eshte shenje zgjuarsie. Te lumte Mesila! Keshtu vazhdo. Na duhen vajza te forta si ti. Por mbi te gjitha eshte te drejta e te ndershme
DHEMB PER DHEMB,nese s’do te shkosh tek Olldashi ne kete moshe.DHEMB PER DHEMB me kryetarin real,Berishen.Eksperienca ka treguar se te gjithe ata qe jan perball DHEMB PER DHEMB me Berishen kan jetuar ne jete dhe mbijetuar ne politike,te tjeret qe donin ti benin dinakun si Hajdari apo Olldashi sot jan ne BROX.
Mire e ke mos zonje, shume bukur flet, nuk jeni gjekundi dhe nuk do te jeni asgjekundi, derisa disa nga ju i marrin doren naltmadhnise tuaj, ne pd ka njerez shume te zgjuar qe duan te ecin perpara, po nuk i le kush, prandaj mire eshte qe te luftoni per te miren e ketij vendi, se juve nuk ua qajme hallin, c’te bejme ne te shkrete qe mezi shtyjme muajin.