Një 29 vjeçar britanik është arrestuar dhe është lënë në paraburgim deri më 10 nëntor, pasi ai akuzohet se ka vrarë dy prostituta në Hong Kong.
29 vjeçari Rurik Jutting, madje kishte lënë edhe një email të çuditshëm ku e quante veten një psikopat të sëmurë. Disa ditë para vrasjeve ai kishte shkruar ” Unë jam jashtë zyrës për një kohë të papërcaktuar. Për pyetje urgjente, apo për çdo pyetje tjetër, ju lutem kontaktoni dikë që nuk është një psikopat i sëmurë”, lexohet në emailin e bankierit britanik, i cili ishte diplomuar në Cambridge dhe kishte një punë luksi, të shumë paguar në “Bank of America Merrill Lynch”.
Rurik mësohet se kishte lënë punën e tij në një nga bankat më të njohura në Hong Kong, vetëm disa ditë para se të zbuloheshin trupat e masakruara të dy femrave në apartamentin e tij në lagjen e dritave të kuqe në Ëan Chai. Njëra prej femrave u gjet në një valixhe në ballkon, e dekompozuar dhe me kokë të prerë, ndërsa tjetra e shtrirë në apartament me fytin e prerë dhe këmbët e duart e lidhura me litar.
Policia po heton ende për krime të tjera që mund të ketë kryer 29 vjeçari pasi në telefonin e tij janë gjetur 2000 foto dhe video të femrave të ndryshme përfshire edhe të atyre të gjetura të vdekura.
Rurik mësohet se ka një edukim të shkëlyer në shkollat më të vjetra dhe të njohura të Londrës. Ai ka punuar në “Bank of America Merrill Lynch ” në Hong Kong që nga korriku i vitit 2013, ndërsa para se të shkonte në Hong Kong ka punuar në të njëjtin vend pune, por në Londër.
Në vendin e krimit janë gjetur lodra seksi dhe kokainë, bashkë me një thikë të gjatë 12 inç.
Bankieri duket se bënte një jetë prej hedonisti pasi në profilin e tij në Facebook ka postuar vetëm foto me femra aziatike.
Ngjarja nga ana tjetër ka shokuar Hong Kongun dhe banorët e ndërtesës luksoze ku jetonte bankieri, pasi qyteti është një ndër vendet me kriminalitetin më të ulët në botë./j.h
Po u quajt punonjesi i bankes bankier i bie qe gazetashperndaresi te quhet gazetar.
Qeka fans i filmit American Psycho
Po pse o te qifja mendjen te qifja cfare doje me shume nga jeta mor legen i cpuar…pse nuk provove njehere te punosh token me bel mbase sheroheshe mor te qifja mendjen te qifja
Hajt ne P…dh te sateme nashi,provo sapunin ne burg
Fshatari !
ke shum te drejt , se per kete tipin punimi i tokes me bel do te kishte qene ilaci me i mire dhe do ti kishte shpetuar jeten nga shkaterrimi .
Nje keshille shoqerore per moderatoret e gazetes Tema, beni me shume kujdes ne percaktimin e personave. Bankier quhet pronari i bankes, normalisht jane multi miliardere; kurse ky tipi pervers e kriminel eshte nje punonjes banke, rrogetar. Bankieri dhe rrogetari i bankes jane dy gjera krejt te ndryshme.
Ka bere detyren me prostitutat, kurvar kete fund kane pasi q… zhduken jane shtuar shume. Ky bankieri loqe punonte ne banke, apo ne bordellot e Hong Kongut.