Njohja e Kosovës nga Sllovakia, në marrëveshje me shtetet e Ballkanit Perëndimor

4 Nëntor 2014, 15:54Rajoni TEMA

Shefi i Zyrës sllovake në Kosovë, Henrik Markus thotë se Sllovakia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike.

“Shteti sllovak vazhdon të përkrahë Kosovën nëpër proceset të cilat po kalon ajo”, ka theksuar për Radio Kosovën, Henrik Markus, shefi i Zyrës Sllovake ne Kosovë, duke shtuar se vendi i tij ka mbështetur Kosovën që nga fillimi i procesit te stabilizim asociimit dhe atij të liberalizimit te vizave.

“Sa më shumë që Kosova zbaton kriteret e caktuara për liberalizimin e vizave aq më shumë mund të influencojmë edhe ne, në këtë proces”, thotë Markus në një interviste ekskluzive për Radio Kosovën,

“Ne tashmë e kemi mbështetur këtë proces që nga fillimi i tij, dhe besojmë se mbështetja jonë është shumë e rëndësishme për të kaluar pengesat që mund të interferojnë këtë proces. Ka pasur marrëveshje për liberalizim të vizave që tani nuk ka më nevojë për ratifikim e tyre nëpër të gjitha Parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, çka është një lehtësi e madhe”.

Ndërkaq, sa i përket njohjes së Kosovës, ambasadori Markus thotë se Sllovakia në të ardhmen është e hapur për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, ky qëndrim bazohet në rezolutën e miratuar nga Parlamenti Sllovak me 2008.

“Parlamenti sllovak ka një rezolutë të miratuar që nga muaji mars i vitit 2008 qe qartëson se Sllovakia në të ardhmen është e hapur për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor, në bashkëpunim me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, dhe me perspektive të qartë për integrimin e këtyre vendeve. Kështu që duke marre parasysh që ky është nje proces i ndjeshëm, qëndrimet tona vazhdojnë te mbeten të bazuara po në këtë rezolutë”.

Ndryshe, shefi i Zyrës sllovake thotë se vendi i tij po vazhdon të përkrahë Kosovën në shumë fusha të tjera, me prezencën e saj ushtarake ne kuadër të KFOR-it, bashkëpunimin e mire mes dy parlamenteve, dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe mbështetjen financiare për shume projekte te shoqërisë civile.

1 komente në “Njohja e Kosovës nga Sllovakia, në marrëveshje me shtetet e Ballkanit Perëndimor”

  1. kuq e zi says:

    me pak fjale nuk e njohin pa e njohur serbia…
    por po ta njohe serbia as na e nin fare per njohjen sllovake!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje