Kryeministri Edi Rama do të shkojë në Serbi, dhe padyshim edhe në Preshevë.
Kështu thotë ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë për Express.
“Rama do të shkojë edhe në Preshevë. Nuk ka logjikë një vizitë në Serbi pa një vizitë në komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë dhe gjithë rajonin atje poshtë.
Pra, është një pjesë shumë e rëndësishme e vizitës së z. Rama”, thotë ai.
Në lidhje me “Shqipërinë e Madhe”, Minxhozi thotë se kjo nuk është në axhendën e Tiranës zyrtare.
“Tirana nuk ka në axhendë “Shqipërinë e Madhe”, por integrimin në BE”, shprehet Minxhozi.
Duke folur për çështjen e miellit, ai thotë se deri në fund të vitit Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje për standardizimin dhe përdorimin e produkteve.
“Ne bashkë me palën kosovare po shikojmë mundësinë që deri më 31 dhjetor për të gjithë artikujt ushqimor të kemi standard fiks.
Që do të thotë se një mall që merr viston nga laboratorët e Kosovës, do të jetë i pranueshëm në Shqipëri.
Po kështu, mallrat nga Shqipëria në Kosovë do të pranohen edhe në Kosovë në bazë të një standardi të unifikuar.
Kjo do të jetë për pataten, për verën, për ushqimin, për zarzavatet dhe do të jetë për gjithçka”, u shpreh Minxhozi./b.l
@@@ Na mor ti…ose me mir or tej thone Dibranet:Ti zoti Ambasadore ,pse Deklarohesh jo Shqiperi e madhe , dhe jo e vogel??Kush te pyeti ty??
1.-Nuk shikoj se Gazetari te ka Pyetur per c´eshtjen Kombetare..athere pse u dashka te na beshe “Deklarata” alla-Europjane??
…Or tej: Iko pirdhu edhe ti c´fare Ambasadori je ti`???c´fare Deklarata dhe pa pike Pergjigjesie…ik dhe ha ate “Cope Buke” dhe mos na “Menderos” me Politiken tende….te vjen per te Vjelle kur degjone gjera te Tilla….legen..Bashkimin KOMBETARE DO TA BEJNE VET SHQIPETARET, akoma edhe pa Ty-Minxhozi, si dhe Taborrin tende….lol
Ujku mjegull do.
Se kuptoj se ku i dhemb me shume serbise…
Qe kosova u nda prej saj apo pse ajo bashkohet me shqiperine??
!!?