Atifete Jahjaga është ftuar në konferencën dyditore të të ashtuquajturit Komisionit Trilateral, që në Beograd do të mbahet më 31.10 deri më 02.11 si: Presidente e Republikës së Kosovës. Nga kabineti i presidentes Jahjaga thonë për Deutsche Welle-n se “ende nuk është marrë vendimi përfundimtar, nëse presidentja do të marrë pjesë në këtë konferencë”.
Pjesëmarrja e presidentes Jahjaga në këtë konferencë nuk do të ketë karakterin e një vizite zyrtare në Beograd. Nuk do të ketë tapt tapet të kuq, gardë nderi dhe simbole të shtetit. Por presidentja Jahjaga është e ftuar si presidente dhe mund të prezantohet në Beograd e barabartë me të gjithë liderët e vendeve të rajonit, që do të jenë atje. Në këtë konferencë do të marrin pjesë rreth 170 të ftuar nga të gjitha vendet e rëndësishme në botë, për të cilët mendohet se kanë influencë të jashtëzakonshme politike, ekonomike dhe financiare, si në vendet e tyre, ashtu edhe në institucionet ndërkombëtare.
Organizatorët e interesuar
Organizatorët e takimit, me të cilët kemi biseduar këto ditë në Beograd, pohojnë se ata janë shumë të interesuar për pjesëmarrjen e presidentes Jahjaga. Momenti i takimit me siguri që nuk është më i përshtatshmi (për shkak të ngritjes së tensioneve pas ndeshjes Serbi – Shqipëri, shtyrjes së viztiës zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Beograd për 10 nëntor dhe jo së fundi për shkak të problemeve, që presidentja Jahjaga ka në Prishtinë me krijimin e Kuvendit dhe institucioneve të vendit). Por organizatorët mendojnë se pikërisht në momentet e krizave “politikanët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të përpiqen t’i ulin tensionet”. Kjo vlen si për presidenten Jahjaga ashtu edhe për kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, i cili së bashku me udhëheqësin e Trilaterales për Evropën, Jean-Claude Trischet, do të mbajë fjalën e hapjes në sesionin për “Evropën Juglindore – Vendet kandidate në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”. Ndonjë takim zyrtar mes presidentes Jahjaga dhe Vuçiq nuk është parashikuar. Por ata do të ishin së bashku në një vend dhe nuk përjashtohet ndonjë takim joformal.
Kush e ka konfrimuar pjesëmarrjen?
Kryetari i grupit të Komisionit Trilateral për Serbinë Jovan Kovaçiq ka bërë të ditur se nga liderët e vendeve të rajonit pjesëmarrjen në këtë konferencë e kanë konfirmuar presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe lideri i Republikës Srpska Millorad Dodik. Ndërkohë që ende pritet përgjigja zyrtare e anëtarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Bakir Izetbegoviq dhe presidentes së Kosovës Jahjaga. Për shkak të shtyrjes së vizitës zyrtare në Beograd kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me siguri që nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës në këtë konferencë.
Rëndësia e pjesëmarrjes së Jahjagës
Pjesëmarrja e Jahjagës në këtë konferencë do të ishte qëndrimi i dytë i ndonjë zyrtari të lartë të Kosovës në Beograd brenda një kohe të shkurtë. Të enjten e kaluar (23.10) në një takim rajonal kanë marrë pjesë ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj dhe ai për Zhvillim Ekonomik, Fadil Ismajli.
“Shumë politikanë do të thonë se ardhja e Jahjagës në Beograd nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës. Por de facto kjo do të thotë njohje e Kosovës nga Serbia”, pohon eksperti i njohur për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, profesori Predrag Simiq. Sipas tij, “Jahjaga me siguri që është një prej figurave më të këndshme, të cilën shqiptarët kanë mundur ta nxjerrin para bashkësisë ndërkombëtare”. “Unë me siguri që do ta pëshëndesja vizitën e saj në Beograd, sepse ajo paraqet fytyrën e qeshur të shqiptarëve”, pohon Simic./DW
oh mjer kosova kend e ka presidente ejj jeni njesoj me bujar nishanin e shqiprise po ti dhit nuk din ti ruash o zot ti shqip nuk di mir madje pyetjet e gazetareve nuk i kupton ahhhhhhhhhhh fal thaqit ti je aty ku je
po ik nga qeveria se nuk mer vesh asnje gje ti
xhema
Mire apo keq Jahjaga ( emer i cuditshem ky) eshte presidentja e pare femer ne Ballkan.
Kosova e ka nje “merite”.
vetem analizoni ftyrat e NIKOLIQIT,IVANOVIT,NISHANIT?
te tre keta te vrazhde ne karakter dhe ne dukje,me dituni shume modeste!
kjo bile eshte e kendshme mu pa!
E qeshur,per mos me thane débile!ju duhet te kuptoni gjuhen diplomatique!….
KOMISIONI TRILATERAL, shoku futuni ne google dhe e merrni vesh se cfare eshte…Aty merren vendime qe tundin boten…Jahjaga nuk ka byce per te shkuar ne nje takim te tille, pasi do jete si delja midis ujqve…prandaj thote ky serbi qe do gezoheshim po te na vinte nje si Jahjaga!
kjo eshte juriste!
ka master ne universitetin e sarajeves!
ka specializim ne FBI,amerike!
ka specializim,2 vjeqare ne INTERPOL EVROPA!
eshte me graden gjeneral policie!
flet rrjedhshem,angilshten dhe sebishten!
NIKOLIQI,presidenti serbe,para dy vite ka diplomu,ne nje univerzitet privat,dhe ne serbi quhet TOMA DIPLOMA!
me par ka punu,ne varrezat e kragujevcit,viteve te 90-ta,ka pase nofken TOMA-GROBAR,apo,varrmihes,sepse ky ishte profesioni i tije i pare!
te gjitha jane te verteta.
tani ju analizoni CV,dhe konkludoni?!
Nguinpleni ose njeriu qe qesh ! Njelloj si Majko ! Njerez pa dije , pa vizion , pa personalitet dhe pa dinjitet ! Per integritetin nuk po flas se eshte peshe e rende !