Gazetari i Klan Kosovës Milon Hasimja është sulmuar me thikë nga persona të panjohur në Qendrën Tregtare në Bregun e Diellit. Hasimja tashmë gjendet në Qendrën Emergjente në QKUK.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, rastin e therjes me thikë në Qendrën Tregtare në Bregun e Diellit.
Gazetari i “Zërit” është në vendin e ngjarjes, dhe mjekët kanë konfirmuar se gazetari Hasimja ka pas disa lëndime me thikë në qafë.
Ndërsa përveç Policisë në QKUK po qëndronë edhe drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu dhe familjarë të gazetarit të lënduar.
Doktoresha Nerxhivane Halimi ka thënë se pacienti është në ekzaminim e sipër, ka tri plagë të shkaktuara me thikë në regjionin e qafës dhe sipas saj së shpejti pacientit pritet ti bëhet një CT ku pritet të dihet shkalla e rrezikut plagëve. Ngjarja ka ndodhur në zyrat e Klan Kosovës.
Në një prononcim për “Zërin”, gazetari i lënduar Milot Hasimja thotë se është befasuar nga ky sulm pasi që nuk e din se përse ka ardhur deri te kjo.
“Në ato momente isha në redaksi duke shikuar se cilët ishin 5 filmat më të mirë të kësaj jave, dhe siç dihet unë nuk bëj storje për shëndetësi e as tema tjera përveç atyre relaksuese, dhe as privatisht nuk kam asgjë me askënd. Paramendo çfarë mund tu ndodh gazetarëve të cilët bëjnë storje hulumtuese. Nuk e di kush ka qenë vetëm se në ato momente me ato plagë kam dal jashtë dhe jam nis drejtë emergjencës”, ka thënë për “Zëri”, Hasimja. /Zëri/
Po te klan shqiperia kur do ndodhe???
Ca jane keto “storje” mor gazetar…meso shqip vellaaaaa ?
Ruani kete Hasimen tone mor aman se do te mbetemi pa analiste…
Ruani kete Hasimen tone se do mbetemi pa analiste…
Ruani kete Hasimen tone se do te mbetemi pa analiste…
PO c’ke me Ermalin tone ?!!! Eshte njeri shume i mire, inteligjent , e njoh qe femije .