Ministri i Jashtëm i Kosoves, Enver Hoxhaj në fjalën e tij ka thënë se prania e Kosovës në konferencën e këtij niveli në Serbi flet për arritjet e rajonit dhe transformimin e marrëdhënieve që kanë ndodhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas fillimit të dialogut.
“Në një të ardhme 3-5 vjet t’i zgjidhim çështjet e hapura mes veti që do të konkretizohej me Traktatin e Miqësisë, që përfshin njohjen e shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare përfshirë OKB-në dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç u shpreh se takimi i ministrave të Jashtëm dhe të Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Prishtinë, pas formimit të institucioneve në Kosovë.
Pas përfundimit të Konferencës në Beograd ku morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ai i Ekonomisë Fadil Ismajli, bashkë me ministrat e rajonit, është vendosur që një takim i radhës i këtij lloji të mbahet në Prishtinë.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, i cili ka shkruar në Twitter se takimi i radhës i gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Prishtinë.
Ndërkohë Stefan Fule, Komisioneri në largim i BE-së ka lavdëruar autoritetet serbe për organizimin.
Mire eshte me vu z.Haradinaj minister te jashtem,se boll I mencem eshte vallahi,pak hajvan po nuk prish pune.
Kam iden qe kjo ndeshja e pa perfunduar ne Beograd ia ka imponuar politikes Serbe te beje leshime ndaj Kosoves.
Te pakten nje hap i vogel perpara.
Pse po e shan bre Haradinin,a spo ta mbush syne e,boll i zgut asht,e c’ka po i duhen ma shum ment.
Traktat Miqesie?! Po, kur serbija:
1. te kete njohe gjenocidin ne KOSOVE,
2. te kete kerkuar falje per gjenocidin ne KOSOVE,
3. te kete demshperbly shtetin shqiptar te KOSOVES per
gjenocidin ne KOSOVE,
4. te kete shkrire strukturat paralele ne KOSOVE
5. te kete hequr KOSOVEN nga harta administrative e serbise
.
.
.
edhe shume te tjera.
Serbet dhe Shqiptaret nuk mund te behen kurre popuj miq. Ata jane pushtues kurse ne jemi autoktone! Kur takoj serb, para se t’u jap doren, une i pyes nese shteti i tyre ka bere gjenocid ne KOSOVE. Varet nga pergjigja nese do ia jap doren apo jo.
Ca flisni ju ore .. keni pjerdh nga trut !
Miqesi e leshit.
Vetem sa per te liruar tregun mallrave serbe.
Punon mafia, hane serbet, ngordhin shqiptaret.
Tregojuni vendin ketyre legenave qe po shesin shqiptaret naten dhe diten bashke.
ata jane armiku me I madh I shqiptareve dhe jo Ivan trapi.