Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar e ka pranuar Komitetin Olimpik të Kosovës, anëtar me të drejta të përkohshme.
Mësohet se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për tu pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me status të përkohshëm,ndërsa në datat 8-10 dhjetor, në Monaco do të mbahet Sesioni i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ku do të shtrohet edhe çështja e dhënies së statusit të anëtarit të barabartë për Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ndërkohë Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka cilësuar sit ë mrekullueshëm lajmin për pranimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë.
“Lajm i mrekullueshëm dhe moment i rëndësishëm për gjeneratën e re të sportistëve kosovarë! Urime Kosovë dhe atletët tanë i uroj të udhëhiqen e t’i kultivojnë vlerat olimpike”, ka shkruar Jahjaga në facebook. /n.d
ky nuk eshte lajm,eshte super lajm.
pase BE-se,OKB-se,KON-i,eshte organizata ma rendsishme,ma masovikja,pra,ky eshte super lajm!
pse serbet u frustruan kunder shqiperise?
e kan dite se kjo do te ndodhe,por,opinioni nuk e ka dite.