Serbia ka mashtruar Shqipërinë pasi i ka marrë votën ”pro” për bashkëkryesimin e OSBE-së me Zvicrën në vitin 2014.
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke komentuar vizitën e pasardhësit të tij, Edi Rama, në Beograd, ka zbuluar mes tjerash se vota e Shqipërisë për bashkëkryesimin e Serbisë me Zvicrën të OSBE-së ka qenë e kushtëzuar që Serbia të njohë diplomat e universiteteve shqiptare.
“Shqipëria me kërkesë dhe të partnerëve tanë kryesorë pranoi bashkëkryesimin e Serbisë me Zvicrën të OSBE-së, me kushtin që Serbia të njohë diplomat e universiteteve shqiptare”, theksoi ish-kryeministri Sali Berisha përmes faqes së tij në “Facebook”.
Megjithëse ish-kryeministri Berisha e quan këtë një fillim qartësisht pozitiv, nuk është e qartë pse Serbia vazhdon të mos njohë ende diplomat e universiteteve shqiptare, shkruan sot gazeta kosovare Koha Ditore/b.l
Po behen pakte me greke e serbe o kaqola. Ata e kane pabesine ne gjak
Hahaha Cfare leshimi i eshte kerkuar Serbise nga Berisha? Kjo eshte shakaja me e madhe qe kam lexuar. Serbofili u ka kerkuar te njohin diplomat e universiteteve shqiptare dhe ata nuk e rruajne fare. Por problemi eshte qe ata mund ti kishin kerkuar me shume si te njihnin Kosoven dhe jo diplomat.
sërbi ka bërë zakonë!atë që ka më mirë!!
mashtro e përfito!
dhe ne po të njëjtën gjë kemi bërë!jemi mashtruar si gjithnjë!!
çinteres kemi ne për njohjen e diplomave reciprokisht??
sa shqiptarë shkojnë për të punuar në sërbi, dhe anasjelltas?
si mund të japësh votën për një përfitim zero??
politikanë injorantë!politikanë debilë!!
mjerë ne që heqim malon e vëmë balon!njëri më gomar se tjetri!!
njëri më injorant se tjetri!!
Mos mer jahu… ai e ka bo se do me nimu serbt, mer cuna…so pun letre shkolle kjo…
Gjalle eshte Saliu? Ky i di te gjitha se ja thote agjentura serbe me Batonin.