Përgjimet/ Një skandal korrupsioni që përfshin zyrtarët më të lartë të EULEX-it në Kosovë

30 Tetor 2014, 09:47Rajoni TEMA

Zyrtarët më të lartë të EULEX-it në Kosovë, prej disa ditësh po përfliten në media se janë të ëprfshirë në një skandal korrupsioni.

Kjo gjë është pohuar edhe nga vete Bashkimi Europian, që tashmë ka nisur hetimet.

Koha Ditore raporton se shefi i komponentit të EULEX-it për drejtësi, Silvio Bonfigli, ka pasur në dorë të gjitha provat që dëshmonin se kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, komunikonin me sekserë të ndryshëm.

Një raport konfidencial që ka siguruar “Koha Ditore”, shoqëruar me përgjime telefonike, implikon këta dy zyrtarë të lartë të drejtësisë së EULEX-it në krim dhe korrupsion.

Raportin informues ia kishte drejtuar prokurorja Maria Bamieh në vitin 2012.

Me anë të tij kërkonte që të kryheshin hetime bazuar në provat e siguruara.

EULEX-i nuk e kishte bërë këtë, por kishte hapur procedura disiplinore kundër prokurores Bamieh për parkim veture.

Kam vërejtur në përgjimet pasuese të telefonit të të dyshuarit Ilir Tolaj se ka bazë për një hetim të brendshëm të asaj çfarë ka dalë prej përgjimeve”, shkruan Bamieh.

Mendoj se informacionet që kanë rrjedhur janë shumë të rëndësishme dhe se mund të dalë se anëtarë të lartë të stafit, si dhe punëtorë locale, mund të jenë përfshirë.

Përgjimet përmbajnë kërcënime për të më rrahur mua dhe disa gazetarë”, shkruan ajo./b.l

7 komente në “Përgjimet/ Një skandal korrupsioni që përfshin zyrtarët më të lartë të EULEX-it në Kosovë”

  1. Fuck Eulex says:

    Edhe keta plehra paskan qene, kot mendonim se ishin ndryshe

    http://bit.do/Pergjimet-e-eulex

  2. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

    me siguri këta kristianët e turkosumës lil dursakut janë të infektuar nga sunitët shqipfolës!?
    nuk ka mundësi tjetër!nuk ka mundësi që dhe këta të jenë po aq të korruptuar sa janë dhe në vëndet e tyre!në itali p.sh.??

  3. human says:

    Gjin Gjon ka edhe ne EULEX ?

    Ska gje se i shpeton NISHANI.

  4. lupo says:

    Ja pra hipokrizia e europes plakë vazhdon.kerkon zhdukjen e korrupsionit ndërsa vetë është e krimbur kokë e këmbë

  5. wefwef says:

    ata jane mafija,evropianet e Eulex. ata po e marrin ne qafe Kosoven dhe imazhin e Shqiperise. mbollen krimin ne Kosoven e pasluftes dhe vonuan njohjen e saj. prej korrupsinit dhe degjenerimit qe mbollen ne Kosove frenuan zhvillimin normal te jetes atje. shifini ministrat shqipetare te Rilindjes se Edvinit se ku i kane punesuar kunatat,kunetrit,grate,motrat, te gjithe ne Eulex.

    1. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

      ¨pjesën e parë e ke qëlluar,por me të dytën ja ke fut pordhës,shpirto!!
      nuk e di se me kë e krahason ti këtë palloshin,por po ta krahasosh me paraardhësin e tij?!është diçka më mirë!!po të llogarisim se është në pushtet akoma gjysma e qeverisë berisha!!
      mos harro ilir metë mavrinë!!
      kështu që nuk është vetëm faji i adoleshentit të rilindur por dhe faji i ndyrësisë që i ka dhënë si garanci sali berisha!!
      megjithatë VK dhe shëndet të mirë!!

  6. une them says:

    Mbase ka ndonje gje te uji a te ajri i Ballkanit qe merren te gjithe me korrupsion, edhe ai me i ndershmi po erdhi ketej do behet moma e korrupsionit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje