Udhëheqësit e serbisë konfirmuan të premten raportimet se Rusia po bëhej gati të reduktonte sasinë e gazit që i jep Serbisë – por thanë se furnizimet me gaz në përgjithësi të popullsisë nuk do të preken.
Gazeta e përditshme Danas raportoi të premten se Rusia po ul furnizimin me gaz me 28 për qind si pasojë e një borxhi të pashlyer prej 200 milionë dollarësh.
Kryeministri Aleksandar Vucic i tha gazetarëve të premten se Serbia do të zgjidhë të gjitha problemet në lidhje me borxhin për gazin me Moskën.
“Nuk do të ketë probleme. Qytetarët e Serbisë nuk kanë pse të shqetësohen. Ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë problemet potenciale mbi formën e ripagesave dhe afateve kohore me partnerët tanë rusë,” tha Vucic të premten, raporton BIRN.
Danas tha se presidenti Vladimir Putin i Rusisë dhe kryeministri i Serbisë Vucic nuk kishin arritur marrëveshje mbi ripagesat gjatë vizitës së profilit të lartë të Putinit në Beograd në mes të tetorit.
Zorana Mihajlovic, zëvendëskryeministre dhe ministre e Ndërtimit tha se Banatski Dvor – rezervuari kryesor i gazit në vend qe “tërësisht plot dhe Serbia mund ta përdori këtë gaz. Siguria energjetike është në një nivel aktualisht sa plotëson nevojat e Serbisë,” tha Mihahlovic për një televizion.
Ajo shtoi se ndërsa Serbia i detyrohej Rusisë rreth 200 milionë dollarë për gazin, Beogradi qe gati të paguante 100 milionët e para sëshpejti.
Ministrja tha se çështjet mund të zgjidhen deri javën tjetër, kur një delegacion i Serbisë do të vizitojë Moskën.
keto nuk jan te verteta serbia me rusin jan nje
Sa Ruse do te luftonin per krah Serbeve per marjen e Kosoves?
Pyetja qe duhet bere eshte “sa jane te gatshem te vdesin?” Dhe jo “sa jane gati te vrasin/luftojne?” per marrjen e Kosoves.
Mashtrim,si rusi edhe serbi jane si ato dhelprat dinake.
Mire e ke o Illyrian , po me çfare do t’i vdesim ruset neve shqiptaret , me llastiqe ? Sidomos kosovaret , qe nuk kane as kobure te mjaftushme dhe kur ndrojne sherbimin policet , i dorezojne shokut edhe pistoletat . Lufto , po deshe , dhe kunder kujt …kunder rusit , qe eshte vendi me i militarizuar ne Bote , madje me mbushje berthamore me shume se SHBA-te .
Rusia eshte vend qe popullsia po i plaket dhe zvogelohet brenda 25-30 viteve popullsia ruse do paksohet me 24 milion banore (kete nuk e them une e pranojne dhe vet burimet ruse) rusia pervec industrise se armeve qe eshte mbrapa ne teknologji nuk ka asnje idustri tjeter mbahet vetem me shitjen e burimeve natyrore si nafta gazi natyror ose druri si lende e pare nga pyjet e siberise vend me standart te ulet jetese dhe i korruptuar.Dhe sadami dhe gadafi kishin avion ruse dhe asnjeri nuk u ngrit dot ne fluturim.E njejta gje dhe me serbine e 1999.Te vetmit vende qe i blejne armet ruse jane vende te varfera ne zhvillimn qe nuk kane mundesi te blejne tanke apo avione te klasit te pare qe kushtojne 100-150 milion dollare copa.
Asnjanes, nuk e ke kuptuar ate qe kam shkruar.
Eshte si te thuash “jam gati te vras per ty” dhe “jam gati te jap jeten per ty.” – qe jane shume ndryshe nga njera tjetra.
Kosova sot eshte shtet I pavarur, dhe qe njihet nga perendimi si I tille, pra nuk eshte sic ishte para 2008, kur ishte pjese e Serbise… e cfare bene mercenaret Ruse, apo edhe vete Rusia, per ta mbajtur kosoven pjese te Serbise? Ne Kosove preken interesat e perendimit, ashtu si preken interesat Ruse ne Ukraine
Pastaj, po fute Russine dhe Sh.B.A. …u pane si shkuan punet ne 98-99.dhe sa e mbrojti Rusia integritetin territorial te Serbise.
Ato qe po ndodhin ne Ukraine nuk jane te papritura. Rusia do qe ti bashkohen territorit te saj, zonat e banuara nga Ruse…ngjan pak me situaten ne ballkan, me trojet Shqiptare.
Tek e fundit, perdorimi I armeve atomike, do te thote vetvrasje, dhe nuk kane per t’u perdorur (do te ishte marrezi)
Sot arma me e forte eshte ekonomia e forte!
Po mire Asnjeansi, por mos harro, se ne Kosove oshte e instalueme baza ma e madhe ushtarake americane qe existon jashte Amerikes, dhe kjo quhet “Camp Bond Steel” s´ke ndegjua kurr?
Po qe se te behet shura nga frika o asnjeans mos ri e shkruaj neper blogje gjej nonji vend tjeter!
Jane mesuar jevgjit serbe me borxhe qe skthehen kurre.rusia u ka dhene mjaft borxhe ketyre mesa di une miliarda…ai shtet eshte falimentuar skan te paguajne rrogat dhe trazirat nacionalisye jane taktike e vjete nuk e di sa do u eci po nje gje eshte e sigurte.futja ne BE e nje shteti si ky eshte gafe…
Sebise do i ndodhi puna si Ukraines.Separi e fut ne borxh,i jep hua,e me pas do e kushtezoje me poitikat qe ka,mos u anetareso ketu,jo atje,ben kete jo ate e keshtu me radhe.Rusise i lepihen edhe ketu ne IRJMaqedonise ne menyre tinzare,kurse ky ,,hajvan,,kryetari Ivanov qe eshte nje debil,nje ,,katundar,, servil ca gjera i thot ne forme jodiplomatike qe e ka nga injoranca.Vartesia nuk eshte e mire,por nese ka nevoje ateher te zgjedhim te ,,keqen,, me te vogel e qe eshte vartesia nga SHBA e EU.
S ifabula e dhelpres qe i shkonte pas dashit dhe priste qe t’i binin hallate dashit qe t’i hante dhelpra dhe
Europa pret qe te kete ndonje te care midis Rusit e Serbit , gje qe s’do te ndidhe kurre ! Jane sllave te
Siberise….!!!!
Keto jane plasaritjet e para ne mes serbeve dhe rusise. Rusia kercenon jo per borgj por si ne rastin e Ukraines pasi serbia nuk nenshkroi marreveshjen per south stream pasi izolohet nga europa. Kete dimer paska reserva serbia por te shohim dimrin tjeter. Si duket gassjellesi neper Shqiperi do jete kryesori qe do lidhe balllkanin.
Pak thashatheme ,prandaj na paska ardhur Putanka ne Serbi ,jo vetem per te
nenshkruar marrveshjen ,por edhe per te kerkuar borxhin e gazit dhe Serbet
Bythelepirsit e puthen Putinin nga interesi .Putini nuk i don puthjet e tyre ,ai don parate ,se eshte per vete troke.
Dhelpera
Eshte nje hile bizantine per tja rrasur taksa paguesve europiane borxhin qe ja kane Rusise.Serbet kure nuk do te jen ne gjendje te mashtrojne Perendimin si dikur Tito.