Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për Ish-Jugosllavinë, ICTY, të enjten liroi përkohësisht Vojislav Sheshelin, i cili ka qenë në gjyq prej 11 vitesh për krime lufte të kryera në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi gjatë viteve 1990.
ICTY tha se kishte liruar kreun e Partisë Radikale Serbe për shkaqe humane, duke përmendur përkeqësimin serioz të shëndetit të tij si një nga arsyet kryesore. Ai u diagnostikua me kanceri vitin e shkuar, raporton BIRN.
Gjykata tha se Serbia i kishte ofruar garancitë dhe qeveria e Holandës nuk e kishte kundërshtuar vendimin. Data e mbërritjes së tij në Serbi nuk është caktuar ende.
Qeveria e Serbisë të mërkurën tha se do të siguronte të gjitha garancitë e nevojshme për Sheshel. “Siguria e dëshmitarëve dhe integriteti i procedurave do të garantohet,” tha ajo.
Qeveria premtoi gjithashtu se Sheshel nuk do të kishte kontakt me dëshmitarët apo viktimat dhe se do të kthehej në Gjykatë kur të urdhërohej.
Sheshel është burgosur në Holandë që prej vitit 2003, kur ai vullnetarisht u dorëzua në gjykatën e OKB-së. Vendimi i tij pritej të jepej në tetor të vitit të shkuar, por u shty pasi një nga gjykatësit u largua për paragjykime.
Gjykatësi i ri pritet të marrë kohë deri në fund të qershorit 2015 për t’u familjarizuar me detajet e çështjes, duke shkaktuar një tjetër vonesë në gjyqin maratonë./b.l
Komedi komedi eurokurvshe. S’jan budalla cifutet qe i kapnin kriminelet nazist edhe ne verr te semes me ane te mossadit se e kan dit mire se kush eshte eurokurva plake.
Komedi komedi eurokurvshe. S’jan budalla cifutet qe i kapnin kriminelet nazist edhe ne verr te semes me ane te mossadit se e kan dit mire se kush eshte eurokurva plake. Vetgjyqsi e vetdrejtsi.
po ca lesh denimi do i jepka gjykata ktij!?
ky qeka denu der m tash 11 vjet!
me teper se kaq nuk bejn edhe ata qe marrin denim me burgim te perjetshem ne amerik sepse sipas shkences psikollogjike psiqiatrike njeriu qe qendron mbi 12 vjet ne burg ka mor fund dhe e ka stershly ate qe ka bo ,qoft edhe vrasje.
dhe mos harroni,se ky ka qen nen hetime 11 vjet! dhe jo ne burg 11 vjet.
nji dit hetimi esht baraz me 3 dit burg
pra ky ka bo 33 vjet burg!!
haa haaa ja kan fut alla europce alla demokratikce
dhe tash ai rri i varur si ne gjemba se pret akoma me!!
he gjergj fishta te qofsha fale
qive kurven e perdale!!
Nje lajm shume i bukur per shqipfolesit minori*are greke..!!!
Vojislav-Cetnik Seselj u lirua sepse i ka ditet, javet apo muajt e numruara!
hahaha po ky e henger k…ne bythe,ka ditet ne ‘cedille’ themi ne.